27/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

27 dhjetor 1996

Më pak fajde për Vitin e Ri

Gjallica shpërndan interesat. Depozitat në janar. Kamberi nuk jep borxh VEFA dhe Kamberi bien dakord për uljen e përqindjeve në fillim të ’97 faqe 2 Mejdani dhe Meta — faqe 3

Të dashura Parti, po ju fal ca lekë...

...ka thënë Presidenti dje Në redaksitë e gazetave dje u shpërnda një shpallje zyrtare, e cila me gëzim të madh lajmëronte se, fjalë për fjalë “Presidenti i Republikës Sali Berisha u fal detyrimet financiare partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje...”. Nuk është vetëm ironia e fundit të vitit, por ironia e fatit politik të shqiptarëve. Kryetari i shtetit mbasi ka shpallur rënien drastike të buxhetit të shtetit dhe mbasi nuk ka kuxuar që të mblidhë Parlamentin për të miratuar buxhetin e vitit 1997, tri ditë para mbylljes së vitit u fal lekë partive politike. Në planin e gjerë të informacionit, ky lajm lexohet sikur partitë politike me borxhet që kishin, e kishte varfëruar shtetin; edhe kjo odise mbaroi... Megjithatë në vend që shteti shqiptar, fajtor dhe i inkriminuar në manipulimin e votave dhe gjakosjen e opozitës gjatë vitit që po kalon, guxon ta harrojë këtë me “shaka” duke i dhuruar opozitës kukullën e lumturisë. Ngjarjet e Beogradit, ku po tregohet se Ballkani ka qytetarë që kërkojnë të drejten e votës së lirë para bukës së gojës, po përdoren prej Presidentit si një shuplakë turpi në fytyrën e opozitës shqiptare. Me faljen e lekëve ai po iu thotë: “Merrni një grusht me para, se edhe ju hajdutë xhepash si shokët e mij ministra jeni. Lerini lëfatet politike”. A do ta pranojë opozita këtë turpërim? Në vend të elaborimit dhe aplikimit të principeve politike, Presidenti i vendit ka shpërndarë kurbërdhërë tullumbace demagogjike ose edhe ferment për përçarjen politike të frontit opozitar dhe i pavarur. Sot vendi ynë ndodhet në situatën më të nderë, me një krah, me një tjetër, me një këmbë...dhe asnjëherë i kompletuar, me një këmbë...dhe asnjëherë i kompletuar. Mungesa e institucioneve vazhdon të mbetet, shfaqja tipike e shtetit dhe ndërkohë synimi kryesor politik i Presidentit. Me një “talent” të veçantë qeverisja aktuale ka ndërtuar psikozën sikur “shteti është paraja”, “jemi më mirë, sepse hamë më shumë”, “kemi liri, sepse nuk të kontrollon askush për urimin e parave”, “paratë e pista janë në të mirë të popullit”, etj. E tërë sfera e shtetit rrotullohet tek paratë, për të mos kujtuar institucionet. Duke falur para partive opozitare, Berisha tenton të shfaqet “i mirë dhe demokrat”. Falja e lekëve është edhe një ironi tjetër ndaj qytetarëve. Këta po humbasin shtëpitë, dërgën dhe shpresën e tyre në kompanitë fajdexhëse të lidhura me Berishës, ndërsa ky iu fal lekë partive politike. Nuk është aspak pakujdesi dhe papërgjegjësi, por një manovër e kreut të shtetit për t’i kthyer edhe opozitarët në bashkëfajtorë të faljes së skandaluar vendit prej qeverisjes së këtij. (Çarë do të ndodhë me opozitën? Do të përdorë lekët e falur për karamela, apo do të blejë kabëll elektrik për kryeqytetin?) L. SKIROJ

Nano: Asnjë ndryshim në Politikën e Ndryshimit

Mejdani dhe Meta

Shtohen denoncimet për Grunasin faqe 9 Mashtrimi i Telenorbës nisi në TVSH faqe 19 “Hakmarrja” kërkon të kthehet në shtëpi faqe 12 Klubet e futbollit shqiptar në krizë faqe 23

Gazeta “Koha Jonë” i kërkon ndjesë të gjithë lexuesve për mos daljen e numrit të djeshëm, i cili nuk doli në qarkullim për shkak të mbylljes së shtypshkronjës me rastin e festës së Krishtlindjeve.