14/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

14 dhjetor 1996

Hajdari: rruga, forca ime

Gjirokastër, policia hakmerret ndaj studentëve protestues faqe 2-3 Tiranë, Azem Hajdari udhëheq protestuesit foto G. SHKULLAKU

Kombëtarja dhe lopët e çmendura

Sot Shqipëria ndeshet me Irlandën e Veriut në Belfast. Zyrtarisht të dy ekipet do të synojnë një vend kualifikues në një grup që për ne shqiptarët është bërë klasik, për shkak të prezencës së përsëritur të gjermanëve dhe irlandezoveriorëve. Luanjmë, pra, në fushë të njohur, duke shpresuar të arrijmë diçka më shumë se herët e tjera. Ndeshja me Irlandën e Veriut është ndoshta momenti më i vështirë psikologjik që ekipi ynë kombëtar duhet të kalojë që nga fillimi i eliminatoreve të Francë ’98. I vënë në pikëpyetje deri në minutën e fundit pas përjashtimit të Shqipërisë nga FIFA, i vështirësuar nga mungesat në formacion për shkak të mosardhjes së lojtarëve që luajnë jashtë dhe ndërprerje i disa trajnerëve në një periudhë të shkurtër kohe, ky takim mund të shënojë, sipas rezultatit që do të ofrojë, goditjen fatale ose pikën e kthesës për një formacion të shtrënguar për të ruajtur ngjyrat në një moment jo fort të volitshëm për sportin në Shqipëri. Pengesa e parë për lojtarët shqiptarë kanë qenë lopët e çmendura. Të trembur nga idea se janë në ishull dhe në tokë britanike, ata e kanë refuzuar mishin e lopës në menunë ditore, duke demonstruar kështu se edhe futbollistët e ndjekin Euronjuzin. Pengesa e dytë, shumë më e prekshme se e para, parashikohet të jetë ekipi kundërshtar. Barazimi aksidental me Armeninë pas një loje të mirë, është testi i fundit “me ngarkesë” që kemi nga ekipi ynë. Edhe kësaj radhe, ashtu siç ka ndodhur rëndom vitet e fundit, ne shqiptarët jemi tolerante dhe të prirur për të mos kujtuar, kur bëhet fjalë për kombëtaren. Pra, kemi harruar gjithçka, që jemi të fundit, që jemi mundur rregullisht brenda dhe jashtë, kemi harruar që kemi shumë pak shanse për tu kualifikuar në Kampionatin Botëror. Sot ne jemi sërish me kombëtaren dhe i bëjmë asaj urimin e radhës. Për një fitore në Belfast. Ndofta lopët e çmendura nuk janë rreziku, por shansi ynë?

Tiranë, Azem Hajdari udhëheq protestuesit

Pollo: Me SHBA ka rëndësi miqësia faqe 5 Stude - dhe katër ditë ankth faqe 9 Kalabri, armatim “Made in Albania”

Kalabri, armatim “Made in Albania” Skandal i kontributeve shëndetësore Sot në Belfast, Shqipëria përballë sfidës së futbollit

faqe 2 faqe 11 faqe 23 Kalabri, armatim “Made in Albania” faqe 2 Skandal i kontributeve shëndetësore faqe 11 Sot në Belfast, Shqipëria përballë sfidës së futbollit faqe 23