Sot, demonstratë në Tiranë
Opozita del në rrugë për të drejtat ekonomike të shqiptarëve. Policia bashkohet me popullin
Berisha dënon fajdet me vdekje. Janë bllokuar edhe paratë e kompanive
faqe 3, 7, 12
250 dhe 260 milion dollarë
Këto dy shifra paraqesin shumën e bllokuar të dy fondacioneve bamirëse në arkën e Bankës Tregtare dhe deficitin buxhetor të krijuar nga qeveria në vitin 1996.
Siç shihet, po t’i vendosësh pranë njëra-tjetrës, këto dy shifra ndryshojnë mes tyre me një diferencë prej dhjetë milion dollarësh. Në shtyp është hedhur ideja se paratë e Popullit dhe Xhaferrit, domethënë të depozituesve shqiptarë, janë bllokuar për të mbushur përkohësisht deficitin buxhetor të shtetit shqiptar që qeveria e zotit Meksi u “kujdes” të krijonte gjatë vitit financiar që sapo lamë pas. Një hipotezë e tillë, ndonfta spekulluese, duket se tregon megjithatë në një hipotezë tjetër, e cila është shumë më pak spekulluese, po të merren parasysh sinjalet që kanë ardhur së fundi nga bankat e të gjitha niveleve.
Mësohet se sasia e parave në banka ka ardhur duke u pakësuar deri në një pikë kritike dhe me pesimistët përdorin tani terma më direktë, si për shembull “bankat janë bosh” ose “arka e shtetit nuk ka më asnjë lek”. Nëse kjo do të ishte qoftë dhe pjesërisht e vërtetë, çka ekzistojnë motivet për ta besuar për një sistem monetar që mbështetet në një ekonomi tragjikisht të dobët, atëherë mund të thuhet me plot gojën se bankat nuk i disponojnë më paratë e fondacioneve, domethënë të shqiptarëve.
Tani që fajdet janë në krizë të plotë dhe njerëzit kërkojnë paratë, fakti që qeveria ngriu 250 milion dollarë nuk është shumë qetësues. Sepse kjo qeveri, e cila shkarkoi papritur nga vetja përgjegjësinë për humbjen e parave të shqiptarëve, ndërkohë që e mori pushtetin me sponsorizimin e firmave rentiere, mund të përdorë fare mirë për nevojat e saja dhe pjesën e parave që shpëtoi nga skemat e piramidave.
Ngrirja e depozitave të Popullit dhe Xhaferrit është edhe më shqetësuese se zhbllokimi i tyre. Deklarata e komisionit Pelinku se nuk dihet se kur do të përfundojë puna hetimore në financat e firmave, si dhe thirrja e djeshme e Berishës për shtrirjen e komisionit në fjalë në të gjithë Shqipërinë mund të krijojnë një situatë kolapsi, ku depozituesit do të reklamojnë faturat që mbajnë në xhepa në sportelet e fondacioneve, kurse këto të fundit do t’ua tundin para syve vendimin e qeverisë për ngritjen e 25 miliard lekëve të reja. Të cilat, duhen rikujtuar se janë të shqiptarëve.
K.J
Ja si kërkohen të drejtat në Bullgari
Sofje, nga protestat kundër qeverisë dhe reformës ekonomike. Foto: Reuter
Rrezikohet botimi i gazetës “KJ”
Mbrëmë “Koha Jonë” u shtyp në shtypshkronjë e fundit, meqenëse javën para per burgosjes, Urdhëri ishte i dhënë që me çdo kusht gazeta të mos dilte me qëllim që e vërteta mbi manipulimet qeveritare me fajdet të mos shpërndahej nëpër Shqipëri.
Pushteti në këtë moment kritik politik e ekonomik, siç duket po rrethohet i ashpër edhe me shtypin. Megjithatë ne, ashtu si edhe herë të tjera nuk kemi ndërmend të durojmë “nervat” e shkaktuar[a?] të qeveritarëve si dhe disa eunukëve të gazetës Albania të cilët po falimentojnë bashkë me fajdet.
Konkurrenca e lirë që ka propaganduar PD gjithsej, që ishte në opozitë po shkelet çdo ditë me këmbë te tregun shqiptar të lirë. Ne do të vazhdojmë të shkojmë të parët në shtypshkronjës si dhe në treg, pavarësisht nga taktikat e policëve të shtypit.
Në rast se këto ndërhyrje dhe pengesa vazhdojnë, atëherë ne do ta konsiderojmë këtë një luftë politike. Për shtetin duhet iu kthyer sytë prapa dhe të kujtojmë se të gjitha betejat me shtypin janë të humbura që në fillim. Sidomos në këtë moment, aspak oportun për të ardhmen e qeverisë dhe atyre që vendosin për mbarë e shtypjes në rotativë. Këtyre të fundit duam t’u kujtojmë se është në interes të profesionalizmit si dhe të seriozimit t’i lypin shkak i dështimit dhe jo gazeta Koha Jonë. Megjithatë kjo për këtë radhë...
SOT NË TREG BILETAT E LLOTARISË “KAMBO MARSHALL”
Të apasionuarit pas llotarive të fatit do të kenë sot në duart e tyre biletat që mund t’u buzëqeshë fati për t’u bërë milionerë.
Llotaria “Kambo Marshall” në e veçanta dhe më e sigurta nga të gjitha në treg.
KARELIA Slims