Dajak në vend të fajdeve
Banka e Shqipërisë: Vetëm 30 mijë dollarë në ditë për fajdetë
faqe 2,3,4,5,6
Shteti dhe fajdet në rreth vicioz
Fajdet dhe shteti u futën në rreth vicioz.
Tashmë Berisha dhe qeveria e tij nuk dinë nga t’ia mbajnë. Vetëm pak ditë më parë, bankat shtetërore vendosin t’i mbyllin rubinetin e parave kompanive dhe firmave rentiere. Vendimi duket i formës së prerë: vetëm 300 mijë dollarë në ditë për secilën firmë. Presidenti i Vefës, Vehbi Alimucaj kërcënon Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Kristaq Lumikun, se do ta denoncojë për ndjekje penale. Shpresat e Alimucës janë të mëdha kur kujton se në kompaninë e tij kanë mbyllur paratë e tyre gjysma e sistemit të drejtësisë, tregtarët e policisë, apo gjithë administrata e qeverisë. Por arsyet që e çuan Lumikun të bllokojë depozitat, janë më të mëdha se interesi i pushtetarëve tek të cilët mendojnë të mbështeten bosët e fajdeve. Prej disa javësh depozitat pa fat të kompanive rentiere dhe të fondacioneve, po shteronin me shpejtësi. Burime nga Banka Kombëtare Tregtare theksojnë se ritmet e tërheqjes së depozitave nga banka për të shlyer interesat, ishin të atilla sa mund të shkatërronin gjithë fajdet brenda mesit të shkurtit. Tek shpejtësia e thithjes së depozitave, ndikim pati humbja e besimit të njerëzve tek “mrekullia” fajde. Ky besim filloi të shembej në muajin tetor, kur ministri i financave, Ridvan Bode i detyruar nga FMN dhe Banka Botërore, paralajmëroi shqiptarët se paratë nuk janë të sigurta tek fajdet. Kjo gjë vërtetohet dhe nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, kur raportohet se në muajin tetor ’96, depozitat e fajdeve janë rritur vetëm me 13 milion dollarë, ndërsa më në korrik ishin rritur me 58 milion dollarë. Procesi i rritjes së numrit të mosbesuesve ndaj fajdeve u rrit relativisht shumë pas vjesës së Grun-asit, rënies së Sudes dhe tërmetit tek Gjallica. Kjo jo bëri që depozituesit t’u kërkojnë kompanive ose fondacioneve, jo vetëm përqindjen, por edhe depozitën fillestare. Pikërisht në fund të dhjetorit dhe ditët e para të janarit, kompanitë dhe firmat filluan të zbrazin llogaritë bankare për të paguar klientët e tyre. Por qytetarët, me t’i marrë paratë nga bankat, një pjesë të madhe të tyre i hodhën në treg, duke shkaktuar kështu inflacion dhe rritje të çmimeve 15-20% brenda një jave. Leku kundrejt dollarit vetëm brenda një dite u shvlerësua me 9.5 pikë. Në këtë moment ndërhyri banka, duke bllokimin e tërheqjes masive të depozitave. Nëse banka do të kishte lejuar ende thithjen e depozitave dhe daljen e tyre në treg, sot dollari mund të këmbëhej me 140-150 lekë. Kjo do të thotë që të dyfishohej inflacioni dhe ndoshta më shumë çmimet. Por ndërsa fajdetë janë në rrugën e lumturisë, çmimet e larta dhe pakënaqësia popullore kundër Berishës dhe elitës së tij shkallën sipërore. Mesa duket Berishës nuk i pëlqen kjo e keqe. Duke llogaritur se fajdetë janë të përkohshme dhe FMN e kërkesat, më tepër Berisha po mbështetet tek Washingtoni. Duke mbyllur fajdet, ai i pret rrugën rritjes së çmimeve dhe varfërisë në më tepër shtresat e shqiptarëve. Por nga kjo zgjidhje ai duhet të shikojë edhe revoltën popullore. Vetëm 5000 depozitues të llogarive edhe revolta në alarm gjithë policinë e kryeqytetit. Po dje në Vlorë rreth 10 mijë kreditorë të Gjallicës dhanë shenjat e protestës masive. Ndërsa Alimuca(ja) arriti i qetë, sot rreth 2000 vetë të mbledhur para sporteleve të tij. Nëse rokullima do të trembë Berishën, ai do të hapë rubinetin e bankave për fondacionet dhe kompanitë. Por njëkohësisht do të hapë dhe rubinetin e inflacionit dhe të rritjes së mëtejshme të çmimeve, duke shkaktuar të papritura më shumë se nga fajdetë.
“Zëri i Amerikës” arreston Suden
Zëri i Amerikës ka transmetuar mbrëmë sërish një lajm pa cituar burimin e informacionit. Kronisti Raze ka thënë në edicionin e orës 20.30 se Sudja është shoqëruar në komisariatin e policisë, por se nuk dihet nëse është arrestuar apo jo. Në të njëjtën orë, njerëz të pranishëm në oborrin e banesës së Sudes, kanë dëshmuar për “KJ” se ajo ishte ende aty. Është e dyta herë që ky kronist transmeton lajme pa treguar burimin e tyre. Dy ditë më parë ai u vu në qendër të vëmendjes pas mendjes për lajmin e përgënjeshtruar më pas të ikjes së 130 milionë dollarëve nga Vlora. Tani del në skenë ndalimi misterioz i Sudes. Ky kronist, që punon në një radio prestigjioze, bën mirë të thotë se ku i merr lajmet, përpara se organet shtetërore të dalin për ta përgënjeshtruar, qofte edhe me formula të zbukuruara të tipit “nuk ekzistojnë elementët e mjaftueshëm për...”. Nuk e dimë nëse qendra në Washington ka dijeni për burimet që nuk citohen karri nga Raze, në bazë
Dje gjatë demonstratës tek Sudja
Foto: G. Shkullaku