Studentët në protesta
Peticion me 11 pika për qeverinë. Protestuesit bashkohen me Azem Hajdarin
Shqiptarët kujtojnë sytë nga historia
Historia përsëritet. Aksioma duket e shpikur enkas për Qytetin Studenti dhe ngjarjet politike që lidhen me të.
Pikërisht gjashtë vjet pasi studentët shqiptarë janë nisur nga kodrat e Tiranës për të rrëzuar komunizmin, në ditët kur PD feston përvjetorin e krijimit, në pushtet dhe më dominuese se kurrë në shifra, nga të njëjtat godina ka dalë thuajse i njëjti peticion, thuajse me të njëjtat kërkesa. Jo vetëm kaq, studentët bëjnë thirrje për tu bashkuar rreth të njëjtit person: Azem Hajdarit. Një njoftim i nënshkruar nga Unioni i Pavarur Studentor Shqiptar ka informuar se dje pasdite, gjatë një takimi të unionit me studentët, është formuluar një peticion, ku kërkohet përmirësimi i kushteve në qendrat studentore, rritja e bursës, biblioteka me literaturën e nevojshme, rishikimi i problemit të shërbimit ushtarak për studentët dhe kthimi në përdorim të kampeve të pushimit Union- it. Kjo është pjesa ekonomike e peticionit, i cili, ashtu si në dhjetor 1990, ka edhe kërkesa joekonomike, të cilat përbëjnë në fakt pjesën më delikatë të tij. Studentët kërkojnë radion dhe gazetën e tyre, dorëheqjen e drejtorit të RTV dhe solidarizimin me lëvizjen sindikaliste dhe “me presidentin e BSPSH, z. Azem Hajdari”. Dhe stu- dentët nuk kanë ndërmend ta lënë vetëm Haj- darin në mitingun sindikalist që do të organizojë sot pranë Stadiumit “Qemal Stafa”. Peticioni i studentëve kërcënon me bojkotim të mësimit në fillim të janarit të ardhshëm. Kërke- sat e tij, një pjesë e mirë e të cilave të përbal- lueshme ekonomikisht nga qeveria, duket se nuk synojnë, ashtu siç nuk synonin atëhere, dhoma të ngrohta dhe ushqim të mirë në menca. Apeli që bëhet për tu bashkuar rreth Hajdarit në S. MINXHOZI (vijon në faqen 2)
Tiranë, gratë e NPV, dje para presidencës
foto G. SHKULLAKU
Tiranë, gratë e NPV, dje para presidencës; foto G. SHKULLAKU
FBI: Nuk njohim Shqipërinë
faqe 7
“Hakmarrja”, të gjithë në greve
faqe 13
Garda e presidençës shpërndan gr…
Garda e presidencës shpërndan gratë
faqe 11
Sot tubim i sindikatës pranë TV
faqe 3
Gjenden eshtrat e Gjergj Fishtës
faqe 17