Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Martë 21 Janar 1997

Shteti lyhet me bojë

Çfarë ishin ata që dolën të dielën në sheshin qëndror të Tiranës? Protestues apo bojaxhinj? Çfarë ishte ai që skuqi shkallët e Pallatit të Kulturës, gjak apo bojë? Kjo dilemë, tepër cinike për viktimat e rrahura ose të çuara urgjent në spital, por edhe për disa mijë njerëz që kanë sfiduar kordonet e skafandrave pardje në sheshin “Skënderbej”, është rezultati i mjegullës që hodhi në eter informacioni i dhënë nga RTSH dhe komunikata e Ministrisë së Brendshme rreth protestës. Në ekran pamë një grua të intervistuar në të njëjtin stil me intervistën e censuruar të Sudes, në një dhomë të mbyllur (dhe jo në podiumin e Pallatit ku ndodhej në fillim) dhe fjalët e vetme që u dëgjuan nga goja e saj ishin “e lyeva aty”. Askund nuk u dëgjua fjala “bojë”. Ajo nuk u shqiptua kurrë nga “dëshmitarja e akuzës”. Më tej dëgjuam fletë për fletë kuti boje dhe persona që ishin munduar të lyheshin më të para kamerave të huaja. Në qendër një burrë i moshuar i larë në ngjyrë të kuqe, gjak sipas atyre që ishin aty, bojë sipas versionit zyrtar. Nga fajdet tek boja, gjithshka u transferua në një polemikë me sfond të kuq. Përgjigjen më të mirë tragi-komedisë zyrtare me bojën e kuqe ia dha dje Syrja Bebri, njeriu i gjakosur, heroi i dytë i valës satelitore. Fytyra e tij pushtoi të gjitha kanalet e botës, madje edhe atë shqiptare. Tetë muaj pas të moshuarit që befritisë i mbuluar nga gjaku në protestën e opozitës pas zgjedhjeve, fshatari 58 vjeçar Bebri nga Shkoza ka dalë dje para gazetarëve në konferencë e shtypit të PS, duke treguar një të çarë në kokë, të eminbuar nga gjaku i mpiksur. Janë bërë publikë gjithashtu edhe emrat e personave që janë transportuar në spital, si pasojë e goditjeve të marra dhe fronditjes së shkaktuar gjatë protestës. Një ditë më pas partitë e opozitës kanë njoftuar për një të vrarë dhe disa të arrestuar në Fier, mes të cilëve kryetari i PS. Është ndaluar gjithashtu edhe gazetari i “Koha Jonë” Roland Yzeri. Bilanci i mësipërm e zgjidh përfundimisht debatin rreth qëndrimit të forcave të rendit dhe atyre speciale të angazhuara të dielën e shkuar në mitingjet “antifajde”. Në Tiranë dhe qytetet të tjera ka patur dhunë dhe kjo është e qartë. E diskutueshme ndoshta është sesa brutale ka qenë ajo ndaj protestuesve. Ministria e Brendshme ka deklaruar se forcat e rendit nuk kanë ushtruar dhunë. Në rast se me këtë komunikatë ka patur parasysh 28 majin e vitit të kaluar, kjo mund të jetë e vërtetë. Tetë muaj më parë shkopinjtë e policisë nuk patën kursyer askënd, as deputetët e Kuvendit Popullor dhe kryetarët e partive dhe as gazetarë të huaj. Por e diela e janarit nuk ishte e marta e majit. Kësaj radhe një pjesë e mirë e policisë, siç e kanë deklaruar vetë drejtuesit e saj, ka qenë edhe vetë viktimë e piramidave. Këtë klientë me uniforma nuk mund t'i rrinin mënjanë ata që kishin dalë në shesh për të kërkuar paratë e humbura. Problemi i interpretimit të protestave popullore nuk duhet ulur në nivelin e punonjësve të thjeshtë të rendit. Çështja e leximit të sinjaleve që vijnë nga rruga dhe qëndrimi ndaj tyre i takon shtetit shqiptar dhe organeve kryesore të tij. Pikërisht këtu, në zyrat ku përgatiten deklaratat për shtyp dhe jepen urdhërat për qetësimin e shtetit, duket se ndodh deformimi i madh. Këtu gjaku kthehet në bojë dhe shkopinjtë në kërkime krahësh. Qeveria nuk ka patur nevojë për historinë e bojës së kuqe. Ajo çka mund ta ndihmonte shtetin në këto momente, ishte pranimi i të vërtetës dhe ndershmëria me veten dhe publikun. Skënder MINXHOZI
G. Shkullaku Skënder Minxhozi Roland Yzeri Tiranë Pallatit Të Kulturës Skënderbej Shkoza Fier

NË TREG BILETAT E LLOTARISË “KAMBO MARSHALL”

Të apasionuarit pas llotarive të fatit do të kenë sot në duart e tyre biletat që mund t'u buzëqeshë fati për t'u bërë milionerë. Llotaria “Kambo Marshall” më e veçanta dhe më e sigurt nga të gjitha të tjerat

Faqe 2 □ Spitalet mbushen me infarkte Faqe 9 □ PS: Do të vazhdojmë me demostrata Faqe 9 □ Foresti në miting: Ka edhe më keq se kaq Faqe 12 □ Banka: Stop përgjithmonë fajdeve Faqe 13 □ Xhaferri hesht për demonstratat Faqe 23 □ M. Shumaker flet për gazetën “Koha Jonë”
Xhaferri M. Shumaker