22/01/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

22 janar 1997

Xhaferri mbyll sportelet

Lajme kontradiktore për “Gjalllicën”. Policia: “E arrestuam”. I ati: “Ai është në shtëpi” faqe 2, 6

Enigma e listave

Nga Sudja dhe milionat e saj tani kanë mbetur vetëm listat. Fajdexhesha është arrestuar dhe bashkë me të ka zënë qelihe thuajse i gjithë stafi teknik që për pesë vjet me radhë ka kaluar nëpër duar disa dhjetra milionë dollarë. Nga godina Sude tani kanë mbetur rrënojat - listat e gjata të klientëve që s’u shlyen kurrë. Një arkivë e rrëmujshme që sjell në mend tapitë dhe dokumentet hipotekore që gjeti regjimi komunist pas luftës së Dytë Botërore. Fati i Sudes është burgu, po ai i mijëra njerëzve që i besuan paratë, cili është? Tani për tani duket të jetë aspak optimist. Megjithatë depozitorëve nuk u mbetet veçse të shpresojnë dhe të kënaqen sadopak me deklaratat që i vijnë në gojë Rrapush Xhaferrit për të ndihmuar Suden. Por, me paratë dhe dokumentat që provojnë praninë e tyre, nuk mund të luhet. Këtë nuk e bëri Enver Hoxha me të shpronësuarit, kjo nuk duhet të ndodhë as me shtetasit shqiptarë, tani kur ata kanë humbur dhe kursimet e fundit pas mureve të piramidës Sude. Fati i listave të klientëve është esencial për vazhdimësinë e procesit të gjatë dhe të vështirë të rikthimit të parave tek të zotët. Megjithëse aktualisht do të ishte shumë e vështirë të parashihje një normalizim të shpejtë, ky nuk mund të jetë motiv i mjaftueshëm për të shpërdoruar dokumentacionin që firma ka lënë pas. Në momentin kur me Suden ka filluar të merret drejtësia, organet kompetente duhet të kenë rënë në kontakt në selinë e saj, me të gjithë dokumentacionin disa-vjeçar ku pasqyroheshin veprimet financiare të kryera me klientët. Nuk dihet nëse ky material i vlefshëm është marrë në dorëzim dhe arkivuar pa u dëmtuar ose humbur. Një listë mund të përmbajë disa dhjetra milionë lekë të vjetra dhe qindra klientë të regjistruar. Listat e gjetura në selinë e firmës Sude janë prova e parë e duhet administruar nga drejtësia, kur të fillojnë shqyrtimet e padive që kanë vërshuar në gjykata. Është e vërtetë që faturat e lëshuara nga fajdexhesha nuk kanë qenë të shoqëruara nga akte noteriale. Ato nuk ishin ligjore nga ana formale dhe kjo është një arsye më shumë për të siguruar rregullsinë e dokumentacionit të gjetur në sportelet e grumbullimit. Nesër drejtësia shqiptare do të ketë shumë punë me paditë kundër firmave të rëzuara të fajdeve. Në mënyrë që njerëzit të mos humbin për herë të dytë diçka që e kanë hequr me mundim nga xhepat dhe goja, është urgjente që të arshivohet gjithshka që ka të bëjë me praktikat dhe dokumentacionin që provon depozitat. K.J

Kreditorët: Gjeneral ku i ke paratë ?

Foto: Reuter

Dje, rrihet “gjenerali” Xhaferri

Dje rreth orës 14.10 pranë filialit të Fondacionit “Xhaferri” (pranë poliklinikës “Gjallcia”) një numër i madh kreditorësh rrethojnë veturën e presidentit të Fondacionit “Xhaferri”, zoti Rrapush Xhaferri dhe kërkojnë me përmbysjen, pasi nuk po jepte paratë kreditorëve. Në moment ndërhyn policia dhe bodygardët e tij dhe e shpëtojnë nga grushtet e njerëzve që prisnin për paratë e tyre. Irritimi i kreditorëve arriti kulmin, kur u mor vesh se falimentoi dhe Fondacioni “Xhaferri”, pasi bllokoi të gjitha sportelet e tij të gjithë vendin, duke shkaktuar humbjen e shpresës te mijëra qytetarë. “Gjenerali” u kthye në shtëpi i vetëm e gjenerali. M.B.

Fondacioni bllokohet. Presidenti: Do të prisni 3-4 ditë. Dënohen 53 demonstrues. Paditen liderët e opozitës