25/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

25 dhjetor 1996

Gjallica: Jemi ende gjallë

Policia e Vlorës “heton” dy nënpunës. Mulosmani: Gjithçka nën kontroll Qetësi në Vlorë. Nesër rihapen sportelet. Kompania bën dy mbledhje urgjente faqe 7

Krishtlindjet bashkojnë shqiptarët

“Krishti Lindi!” Një e treta e shqiptarëve u përkulën mbrëmë para statujës së Shën Mërisë me Krishtin e porsalindur në duar. Kishat mbajtën mesha, kurse në familje u festuan krishtlindjet e gjashta pas lejimit të fesë nga shteti në dhjetor ’90. Janë të ndryshme krishtlindjet e sivjetme nga ato të mbajtura nën një të ftohtë therës në Kishën e Fretënve nga Dom Simon Jubani në dimrin e fundit të komunizmit shqiptar. Që nga ajo kohë, disa qindra kisha janë ndërtuar në Shqipëri dhe feja e krishterë ka dalë nga famullitë në rrugë. Në kisha mbrëmë kishte shumë njerëz. Një pjesë e tyre jo të krishterë. Në familje, shumë prej të cilave janë mikse nga pikëpamja fetare, pemën e krishtlindjeve e ndërtuan babai musliman, nëna katolike dhe fëmijët që ndoshta nuk kanë shkuar asnjëherë në kishë. Çdo gjë mund të thuhet për ne shqiptarët, përveçse që jemi të ndarë në kampe fetare. Bashkëjetesa mes religjioneve nuk jep shenja çarjeje as tani, kur godina e fesë është ringritur mbi gërmadhat e vitit 1967. Ky fenomen që i çudit të huajt që vizitojnë vendin tonë, është unik al shqiptar dhe ne s’mund të jemi veçse të kënaqur nga toleranca që dëshmojmë përditë me njëri-tjetrin. Aq më tepër kur jo fort larg nesh, në kufijtë veriorë, janë vrarë mijëra njerëz të pafajshëm nën stemat e religjioneve. Nata e mbrëmshme iu ofrua besimtarëve për të reflektuar dhe paqësuar shpirtrat. Kemi nevojë ta bëjmë këtë pasi jeta shqiptare është e mbushur me strese dhe në një pjesë të mirë të saj me urrejtje. Kjo festë na kujton se kemi ende motive për të gëzuar. Mbrëmë ne kujtuam lindjen e Krishtit, duke besuar në rilindjen tonë. K. J

Beograd, gjakoset opozita

Ushtria rreh protestuesit në Beograd foto REUTER

Ushtria rreh protestuesit në Beograd — foto REUTER

Kamberi përkrah VEFA për uljen e përqindjeve faqe 2 Sudja, zbulohet emri i vërtetë faqe 11 Gjinushi: Të Gjiniushi: Të gjithë kundër totalitarizmit faqe 3 Zbulohen sekretet e Fest ’96 faqe 19