15/01/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

15 janar 1997

Fillon ferri për Xhaferrin

Alimuça: Paratë që na jep banka nuk dalin as për domate faqe 2,6,7,9

130 milionët - alibia e shefit për fajdet

Lajmi kryesor që zinte një vend me rëndësi në faqet e gazetave shqiptare të ditës së djeshme ishte ai i “arratisjes” së 130 milionë dollarëve nga Shqipëria. Interesi për këtë lajm shumëfishohej për shkak të disa faktorëve. Së pari, një shumë e tillë mund të konsiderohet e bujshme edhe për vende me një qarkullim të madh të hollash, dhe jo më për Shqipërinë. Së dyti, njoftimi për këtë ikje valutë u bë në prag të datës 15 janar, kur dy nga firmat e fajdeve në vështirësi kanë njoftuar se do të rihapin sportelet. E treta, një lajm i tillë u dha nga radio “Zëri i Amerikës” dhe po nga ai korrespondent, për të cilin vetëm dy ditë më parë ishte njoftuar se kishte lidhje me zhdukjen e një pikture me vlerë të madhe nga redaksia e gazetës RD. Një sasi e tillë valute është e barabartë me gjysmën e deficitit buxhetor të Shqipërisë gjatë vitit të kaluar, apo paras me ndihmën që ka marrë Shqipëria në vitin 1991. Por 130 milionë dollarë sil- milion dollarësh sillet edhe rreth sasisë së të hollave që dy kompani rentiere, të cilat kanë pësuar “crack” “Sudja” apo “Gjallica”, duhet t’u kthejnë kreditorëve. Mënyra sesi u servir një lajm i tillë që në fillim të krijonte dyshime përsa i përket vërtetësisë së tij. Versioni fillestar bënte të ditur se 130 milion dollarët ishin larguar nga Shqipëria me anë të një skafi, në të njëjtën mënyrë siç largohen klandestinët. Por, qoftë duke u nisur nga vlera, qoftë dhe nga volumi e ndonjë parametër tjetër, pakush mund ta besonte që të largohen nëpërmjet detit me një skaf të thjeshtë 130 milion dollarë. Sigurisht, për këtë arsye, autorët e sajimit të një legjende të tillë, hodhën për konsum versionin rezervë sipas të cilit shuma kolosale ishte arratisur nga Shqipëria nëpërmjet detit me anë të një furgoni të bardhë me tragetin e linjës, i cili lidh Vlorën me Otranton. Por edhe një version i tillë nuk ishte aspak bindës. Në të dy rastet hipoteza për largimin ilegal të kaq shumë dollarëve bëhet e pabesueshme po të kihet parasysh jo vetëm koeficienti i pasigurisë së transportimit në det, por edhe për shkak të aktivitetit të kohëve të fundit që po zhvillon policia shqiptare nën drejtimin direkt të ministrit Shamata. Nga ana tjetër, kjo sasi e madhe valute qenka nisur në Itali, një vend, ku dihen se ekzistojnë ligje rigoroze, të cilat zbatohen po ashtu në mënyrë rigoroze. Kohët e fundit është folur shumë se në Shqipëri kryhet pastrim i parave, gjë që është lidhur edhe me funksionimin e kompanive huamarëse, po në këtë rast, sa është e pranueshme se në Shqipëri hyjnë dollarë apo çdo lloj devize tjetër, pa aq e papranueshme që nga Shqipëria të largohen 130 milion dollarë. Kryesorja është se duke e bërë publik këtë lajm në prag të rifillimit të veprimtarisë së disa prej kompanive rentiere të falimentuara, përkatësisht bondea si shteiti, injohur nën mantuara, “kompetenti”, ndodhet prapa gjithshkaje. Por nuk mund të injorohet fakti se shteiti, duke pasur parasysh këtë lajm e dha i pari “Zëri i Amerikës”, është përpjekur të forcojë pozitat e njërut të tij, i cili punon për këtë radio. Edhe në këtë rast, 130 milion dollarët janë shumë herë më tepër sesa vlera e një cope bezeje të pikturuar. Në fund të fundit ai që i dha “coup de grace” kësaj historie ishte vetë ministri Shamata, ndoshta i vetmi njeri ishte vetë ministri Shamata, i cili nëpërmjet zhdëmtimit të transparent i regjimit, që nëpërmjet zhdëmtimit të tij, e mahori një lajm të tillë.

Azem Hajdari përjashtohet nga grupi i PD

Njoftim i orës së vonë

“Kamberi” dhe “VEFA” së shpejti banka private Mbrëmë Bordi Drejtues i Bankës Qendrore Shqiptare ka dhënë dakort në parim që të licensojë për bankë private vetëm kompanitë “Kamberi” dhe “VEFA”. Për të tjerat akoma nuk ka garanci nëse do të jetojnë apo jo nga fenomeni i prokullisjes që kanë marrë fajdet. Sipas një burimi nga brenda zyrës së Guvernatorit të Bankës qendrore të Shqipërisë këto dy kompani kanë më tepër garanci. Foto: A. Baban

Foto: A. Baban

Shtëti “ngacmon” fajdet. Bllokohen depozitat e VEFA. Xhaferri ndalohet për 130 milionë dollarët e zhdukur nga Vlora