17/01/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

17 janar 1997

Mbyllet “Populli” dhe “Xhaferri”

Qeveria vendos bllokimin e 250 milionë dollarëve të fondacioneve. Arrestime tek “Gjallica” Opozita: Të dielën për fajdet në sheshin Skënderbej Qeveria vendos bllokimin e 250 milionë dollarëve të fondacioneve. Arrestime tek “Gjallıca” Mbyllet “Populli” dhe “Xhaferri” Opozita: Të dielën për fajdet në sheshin Skënderbej faqe 2-3, 7

Shteti kërcënon me burg fajdetë

Qeveria shqiptare tregoi mbrëmë se ka ndërmend të shpallë divor përfundimtar me fajdet. Në një deklaratë të saj të lexuar në televizion, kabineti Meksi, i cili është lakruar shumë shpesh ditët e fundit në sportelet e mbushura të firmave të falimentuara, ka ngrirë kapitalet e fondacioneve bamirëse deri sa komisioni Pelingu të komunikojë përfundimet e hetimeve të tij në financat e këtyre të fundit. Nga ana tjetër, televizioni, në ekranin e të cilit nuk shfaqet asgjë rastësisht, mori në intervistë Kryetarin e Gjykatës së Kasacionit rreth mënyrës se qytetarët duhet të padi sin firmat pranë drejtësisë. Një mënyrë kjo që i tregon qindra mijë klientëve se çfarë mund të bëjnë duke filluar që nga dita e nesërme. Është e lehtë të kuptohet se kur flet për fondacione, vendimi i qeverisë ka parasysh Popullin dhe Xhaferrin. Sipas tekstit të lexuar, sa janë parave që ato kanë në bankë është 25 miliard lekë të reja, ose rreth 250 milion dollarë. Janë lënë ndërkohë të pabllokuara depozitat e kompanive të mëdha huamar[r]ëse, të cilat megjithatë nuk u shfaqën në kronikën televizive të përgatitur “me firma me aktivitet prodhues”. Shteti shqiptar po luan një komedi të madhe me qytetarët e tij. Pesë vjet pasi fajdet janë shfaqur në horizont, funksionarë shtetërorë, të rendit dhe të drejtësisë, zbukojnë se kemi të bëjmë me veprimtari të paligjshme dhe se shtetasit duhet të bëjnë gati paditë. Qeveria që erdhi në pushtet me anë të lancimit të fajdeve, tregohet kështu e pabesë me ata që e lanë pa drejtësisht edhe për katër vjet në kokë të Shqipërisë. Papritur televizioni ka folur për një fenomen shqetësues, kurse qeveria është mbledhur në seancë urgjente. Kjo komedi që në e pamë mbrëmë “direkt”, po luhet mbi kurrizin e të gjithëve ne. Gurët mbi bashkinë e Vlorës ishin vetëm akti i fundit i një mitingu të paralajmëruar prej kohësh. Vlonjatët e kanë ditur se numri një i qytetit të tyre nuk i tha jo ndihmës së firmave gjatë fushatës elektorale. Shqiptarët po ashtu e dinë mirë se kjo ka ndodhur në të gjithë vendin. Tani, kur gjithçka po rrokulliset tragjikisht, shtetarët tanë nuk kanë pse bëjnë të paditurin, duke i paraqitur Sudes copa letre ku shkruhet se paska mashtruar. Tani nga Sudja kanë mbetur vetëm listat e klientëve. Në ato kartela janë disa dhjetra milion dollarë. Meqë qeveria nuk mundi të evitojë që këto para të humba[n], sinë në grepa e piramidës, të bëjë të paktën bllokimin e dokumentacionit, që nëse e mos ndodhin drama të tjera. Nga ana tjetër, e gjithë historia e shkurtër 24 orëshe e rënies që përjetoi fajdexhesha nga maja e Olimpit në qelitë e komisariateve, duket se do të përsëritet edhe në të ardhmen e afërt. Pozicioni aktual i qeverisë, nëse ai do të mbetet i tillë në ditët që do të vijnë, parashikon furtunë. Të shohim nëse përkrah ndonjë bos[i] të falimentuar, nuk do të jetë edhe ndonjë funksionar shtetëror. K.J Tirazhi i “Koha Jonë” për ditën e sotme: 52500 kopje

Vlora në rrugë kundër Qeverisë

Policia ndërhyn ndaj demonstruesve në Vlorë

Njoftim për gazetashitësit

Nga 2 në 3 lekë për të gjithë Redaksia e gazetës “Koha Jonë”, duke patur parasysh rritjen e madhe të tirazhit të gazetës “Koha Jonë” nga 30 mijë në 52500 kopje në ditë njofton të gjithë gazetashitësit që duke filluar nga data 20 Janar 97 e në vazhdim do të përfitojnë 10 % të çmimit të shitjes së gazetës, pra 3 lekë (të reja) për gazetë.