Brokaj: Ulqini shkeli statutin. Përpali: Veprimi i studiuar kundër PS
Kryetari i PS të Tiranës anulllon mbledhjen e KD: Të vijë Meta me Hajdaragën
faqe 3
SHBA-Shqipëri: Një rast për të rinovuar
Presidenti Bill Klinton caktoi Madeleine Albright (Ollbrajt), ambasadoren e SHBA në Kombet e Bashkuara, si Sekretare të Departamentit të Shtetit, duke emëruar në këtë mënyrë edhe të parën grua në këtë post të lartë të administratës amerikane, në gjithë historinë e Amerikës. Në zyrën Ovale të ceremonisë Klinton kon sakroi në postin e më të lartë të mbrojtjes republikanin William Cohen, në postin e drejtorit të CIA-s, këshilltarin e mëparshëm të Sigurimit Kombëtar, Anthony Lake dhe Samuel Berger, si zëvendësues të Lake. Zgjedhja e presidentit Klinton duket e gjetur, përderisa senatorët nga dy palët deklaruan se Madeleine Ollbrajt si sekretare shteti, senatori republikan William Cohen si sekretar i mbrojtjes dhe Anthony Lake si drejtor i CIA-s do të sigurojnë lehtë aprovimin e Senatit.
Caktimi nga ana e presidentit Bill Klinton të bijës çekë, Madeleine Ollbrajt si Sekretare e Shtetit është duartrokitur midis të tjerave edhe si një ngjarje historike për gruan amerikane.
“Ajo që unë pashë sot tregon përfundimisht se akulli është thyer”, deklaroi Ellen Malcolm, kryetarja grua e “Emili List”, një organizatë që mbledh fonde për të ndihmuar gratë që të kenë mundësi të zgjedhen në poste politike. Por ndërkohë vetë presidenti amerikan ishte i emocionuar kur deklaroi se ai është “shumë krenar që ka mundësinë të emërojë të parën grua në historinë e Amerikës si Sekretare të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara”, duke shtuar ndërkohë se kjo gjë nuk ishte një përpjekje e saj për të gjetur një punë, por “kombinimi më i mirë i cilësive për t’i shërbyer kombit në këtë moment të historisë”. Bija e një
VLADIMIR PRELA
(vijon në faqen 5)
Klinton pasuron historinë e Amerikës
Klintoni përqafon Sekretaren e re të Shtetit, Ollbrajt, e para femër në historinë e SHBA që ngjitet në një post të tillë foto REUTER
Jemi të vendosur për të protestuar para Selisë së Presidentit Berisha
Asnjë përgjigje për kërkesën me elementare që mund të bëjë një redaksi gazete në botë: vendosjen e telefonit.
As Telekomi i Tiranës, as drejtoria e Përgjithshme, as ministria, as kryeministri dhe më në fund as Presidenti Berisha nuk pranojnë të përgjigjen kërkesës zyrtare dhe publike që po bëjnë gazetarët e “Koha Jonë” për rivendosjen e numrave telefonikë. Përfundimisht vetëm heshtje, e cila nënkupton kryeneçësinë e pushtetit për të mos dëgjuar zërin e protestës së 42 gazetarëve të “Koha Jonë”. Tashmë është bërë publike që gazeta më e madhe shqiptare punon pa asnjë numër telefoni që prej 14 prillit. Ndërkohë që redaksitë e gazetave satelite të pushtetit zotërojnë nga tre a katër numra telefoni apo kur disa ministra kanë telefon edhe në banjot ku lahen në darkë nga pishllëqet që bëjnë gjatë ditës, ndërkohë që për ironinë reklamohët për natë në RTV se “Telekomi ju afron numra telefoni në çdo familje”, “Koha Jonë” punon pa telefon dhe me ndërprerje të energjisë elektrike çdo pasdite. Megjithatë të hënën, në ora 11.00, gazetarët e “Koha Jonë” do të dalin për të protestuar tek porta e Presidencës, pikërisht aty ku hyn e del Presidenti me nga tre numra telefoni celular në veturën e tij.
NIKOLLË LESI