Arrestohen bosët e fajdeve
Gratë e pushtetarëve marrin fshehurazi depozitat. Policët marrin thasë me para nga Xhaferri
Policia arreston në mesnatë “Popullin” dhe “Xhaferrin”. Sot protesta në Shkodër, Vlorë, Fier, Durrës
faqe 2, 3, 12, 14
Fajdet, faji dhe FMN
Kur në fund të dhjetorit shpërtheu skandali i fajdeve të gjithë u sulën të gjenin se kush e kish fajin: shteti, kopetenti, piramidat apo disa pasanikë parash anonimë. Në momentin që në Shqipëri filluan të binin kambanat e fajdes i harruan një zë që tingëlloi në tetor, disa ditë përpara zgjedhjeve lokale të 20 tetorit. Një zë që doli nga goja e ministrit shqiptar të financave dhe që ishte FMN. Në tetor FMN ia tha qartë Berishës se prishja e sistemit të fajdesë në Shqipëri ishte kusht për vazhdimin e marrëdhënieve me të dy palëve si dhe për lidhjen e marrëveshjes për vitin 1997. Atë kohë Berisha dha sinjale se nuk kishte ndërmend të respektonte formulën e FMN sidomos në prag të fushatës elektorale. Gjatë qëndrimit në Shqipëri ekspertët e FMN u provokuan jo pak nga partia e presidentit e cila ngjiste nëpër mure postera me emra sponsorëve fajdexhinj. Nga ana e tyre, disa fajdexhinj të cilat sot janë në burg ose shumë afër tij, ironizuan jo pak me FMN. Ne injorancën ose fodullëkun e kultivuar dhe frymëzuar nga mbështetja e PD, fajdexhinjtë i bënë thirrje FMN të depozitonte paratë në sportelet e tyre.
Ndërkaq, pasi ra entuziazmi i fitores së 20 tetorit, Berisha u kujtua se këto beteja ishin marrë me shumë sakrifica. Betejat kundër kundërshtarëve socialistë kishin patur një çmim tepër të lartë dhe të papërballueshëm nga financat e shtetit. Deficiti buxhetor i vitit që u mbyll rezultoi të ishte 260 milionë dollarë. Këtë shifër kishte premtuar ta mbulonte FMN së cilës në tetor i ishte mbyllur dera. Pikërisht në këtë kohë shteti filloi të merrte seriozisht me fajdet, si një kusht, sine qua non, për përmirësimin e relatave me Fondin Monetar. Më pas erdhën falimentet e Sudes, Gjallicës, dhe akoma me pas dënimi me vdekje:shteti mbylli bankat për fajdet ndërkohë që deri para zgjedhjeve i kishte shqyer kanatat për fajdexhinjtë.
Pas gjithë këtyre masave, përfshirë edhe ngritjen e disa komisioneve anti fajde si dhe burgosjen e tre fajdexhinjve, shqiptarët janë më se të bindur se tashmë është shteti ai që i ka dënuar fajdet me vdekje. Komisioni i fajdeve është vetëm një levë politike i cili lëviz sipas interesave të shtetit. Rasti i djeshëm i arrestimit të Xhaferrit dhe Drizës, ende pa u bërë publike hetimet përfundimtare të komisionit, flet shumë. Xhaferri, Drizdrhe ata që do të vijnë pas tyre janë kurbanë të shtetit shqiptar në dobi të FMN. Ata mund të liheshin edhe disa kohë të operonin normalisht sepse depozitat tregojnë se sa ka lekë para, por tani firmat është shteti ai që nuk pret. Nga prapa ka një ultimatum që duhet ta respektojë në kohë dhe në heshtje.
Por në qoftëse se shteti e ka zgjidhur tashmë dilemën e tetorit, me FMN apo me fajdet, momentalisht ai ndodhet në një dilemë tjetër. Dilemën po e dëshmon deklarimi i fajdexhinjve. Arrestimi i tyre nuk është bërë aspak mbi hetimet e piramidave apo të organizimit. Arrestimi është bërë në radhë të parë në bazë të afinitetit të shtetit me rentierët si dhe në bazë të numrit të depozituesve. Shteti e ka tashmë të qartë se numri i klientëve të Xhaferrit, Popullit dhe Sudes nuk është aq i madh sa të shkaktojë demonstrata të mjaftueshme sistematike sa për ta bërë të pamundur qeverisjen. Nga ana tjetër tre kompanitë e mëdha Vefa, Kamberi dhe Gjallica mund të hedhin në dëshpërim me tepër se gjysmën e Shqipërisë për nga numri i klientëve si dhe shumat e mëdha të depozituesve. Kriza e tyre dhe e çelësit më shumë mbarimi i shpresës për to, do e nxirrte në rrugë qindra mijra njerëz.
Në kohë krize shteti është në mëdyshje. Sa dhe deri ku duhet përmbushur kushti i FMN. Në rast se fajdet do të pushtokëshin nga gjit[?]a bashkë, siç kërkon marrëveshja, kjo nuk do të kishte shumë vlerë sepse pushteti do të lëkundej aq fort sa që asnjë marrëveshje me FMN nuk do ta mbante dot në këmbë. Prandaj është zgjedhur rruga e mesme me Suden, Xhaferrin dhe Popullin.
BEN BLUSHI
(Vijon në faqe 3)
Tirazhi i “Koha Jonë” për ditën e sotme : 60160 kopje
Sot, parlamenti kryqëzon fajdet
Kryq bronzi i gjetur në Jeruzalem që mendohet se i përket shekujve IV - V
Foto: Reuter
Mbrëmë në mesnatë Rrihet barbarisht Edi Rama
Mbrëmë në mesnatë
Rrihet barbarisht
Edi Rama
Mbrëmë në mesnatë persona të panjohur kanë goditur me hekurra në kokë piktorin e njohur Edi Rama. Rama i cili sapo është kthyer në Tiranë pas një specializimi në Francë ishte duke shkruar një intervistë mjaft të ashpër ndaj politikës së Berishës. Pas kësaj ngjarjeje ai është shoqëruar në spital dhe ende nuk dihet gjendja shëndetësore pas plagëve të rënda.
NË TREG BILETAT E LLOTARISË “KAMBO MARSHALL”
Të apasionuarit pas llotarive të fatit do të kenë sot në duart e tyre biletat që mund t'u buzëqeshë fati për tu bërë milionerë.
Ato mund t'i gjeni në të gjitha pikat e shitjes së gazetave