Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Shtunë 18 Janar 1997

Partia Demokratike sponsori kryesor i fajdeve

Jo më shumë se tre muaj më parë gjithshka ishte ndryshe. Bënte më pak ftohtë, kishte më pak strese dhe më shumë para. PD përgatitej për fitoren e dytë dhe gjithshka dukej e vendosur. Këtë atmosferë të harruar idilike e risjell fotoja e botuar përbri. Një manifest i zakonshëm elektoral, ku kandidati demokrat për kryetar bashkie i Vlorës Gëzim Zile, ka pozuar i rrethuar nga emrat e kompanive me të mëdha, që sot nuk bëjnë më pjesë në kronikat televizive për “firmat me aktivitet prodhues”. Disa ditë më parë, zëdhënësi i PD ka kërcënuar se do të na hedhë në gjyq, nëse do të vazhdojmë akuzat për financime që fajdet i kanë bërë fushatës së partisë së tij. Duke i kujtuar zëdhënësit se deklaratat rreth financimeve elektorale janë bërë nga forcat politike dhe ne vetëm sa i kemi pasqyruar ato, po e ftojmë t’i hedhë një sy fotos. Ndoshta pas kësaj do t’i ketë më të qarta idetë. Fenomeni i fajdeve është përkrahur nga PD. Parulla e saj elektorale “Me ne fiton[?] të gjithë”, përcaktohet dje nga një partie opozitës jo pa të drejtë si “parullë fajdesh”. Huamarrja është parë për shumë vjet nga qeveria e PD, si zgjidhja e vetme në kushtet e paaftësisë për ta vënë në lëvizje lokomotivën me emrin Shqipëri. Tani që fajdet po japin shenjat e rënies, nuk është e ndershme që të tradhëtohen ata që kontribuan për fitoret e “vitit të artësisë[?] dhe mençurisë shqiptare”. Shpresojmë se pas botimit të kësaj fotoje shqiptarët ta kenë më të qartë kush i sponsorizoi fajdet, se kush fitoi në emrin e tyre. Shpresojmë të jetë i qartë dhe fati që kanë patur një pjesë e “parave” më të pastra në botë, i parave të gjakut, siç ka deklaruar presidenti Berisha. Është e qartë se fajdet e kanë sponsorizuar PD, ashtu si PD ka sponsorizuar fajdet. Problemi është se ndërsa PD mori pushtetin me vota të vjedhura dhe udhëheq e qetë, fajdet po përjetojnë krizën e tyre. Dhe këtu ka një ndryshim jo të vogël. K.J. Poster elektoral i përdorur në fushatën elektorale të 20 Tetorit 1996 në Vlorë për kandidatin e PD, Gëzim Zile faqe 2,3,5,7,12
Gëzim Zile Nikollë Lesi Vlorë Shqipëri

Vjedhësit e fajdeve në sulm ndaj “Koha Jonë”

Mbrëmë urdhërohet: Gazeta të shtypet detyrimisht e fundit, bile të pengohet shpërndarja e saj në rrethe. Dje, gazeta “Koha Jonë” arriti tirazhin më të lartë me 52500 kopje.Ky është tirazhi më i lartë që është botuar deri më sot,sëbashku gazetën “RD” në janar 1991, e cila botohej me 60 mijë kopje. Po dje erdhi reagimi i ashpër nga ana e pushtetit: “Të bllokohet gazeta “Koha Jonë” dhe të botohet vetëm në 20 mijë kopje! Mesazhi i sh-tetit u transmetua po mbrëmë në redaksinë e gazetës “Koha Jonë” nga drejtori i gazetës presidenciale “Albania” Vili Rakipi, i cili duke përfituar nga lidhja e tij të dyshimta me presidencën ka urdhëruar që “gazeta “Koha Jonë” të shtypet e fundit në shtypshkronjën “Demokracia”, bile dhe pas gazetës “Seks” dhe të mos kalojë mbi 20 mijë kopje!” Mbrëmë “Koha Jonë” u dorëzua para në shtypshkronjë, në ora 21.40, por drejtori i shtypshkronjës zbaton urdhërin dhe shefat e tij të ujd, duke bllokuar botimin normal të saj dhe duke e postuar në mesnatë shtypjen e saj. Absurdite i VIII Rakipit dhe atyre që e kanë urdhëruar shkon deri atje sa të bllokohet shtypja e gazetës “Koha Jonë” si dhe të bllokohet gazeta që transportohen me agjensinë “Albania”. Shkak i tërbimit është tirazhi dhe shitja e lartë e gazetës “Koha Jonë”, këta tremben popullaritetin e saj në rritje.
Vili Rakipi

Berisha- gënjeshtari i madh i shtypit shqiptar

Berisha,disa herë ka bërë sikur është për lirinë e shtypit,por përherë kanë qënë segmentet e kontrolluara prej tij që kanë burgosur dhe dënuar gazetarët.Përherë presidenti Berisha ka bërë loja të paditurën për taksat tepër të larta dhe nga ana tjetër shtyrdhte gazetat me taksa.Presidenti bënte sikur po qanë hallin me drejtuesit dhe botuesit e shtypit në muajin dhjetor të vitit të kaluar,bile edhe premtoi publikisht për heqjen e një mori taksash mbi shtypin.TV dha skenën nga biseda e Berishës me shtypin,duke krijuar një demagogji,që vetëm Berisha di ta bëjë.Por deri më sot asgjë nuk është bërë.Berisha hesht dhe përderisa hesht ka gënjyer.Shtypi përsëri është nën darën e rëndë të taksave shtetërore.Janë më ditëra gazeta e revista,të cilat mezi paguajnë pagat e gazetarëve dhe punonjësve të tyre.Ndërsa gazetat pro-qeveritare ngrejnë,falimentojnë dhe ringrejnë përsëri gazeta me fondet e firmave fajdexhese dhe nga sponsorizime të Agjensisë Kombëtare të Privatizimit. Berisha përsëri hesht dhe bën sikur “qan” hallin për vështirësitë e gazetave.Buletinet e lajmeve të ATSH-së dhe gazetat proqeveritare zhurmojnë nga shkrimet “Berisha miku i madh i shtypit shqiptar”, “Berisha priti dhe dëgjoi me vëmendje drejtuesit e shtypit dhe u premtoi...”, si dhe plot gënjeshtra të mëdha, njëlloj si ustai i tyre.Berisha rri dhe ngrohet në presidencë,duke vëzhguar zverdhjen ekonomike të gazetave nga taksat që i rëndojnë mbi supe.Politika e tij shtërnguese po çon në rrënimin e shtypit të shkruar shqiptar,i vetmi element i plotë demokratik në Shqipëri. Megjithatë shtypi do të jetojë, ka luksin dhe do të jetojë edhe për të paguarur rënien e Berishës nga piedestali ku ka hyrë dhe nuk po di të vetëzbresë. NIKOLLË LESI
Nikollë Lesi Shqipëri