18/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

18 dhjetor 1996

Sot, Sudja zbraz xhepat

Paratë do të jepen që nga gushti, por pa përqindje. Së shpejti 170 përqind Përfunduan pushimet trejavore të fajdexheshës. Rradhët kanë nisur që natën në sportelet e firmës faqe 7

“Barrikada” në Rrugën e Barrikadave

Shkëmbinjtë zbresin në qendër të Tiranës. Bashkë me cilindrat e reklamave, në udhëkryqet e qytetit janë shfaqur gurët e vendosur mbi gropat e pusëtave. Të hapura prej disa vitesh, ato kanë qenë si spital dhjetra njerëz. Tani aty rrezikon të bjerë edhe vetë kryetari i sapozgjedhur i bashkisë Albert Brojka, çka do të na detyronte të shkonim sërish në kutitë e votimit, megjithëse nuk kemi më asnjë dëshirë për ta bërë këtë, pasi partia e Brojkës do të na i vidhte votat për herë të tretë. Ky gur i madh, ku janë përplasur deri tani dhjetra makina, ka zënë grykën e një pusete përballë lokalit me emrin luksoz “Hollivud” ku hahet me çmime të shtrenjta dhe pas monumentit të “Ushtarit të panjohur”. Nuk është e para herë që mjetet e epokës së gurit përdoren për të zëvendësuar hekurin dhe çelikun. Në rastin më të keq, pusetat e Tiranës janë lënë hapur, ky që shihni në foto është rasti më i mirë. Bashkia e Tiranës ka lënë në katër vjet jo pak gropa hapur në rrugët e qytetit. Stafi i atëhershëm kontribuoi jo pak për shtimin e tyre. Çështja tani qëndron si të mbyllen ato, por pikërisht këtu duket se gjithçka ngatërrohet. Disa vjet pasi kapakët e pusetave filluan të përdoren për gjithfarë punësh, në rrugët tona kanë mbetur vetëm pak të tillë, ndërkohë që askush nuk po mendon për të vendosur të rinj. As televizioni nuk ka lajmëruar për ndonjë tender kapakësh. Siç duket do të na duhet të presim që të kujtohet ndonjë firmë e huaj. Mundësisht jo si ato që morën përsipër të pastrojnë plehrat e Tiranës. Kryetari i ri i bashkisë nuk duhet të harrojë se i fitoi votat me sloganin “Një Tiranë evropiane, një Tiranë e viteve 2000”. Pa dyshim që kjo copë mali e përdorur si kapak në mes të kryeqytetit nuk i shkon emrit të bashkisë lokale që ka të gjitha synime. Prandaj ai është i lutur ta heqë, para se të tjerë gurët t’i zënë pritë veturave, ndonëse edhe para derës së zyrës së tij. Ky vend njihet mban emrin “Rruga e barrikadave”, por dysh atëherë kanë mbushur 50 vjet. Tani jemi, siç thotë slogani i zotit Brojka, në prag të mijëvjeçarit të ri. K.J

Një nga gurët e shumtë në rrugët e kryeqytetit foto G. SHKULLAKU

Pollo: Kushtetuta në Parlament

faqe 5 Krimi italian “turist” në Tiranë faqe 2 Gjirokastër, konsullata bllokon

Ujërat, konsullata bllokon 4500 viza

faqe 13 VEFA, 5 vjet mes artistësh faqe 21

Hajdari sulmon Meksin, grevë në 6 janar

faqe 3