10/01/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

10 janar 1997

Prag epidemie! Vjen “Gripi kinez”

Numri i të sëmurëve mbahet sekret. Mjekët: Nuk mund të ruhesh nga ky grip Virusi i ardhhur nga Lindja e Largme ka hyrë në Shqipëri nga Maqedonia faqe 2

Televizion privat me pikatore

Televizioni privat i së nesërmes do të flasë me gjuhën e televizionit shtetëror të së djeshmes. Në PD po imarrin të gjitha masat që të ndodhë pikërisht kështu. Pasi e lavdën pa media elektronike private gjatë katër viteve të mandatit të saj të parë, PD përgatitet që gjatë të dytit të zgjedhë sërish variantin më të keq ligjor për Shqipërinë: akordimin e një numri të kufizuar kanalesh televizive private kombëtare. Dy të tilla do të ketë në të gjithë vendin, kurse pjesa tjetër do të jenë televizione lokale. Kjo është esenca e projektligjit që pritet t’i kalojë për aprovim parlamentit. Mjeti më i fuqishëm i informacionit i shpikur deri më sot, do të kalojë sërish nën piktatoren e imët të organeve shtetërore dhe valët e difuzionit do të jepen me të njëjtin kriter me të cilin janë dhënë tenderat, objektet e privatizuara, postet në administratë, deri dhe apartamentet - besnikërinë politike ndaj partisë në pushtet. Lufta katërvjeçare për ngritjen e mediave të pavarura private është kanalizuar kështu në mënyrën më të keqe, në një formulë që si gjithmonë mban vulën e originalitetit pervers të atyre që asnjëherë nuk mendojnë sesi mund të sundohet. Presioni ndërkombëtar ndaj Shqipërisë rreth temës së mediave elektronike private ka qenë i madh dhe uniform. Pothuajse të gjitha institucionet ku ne aderojmë ose aspirojmë të aderojë, i kanë kujtuar qeverisë tonë se ekzistenca e mediave të decentralizuara nga shteti është një kusht bazë për besueshmërinë e qeverisjes dhe cilësinë e demokracisë që zbatohet brenda vendit. Një leksion i tillë i përsëritur, të cilin zyrtarët tanë nuk e kanë hedhur kurrë poshtë parimisht, ka marrë formë të shkruar në angazhimet që Shqipëria ka marrë në qershor 1995, kur u pranua në Këshillin e Evropës. Mes tyre, ekzistenca e mediave elektronike të pavarura, ka qenë një ndër kushtet themelore, vënia në jetë e të cilit do të zhbllokonte situatën atavike që sundonte dhe sundon në Televizionin e vetëm shtetëror shqiptar. Por siç duket, që nga qershori ’95, në Tiranë nuk kanë menduar sesi t’i lejojnë kanalet televizive private, por sesi t’i pengojnë ato. Koha nuk duhet të jetë çuar kot, përderisa është gjetur formula që lejon censurën maksimale brenda kuadrit të lejimit të televizioneve private kombëtare. Skema e një numri të kufizuar kanalesh private kombëtare, njihet edhe në vende të tjera evropiane. E parë kështu, dhe sigurisht kështu do ta shohë nesër propaganda shtetërore, kjo zgjidhje ngjan normale edhe për vendin tonë. Ajo çka nuk shkon në formulën e gjetur është se duke kufizuar mundësinë për të hapur kanale televizive private me shtrirje kombëtare, praktikisht asgjësohen mundësitë që Shqipëria të ketë ndonjëherë media elektronike të pavarura. Komisioni Suprem (kështu do të quhet organi që do të japë lejen përkatëse), kryetari i të cilit emërohet nga presidenti i Republikës, do të çojë në vend urdhrërin politik të partisë në pushtet, duke mbytur mbrapsht të gjithë të tjerët. Kështu ka ndodhur gjithmonë dhe nuk pritet që me televizionin privat të ndodhë ndryshe. Tashmë kanë nisur të çarkullojnë emrat e kandidatëve të mundshëm për dy rrjetet në anëkan. Mënyra sesi po veprohet me ligjin e mediave elektronike private, është sfida e dytë e madhe që i bëhet demokracisë shqiptare pas vjedhjes së votave gjatë vitit të shkuar. Beteja për mediat, nëse dikur ka ekzistuar ajo, po mbyllet tani sipas një epilogu të ngjashëm me atë të betejës elektorale për pushtetin. S.MINXHOZI

Sot, Nexhmije Hoxha lirohet nga burgu

Një rus thyen akullin në një qytet të Siberisë Foto: Reuter Një rus thyen akullin në një qytet të Siberisë. Foto: Reuter

“Vefa” do të blejë 30 avionë

Presidenti Vehbi Alimuça[i?], nga Vlora i përgjigjet Silvës dhe Xhaxherit faqe 9

Mbërrin çeku 20 milion dollarë

faqe 12