11/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

11 dhjetor 1996

FBI në “gjurmë” të fajdeve

Uashingtoni dhe Roma kundër krimit ekonomik shqiptar Leksion amerikan për paratë e pista. Për herë të parë zbërthehet skema “piramidë” faqe 2

Ekonomia në epruvetë

Ministri i brendshëm italian Napolitano nuk ka qenë i vetmi zyrtar perëndimor në Tiranë që ka kërkuar luftë kundër krimit. I ndodhur në kryeqytetin shqiptar për të takuar autoritetet e larta të vendit, ish-komunisti italian ka qenë në të njëjtën gjatësí vale me ekspertët amerikanë të FBI, Byroja Federale Hetimore, të cilët zhvilluan në të njëjtën ditë me vizitën e Napolitanos, një seminar rreth krimit të organizuar ekonomik. Ndërsa i pari i kërkoi qeverisë shqiptare luftën kundër krimit në përgjithësi dhe trafiqeve ilegale në veçanti, ekspertët amerikanë theksin e vunë tek krimi ekonomik, ku kryesor është pastrimi i parave. Kjo paralele e hequr me vizitën e zyrtarit të lartë të Romës, ka gjasa të mos jetë e rastësishme. Pak kohë më parë, në një intervistë të tij dhënë shtypit, nënsekretari i shtetit Wirth, deklaronte se administrata amerikane konsideronte pikërisht Italinë si vendin që do të merrej direkt me procesin integrues të Shqipërisë në komunitetin ndërkombëtar. Një pozicion i tillë i shprehur qartë nuk vend për dyshime. Ngjitja e ezër nga ana e qeverisë italiane rreth trafqeve ilegale mes dy brigjeve pikërisht në këtë moment, kërkesa e vendosur që ministri italian bën për ndërprerjen e lidhjeve mes organizatave kriminale që i kryejnë ato, integrohet në mënyrë perfekte me presionin politik dhe ekonomik që Uashingtoni ka ndërmarrë ndaj Tiranës. Në këtë aspekt, janë jo të pakta hipotezat që mund të hidhen rreth një aksioni të përbashkët italo-amerikan në drejtim të prerjes së rrugëve të krimit të organizuar në Shqipëri. Gjithnjë në këtë aspekt, mund të shihet se theksi është vënë jo aq në krimin ordiner, sesa atë ekonomik. Dhe këtu problemi ndërlikohet. Ndërkohë që Uashingtoni, direkt apo indirekt, ka kërkuar mbylljen e piramidave ku janë futur para me fajde, ekspertë të tij, por edhe ministri italian Napolitano, kërkojnë nga qeveria shqiptare që të bëjë më shumë në drejtim të luftës kundër “operacioneve financiare të paligjshme”. Këtu mund të jetë edhe pika e lidhjes, kur dihen tashmë hipotezat që janë avancuar rreth mundësisë së riciklimit të parasë që ofron procesi i marrjes së parave me fajde. Jetegjatësia e fajdeve shqiptare ka qenë e mbështjellë nga misteri, ndërkohë që janë jo të pakta ata që kanë avancuar hipotezën e një lidhjeje direkte mes tyre dhe riciklimit të parasë së pistë që vjen nga vendet europiane. Një gjë të tillë në vendin tonë e bën të mundur dhe sistemi bankar. Ishte vetë guvernatori i Bankës së Shqipërisë Luniku, që për “KJ” deklaroi se “paratë, kur dalin nga banka, quhen të pastra”. Berisha vetëm pak javë më parë i deklaroi një përfaqësuesi të lartë të FMN-së se piramidave shqiptare janë para të pastra djersë. Por mesa duket një gjë të tillë nuk e ka besuar as Perëndimi. Ardhi a Napolitanos në Shqipëri, fakti që në marrëveshjen që ai nënshkroi me Shamatën përmendej lufta kundër “operacioneve financiare të paligjshme” si dhe prania e FBI në të njëjtën ditë dhe me të njëjtin qëllim vizitë në Tiranë, konfirmojnë të kundërtën. Duket qartë se ka një ndarje rolesh dhe një projekt të përbashkët: të kufizohet fenomeni i fajdeve shqiptare. Atë ç’ka s’dihen ende janë afatet e zbatimit të tij. Gjithsesi, zoti Berisha do të dëshironte që asgjë të mos ndryshonte në katër muajt e ardhshëm. Deri atëherë kur ai të rizgjidhej president i Republikës. Por a janë dakord me këtë në Perëndim?

Sot protestë para presidencës

Socialistët në Amerikë

Mejdani dhe Lakrori tentojnë të ndryshojnë imazhin e Pellumbit faqe 4

Gjirokastër, 3 doganierë nën pranga

Kanë lehtësuar transportin klandestin të lekut

Pse nuk doli dje “Koha Jonë”?

Sapo na vendosën telefonat në redaksi na ndërprenë energjinë elektrike. Ndaj “Koha Jonë” nuk doli dje dhe nuk u shpërnda në të gjithë Shqipërinë. Bashkë me ne nuk u botua as gazeta “Sport Ekspres”, e cila është në të njëjtën ndërtesë me “KJ”. Megjithëse energjia elektrike është më e domosdoshme për gazetën, si redaksi u bëjmë thirrje organeve kompetente që më mirë le të marrin përsëri telefonat, vetëm të na lënë energjinë elektrike.

foto G. SHKULLAKU Nga protesta e të hënës paradite ku gratë e NPV 2 kërkuan anulimin e privatizimit të ndërmarrjes

JA REZULTATET TELE-BINGOS KOMBËTARE

Kompania “Magic Bingo Albania” njofton se ditën e Djelë, dt. 8.12.1996, u zhvillua në Pallatin e Kulturës në Tiranë shorteu i dytë i “Tele-Bingos Kombëtare”. Për këtë shorte ishin hedhur në treg 75 seri, nga seria Nr.76 në serinë Nr.150. 1) Fitues e çmimit Mini Bingo doli: Bileta me Nr.3765 me 30.000 lekë. Të gjithë ata që zotërojnë biletat me numrin e mësipërm, të paraqiten për tërheqjen e shumës së lekëve pranë pikave përkatëse të shitjes së rrjetë, të Enjten, Dt.12.2.1996. Fituesit e Mini-Bingos në Tiranë, do të tërheqin shumën e mësipërme në zyrat e përfaqësimit të kompanisë në Pallatin e Kulturës Tiranë çdo ditë ora 10.00-11.00 duke nisur nga dita e Premte dt.13 Dhjetor 1996. II) Fitues të Çmimeve të Mëdha dolën: 1. - Çmimi Star-Bingo: Bileta Nr.3765 e serisë Nr.88 me 300.000 lekë 2. - Çmimi Magic-Bingo Bileta Nr.3765 e serisë Nr.90 me 600.000 lekë 3. - Çmimi Tele-Bingo: Bileta Nr.3765 e serisë Nr.108 me 3.000.000 lekë Të gjithë ata që zotërojnë këto bileta të paraqiten në Zyrat Qendrore të “Tele-Bingos Kombëtare”, në Pallatin e Kulturës, Tiranë, ditën e Enjte, Dt.12.12.1996, ora 11.00. Ata duhet të kenë me vete, biletën fituese, letër njoftimit (ose çertifikatën e vlefshme me fotografi), për të kryer veprimet e domosdoshme përpara noterit për tërheqjen e çekut bankar të çmimit përkatës. Këta persona do të tërheqin gjithashtu këtë ditë, në cash (lekë në dorë), edhe çmimin e tyre Mini-Bingo. Shënim: Njoftimin e mësipërm kompania do ta shpalli për çdo shorte në të gjitha gazetat kryesore ditën e Martë të çdo jave. Zyra qendrore: “Telebingo Kombëtare” Magic Bingo Albania (sh.p.k.) Tiranë

nën pranga

Kauç letësuar transportin Klaudefëshin të teknarit — faq. 12 Xhaferri blen Mario Kempes — faq. 23

“Press Transport” fillon lidhjen e kontratave

Të gjitha redaksitë e gazetave, revistave si dhe shtëpitë botuese që dëshirojnë të transportohen në të gjithë Shqipërinë të telefonojnë në numrin 355 91 për lidhjen e kontratave. Për gazetat me tirazh nën 2000 kopje praktikohen tarifa të vogla. Megjithatë kontaktoni për çdo gjë me pronarin e vetëm të saj, Nikollë Lesi.