12/01/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

12 janar 1997

Populli: Unë nuk arratisem

Nuk jap para për gazetën “Albania”, por vetëm për të varfërit faqe 2

Dinte apo nuk dinte gjë Enveri?

Ishte e pashmangshme që zonja Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit komunist të Shqipërisë, t’u shmangej intervistave pas daljes nga burgu. Ajo që bëri për shtypjen në këtë intervistë ishte një farë tendence, e cila dukej se vinte nga instinkti për të mbrojtur bashkëshortin, dhe, ndoshta më shumë bashkëpunëtorin. Ndërsa kjo mund të konsiderohet normale, nuk janë aspak bindëse thëniet e zonjës Hoxha. Ajo u shpreh ndërmjet të tjerash se Hoxha nuk duhej të ngarkohej me faj për të gjitha ato që janë bërë, pasi ai nuk dinte apo nuk ishte dakord që të hiqej feja, për dënimin e festivalit të 11-të etj. Në këtë mënyrë, e veja e Hoxhës, duket se jeton ende me iluzionin e dikurshëm, të përhapur tek një pjesë e shqiptarëve se “Enveri nuk di gjë për padrejtësitë”. Ky koncept ishte i sintetizuar në proverbin “Ujët lart del i kulluar, dhe turbull[o]het poshtë”. Por, ndërkaq zonja Hoxha nuk duhet të harrojë esencën e pushtetit komunist në Shqipëri, filozofinë e qeverisjes së tij. Nga mënyra sesi ishte ndërtuar dhe si funksiononte sistemi i ndërtuar nga E. Hoxha, përpjekjet e zonjës Hoxha për ta lehtësuar bashkëshortin e saj nga pesha e krimeve të përbindshme të bëra në kohën e sundimit të tij, vështirë se janë bindëse për ata që i dëgjojnë sot. Duket që edhe njerëzit më të afërt të Enver Hoxhës flinin nën ankthin e ëndrrave se të nesërmen mund të gjendeshin agjentë të huaj, për të përfunduar më pas para skuadrës së pushkatimit. Zonja Hoxha, ndërmjet të tjerash “zbuloi” se “Enveri nuk kishte qenë dakord për heqjen e fesë”. Dihet që feja u hoq në vitin 1967, pra pak a shumë në kohën që filloi i ashtuquajturi “Revolucion kulturor” në Kinë. Hoxha, i cili e kishte si parim kryesor të tijin imitimin e aleatëve të mëdhenj, zhvilloi në Shqipëri atë që u quajt “revolucionarizim i jetës së vendit”, në kuadrin e të cilit shpalli kryqëzatën kundër Zotit. Ai dhe vetëm ai që e autor i mbylljes së institucioneve të kultit dhe këtë në Shqipëri e dinë edhe fëmijët. Zonja Hoxha, edhe në rast se mbi të mund të ketë vepruar skleroza, mjafton të hapë albumet e fotografive për të parë sesi Enveri i imitonte idhujt e tij të përkohshëm për të parë si e kishte veshur. Në kohën e Stalinit ai vishej ushtarak, në periudhën e Hrushovit mbante kapele republikë, për ta zëvendësuar këtë me kasketë ushtarake gjatë flirtit me Mao Ce Dunin. Nga ana tjetër, në rast se mund të ishte e pranueshme ideja se “Enveri nuk dinte gjë”, për të këqijat e bëra, nuk mund të pranohet kurrsesi që ai “të mos dinte gjë” edhe për prurjen e kokave të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt dhe syrgjynosjen e familjeve të tyre. Mundësia tjetër për ta bërë të besueshëm pretendimin e zonjës Hoxha se shumë gjëra bëheshin pa dijeninë e Enverit është që ajo të pranojë si të vërteta thëniet që qarkullojnë sidomos pas vitit 1973, se diktatori nuk ishte në rregull nga ana mendore. Por vështirë Hoxha nuk duket se vuan nga skleroza dhe nga probleme mendore. Ajo ka komunikuar me shtypin shqiptar dhe të huaj, ka folur në mënyrë të qartë, duke demonstruar memorien dhe logjikë në deklaratat që lëshonte. Tentativa e saj për të mbrojtur të deklaruarat që bëhen është ekspozuar në dritën e diellit, ka shumë pak gjasa që të ngjisë në opinionin publik. Për më tepër, adoptimi i versionit të “mungesës së informacionit”, shumë i përdorur nga enveristët dhe dhe sot, është cinik në gojën e një personi që e ka ditur më mirë se kushdo tjetër se sa i informuar ishte njeriu i komunizmit shqiptar për gjithçka ndodhte në vendin e quajtur Shqipëri. Tani kur i kaluan të 75-at, Nexhmije Hoxha duhet të ishte më e sinqertë me veten dhe të tjerët. Meqë nuk mërzikon me të hijë në burg, ajo mund t’i lejojë vetes të thoshte disa të vërteta që historia i merr prej gojës së saj. Me cilësinë e dëshmitarës dhe pse jo, edhe të bashkëfajtores. GAVROSH LEVONJA

Bashkim Driza tregon grafikun e depozitave të tij bankare Foto: G. Shkullaku Bashkim Driza tregon grafikun e depozitave të tij bankare. Foto: G. Shkullaku

SË SHPEJTI NË TREG BILETAT E LOTARISË KAMBO MARSHALL

Të apasionuarit pas lotarive të fatit do të kenë në duart e tyre biletat që mund t’i bëjnë milionerë. Shitësi i biletës fituese do të ketë një çmim prej 100000 lekësh.

Bashkim Driza akuzon bankat shtetërore për bllokimin e aktivitetit dhe moshlyerjen e interesave

PAD: “Popullit para të, partive votat”

faqe 3 Majko: “Të afrohemi me të djathtën” faqe 4