07/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

7 dhjetor 1996

Rrëmuje në gazetën socialiste, ndryshohet kryeredaktori. Kundërshtojnë 12 gazetarë

Mejdani kundër gazetarëve

Mejdani: Ju jeni rrogëtarë të kryesisë. Majko: Isha kundër faqe 3

PS surdon gazetarët

Die, para se gazeta “Zëri i Popullit” të mund të dilte në treg, që nga brenda gazetës u përhap një lajm i bujshëm: PS emëron një person në krye të gazetës, dhe gazetarët protestojnë dominimin zyrtar të Partisë mbi gazetën. Thuajse qindpërqind e gazetarëve të Zerit nënshkruan një peticion, me anën e të cilit kundërshtojnë emërimin forcërisht në krye të gazetës të “një njeriu të implikuar me të shkuarën politike dhe me diktaturën e përmbysur në Shqipëri”. Deri mbrëmë vonë, godinën ku punonin gazetarët e Zerit të Popullit e kishte mbështjellë një atmosferë e dyfishtë: Surpriza se si gazetarët e opozitës guxuan që edhe pse përballë shtetit të rebelohen kundër padrejtësive të partisë së tyre; dhe, ndërkohë vështrimi vëngër i udhëheqësve vendimtarë të Partisë Socialiste. Ngjarja e djeshme rreth gazetës “Zëri i Popullit”, ka jo vetëm “shkëndinë” mes Partisë dhe gazetarëve, por edhe një element të tretë, shumë të rëndësishëm: Shqetësimin e qytetarit të zakonshëm. Ky, mbase

Studentët shkundin Ballkanin

Pse shqetësohen gazetarët?

se tyre, mire, nuk kishte vështirësi venger rëndësishëm: Shqetësimin e qytetarit të zakonshëm. Ky, mbas këtij lajmi, duhet të shqetësohet për rrezikun që paraqet edhe opozita për të prurë në shtet sjelljen arbitrare dhe rrezikun e dominimit harbut. Por le të analizojmë njërin pas tjetrit secilin element: Pse shqetësohen gazetarët? Në krye të gazetës do të vinte L. Ruci. Ky njeri, sikurse thuhet figurshëm në ZP, nuk kishte pasur asnjëherë rastin që të shkelte në koridoret e kësaj godine. Kishte shkruar disa vjersha erotike, dhe për shkak të lidhjeve të ngushta me zyrat e PPSH, dikur kishte mundur të emërohej në vendin e rehatshëm si kryeredaktor i revistës “Ylli”. Nuk ka asnjë vepër publicistike, mbase asnjë artikull. Gjatë periudhës së përpjekjeve për shtyp pluralist e demokratik, nuk ka guxuar as ka mundur që të verë asnjë herë majën e lapsit në letër. Ndërsa gazetarët e ZP, krahas të gjithë kolegëve, kanë bërë përpjekjet e tyre, qoftë edhe kundër dhunës shtetërore të Berishës, që të bëjnë më të mirën në rolin e tyre; ndërkohë ky njeri ERROK ÇUPI (vijon në faqen 3)

Telefonat u vendosën para protestës pagësore të gazetarëve

Përfundimisht dje në drekë pas një ndërprerje 7 mujore të telefonave, me një urgjencë për ta admiruar, Telekomi i Tiranës lidhji sinjalin telefonik të dy numrave të gazetës “Koha Jonë” 287 81 dhe 287 96. Pas paralajmërimit përfundimtar dhe të vendosur të gazetarëve për të protestuar para Selisë së Presidencës dje në ora 11.00 u dyndën në zyrat e gazetës “Koha Jonë” teknikë, kryeinxhinierë dhe drejtues të Telekomit të Tiranës për të rivendosur telefonat e ndërprerë në mënyrë arbitrare që nga data 14 prill. Dhe brenda dy orëve gjithçka u kthye në vend në “Koha Jonë”, ndërkohë që drejtuesit e Telekomit ishin justifikuar se “nuk kishin mundësi teknike për t’i rregulluar (!)”, paçka se urdhri ishte dhënë nga instanca të tjera shtetërore. Megjithatë stafi i gazetarëve e harron gjithçka është bërë ndaj tyre dhe falenderon Presidentin Berisha që më së fundi gjeti kurajon të ngrinte mbi nivelin mediokër të zyrtarëve servilë, që e rrethojnë dhe të lëshojë dritë jeshile ndaj gazetës më të madhe shqiptare “Koha Jonë”. Ndërsa drita e tij jeshile që lëshoi dje, pas protestës së vendosur të gazetarëve, mund të ndriçojë edhe mendjen e kryeparlamentarit shqiptar Arbnori që të kërkojë heqjen e një morie taksash që rëndojnë mbi shtypin e pavarur. Megjithatë, siç thotë një fjalë e urtë popullore “Më mirë vonë se kurrë!” 43 gazetarët e “Koha Jonë”

Dje në Beograd nga protestat e studentëve kundër zgjedhjeve të manipuluara REUTER

Luniku: Ku nuk ka transparencë, ka muzikë

“Pastrimi i parave mund të bëhet dhe pa lëvizur paratë nga banka” faqe 9

Hajdari: Të premten para TV

Të hidhemi në aksione çdo ditë në mbrojtje të sindikalistëve faqe 3 Vlorë, policia prish kioskat e avokatëve faqe 12

Lajmërim për gazetaret e “Sport Ekspres”

Të gjithë gazetaret dhe korrespondentët e gazetës “Sport Ekspres” të telefonojnë në numrin e ri 355 91 të kësaj redaksie të vendosur dje nga Telekomi i Tiranës. Redaksia e “Sport Ekspres”