01/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

1 dhjetor 1996

Shqipëria dëbon amerikanët

Pedagogët amerikanë po largohen në mënyrë të shpejtë nga fakultetet shqiptare . Këto lëvizje bëhen pas kërkesave të SHBA për zgjedhje të reja. faqe 17

Good Bye America?!

“Good Morning America”. Përshëndetja e mirëmenjengjesit, duket se gjashtë vjet pas kontaktit të parë të shqiptarëve me Kontinentin e ri nuk tingëllon dhe aq dashamirëse. Kjo jo prej vokacionit të timbrit shqiptar dhe aspak prej trajtesës që amerikanët i bëjnë shqiptarëve. Në një moment të caktuar, autoritetet shqiptare kanë hedhur poshtë të gjithë lidhjet, skemat dhe rregullat përsa i përket komportimit të tyre me SHBA-në dhe zyrtarët e saj. Në këtë sens, “Good Morning America”, sigla-himn e radios zyrtare të SHBA në Vietnam, nuk ka më vend në Shqipëri. Së fundi, disa pedagogë me pasaportë USA janë pezulluar të japin leksione në Fakultetet shqiptare. E bashkë me ta edhe një këshilltar ushtarak. Megjithëse ata ishin zyrtarë të paguar nga vendi i tyre në shërbim të asistencës teknike të Shqipërisë, modus-i për t’i mënjanuar është mëse banal: Shqipëria nuk ka më nevojë për mësues të importuar. Në Korçë apo Tiranë, pedagogë fizike, apo gazetarie qofshin, amerikanët nuk janë të nevojshëm. Edhe si këshillues ushtarakë. Ministrit tonë të Mbrojtjes, Bilë sa nuk thuhet hapur që janë bërë të bezdisshëm. Sidoqoftë ata ende nuk kanë protestuar sesi në mes të procesit mësimor detyrohen të ndërpresin mësimin dhe nga ana tjetër nuk u jepet asnjë shpjegim. Për të gjithë këtë mendohet se në mes ka hyrë politika, tema e cila, për zyrtarët e thjeshtë amerikanë të detyruar në papunësi shqiptare, do të thotë heshtje. A ka lidhje me politikën shkarkimi i tyre? No coment- është përgjigjja normale e çdo amerikani të pezulluar së fundi nga autoritetet shqiptare. 26 maji i vitit 1996 nuk është se ndryshoi vetëm konturet e skemës politike shqiptare. Në vetvete kjo datë bëri që raportet e Shqipërisë me SHBA-në dhe vendet e Europës Perëndimore të marrin një tjetër dimension. Dhe për atë të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, Shtetet e Bashkuara treguan qartë se nuk mund të toleronin manipulime e vjedhje të votës së lirë, nuk mund të superonin agresivitetin e një pushteti gjysëm legal. Ato nuk mund t’i bënin ndesh normave themelore të demokracisë për hir të një normaliteti tranzitor ballkanik. Në këto kushte “lufta” shqiptaro-amerikane njohu acarimin më të thellë pikërisht me largimin e zyrtarëve që po kryhet së gjeneris. Pavarësisht deklaratave për integritet kombëtar të krerëve shqiptarë dhe atyre për ruajtjen e demokracisë nga autoritetet amerikane. SHBA dhe Shqipëria janë në një disnivel të theksuar përsa i përket lirive dhe të drejtave në demokraci. Në Shqipëri zyrtarët amerikanë shkarkohen, pezull ohen dhe dëbohen, në krahun tjetër SHBA ofron asistencë dhe përvojë, siguron dialog të nevojshëm për konsolidimin e shtetit të ri demokratik. Në mënyrë që pas gjashtë vjetësh në vendin e vogël ballkanik të mos përsëritet përvashëm lamentira, “Good Bye America”. ARBAN HASANI Foto: G. SHKULLAKU

Kadare: Opozita të ndryshojë

Hajdari: Nesër grevë në Tiranë dhe Shkodër

. Korçë, 500 firma kundër Nanos. “Të kthehet Palloshi. Dorëheqje e pakthyeshme për Islamit dhe Brokajn”. faqe 3

Foto: G. SHKULLAKU

Lajmërim për gazetarët e rretheve

Të gjithë gazetarët dhe korrespondentët e “Koha Jonë” në rrethe duhet të paraqiten me datë 9 Dhjetor në ora 10.00 pranë redaksisë, nga ku do të bëhet nisja për të protestuar pranë Selisë së Presidentit Berisha ndaj ndërprerjes së telefonave të redaksisë që nga data 14 prill. Gjithashtu po në këtë datë do të ndërpresin punën edhe punonjësit e “Press Transport” (filiali i “K.J”), të cilët do të bashkohen me gazetarët.

[Tekst i një faqeje tjetër i dukshëm pjesërisht përgjatë skajit të djathtë; fjalë të fragmentuara dhe të palexueshme.]