Hetime parlamentare në fondacionin “Populli”. Silva ul përqindjet
Opozita akuzon partinë e Berishës se ka abuzuar me fondet e kompanive
faqe 3,7
Me armë kundër shqiptarëve
Shqiptarët shqetësojnë edhe një herë Greqinë.
Një bandë hajdutësh ka ngritur në këmbë një lagje të Athinës, banorët e së cilës kanë marrë armët kundër shqiptarëve. Situata është rënduar dhe ndërhyrja e policisë ka evituar për momentin gjakderdhjen e mundshme. Mbi njëqind postblloqe janë ngritur në kryeqytetin grek për të kontrolluar automjetet e shqiptarëve. Ngjarja ka zënë faqet e para të gazetave, të cilat tani kanë marrë në mbrojtje refugjatët e ndodhur nën presionin e popullsisë. Një episod ordiner i cili ka degjeneruar - ja çfarë është tani gjuetia e bandës së të katërve. Një gjë që po ngjet gjithnjë e më shpesh. Reagimi alarmant i athinasve ndaj delinkuencës shqiptare është shenja më e sigurtë e humorit të keq që mbizotëron në publikun grek ndaj prezencës së rreth 300 mijë refugjatëve shqiptarë që punojnë aktualisht në Greqi. Gjashtë vjet pasi ata kaluan në masë truan e doganave, reputacioni i tyre s’ka pushuar së rëni dhe kjo jo për fajin e shumicës prej tyre. Rastet e përdhun- sipas skemës së njohur të fajësimit të të huajve për gjithçka që shkon keq. Megjithëse burgjet greke janë plot me të dënuar vendas, zhurma ndaj të burgosurve shqiptarë ka qenë gjithnjë e më e madhe. Duhet shuar se në krijimin e një imazhi të tillë, kanë influencuar jo pak rastet e krimeve disa herë makabre dhe shokuese, të cilat mund të gjenden në radhët e komunitetit shqiptar, por jo vetëm të tij. Përveç kësaj, klima ndaj shqiptarëve është influencuar jo pak nga temperatura e marrëdhënieve mes dy qeverive si dhe nga “ndryshku” i vjetër që egziston për shkak të problemeve etnike. Sjellja ndaj bashkëkombasve tanë ka ndryshuar rregullisht me afrimin ose largimin e Tiranës me Athinën. Episodi i tanishëm inkladrohet keq në atmosferën që krijuan deklaratat rreth legalizimit të afërt të refugjatëve që do të bëhet me anë të një dekreti të presidentit grek. Ai dëshmon se në të ardhmen në Greqi do të jetë e vështirë të merret një leje pune. Ata që duan të punojnë do të paraqiten për ata që nuk punojnë. Ndërkaq, fakti që katër hajdutë revoltojnë një lagje të Athinës nuk mund të jetë shkak i justifikueshëm për qeverinë greke, për të fshehur nga brezi “shesherën”. Autoritetet greke nuk mund të vazhdojnë më me inkriminimin kolektiv të shqiptarëve, nëse një pjesë fare e papërfillshme e tyre janë hajdutë. Diçka e tillë do t’i rëndonte marrëdhëniet në pikën e ngrirjes, çka nuk do të gëzonte asnjërën nga palët. Për më tepër tani që në Tiranë po flitet për një moment të shkëlqyer, pas heshtjes zyrtare greke ndaj dy zgjedhjeve të parlamentarëve në Shqipëri. S.M
VEFA kërkon të blejë Olimpikun
Qeveria lëshon: Do takohet me studentët
Qeveria lëshon:
Do takohet me studentët
faqe 5
TV privat, një ëndërr në parlament
faqe 17 Italia legalizon 40 mijë emigrantë shqiptarë faqe 4 Memaliaj, helm nga cezmat faqe 11 Papa shfuguron dy ipeshkvë shqiptarë faqe 19
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Albert Brojka në triblim
E Mërkurë 8 Janar 1997
Njoftim për gazetashitësit
Gazeta “Koha Jonë” gjatë gjithë ditëve të këtij viti ka vajtur nëpër rrethe sipas orareve të përcaktuara nga agjencia “KOHA”. Bie fjala të përcaktuara nga agjencia “KOHA”. Bie fjala pas informacioneve tona disa gazetashitës kanë marrë gazeta në dorëzim sipas orareve të përcaktuara, por ata nuk e kanë treguar gazetën duke paraqitur gazetat e tjera të cilat mbërrijnë me agjencinë “Albania Transport” 2-3 orë vonesë. Agjencia i paralajmëron ata se në rast se kjo praktikë do të përsëritet atyre gazetashitësve do tu ndërpritet urgjentisht “Koha Jonë” dhe “Sporti Ekspres”.