Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

E Premte 24 Janar 1997

VEFA: Mirupafshim në prill

Kompania VEFA bllokon kapitalet themelore nga 3-6 muaj. Vetëm 5% interes për të gjithë Parlamenti: 20 vjet burg për piramidat. 17 rreshta ligj për 2 miliardë $ Shkodra: Ultimatum qeverisë deri të hënën. Të zhbllokohet “Populli” dhe Xhaferri. Durrësi dhe Elbasani në rrugë Parlamenti: 20 vjet burg për piramidat. 17 rreshta ligj për 2 miliardë $ Shkodra: Ultimatum qeverisë deri të hënën. Të zhbllokohet “Populli” dhe Xhaferri. Durrësi dhe Elbasani në rrugë
Shkodër Durrës Elbasan

Bankat bllokojnë “VEFA”

Kompania më e madhe shqiptare "Vefa Holding" ka njoftuar dje bllokimin e kapitaleve themelore të huadhënësve, për një periudhë prej tre deri në gjashtë muaj. Përqindjet rrafshohen të gjitha në shifrën pesë dhe kjo bëhet, siç thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Vefas, “për të mundësuar vazhdimësinë e investimeve të kompanisë”. Gjithmonë sipas njoftimit, kanë qenë “kreditorët, manaxherët dhe dashamirësit e kompanisë”, ata që kanë sugjeruar këtë zgjidhje. Në këtë mënyrë, nëse gjithshka do të shkojë sipas komunikatës së fundit, shqiptarët do t’i marrin paratë e futura në kompaninë më të madhe të vendit jo më parë se data 23 prill. Vendimi i kompanisë për të bllokuar paratë e klientëve, ka ardhur pas idesë që presidenti i Vefa-s Vehbi Alimuca[j?] kishte hedhur në shtyp rreth shqyrtimit të një propozimi të kreditorëve dhe menaxherëve etj. Sipas tij, propozimi kishte të bënte me bllokimin për një periudhë nga tre deri në gjashtë muaj të kapitaleve themelore të huadhënësve të kompanisë, duke dhënë ndërkaq përqindjet përkatëse. Zoti Alimucaj nuk ka dhënë ndërkohë asnjë shpjegim rreth statusit dhe identitetit të këtyre personave, të cilët kanë vendosur praktikisht fatin e disa dhjetra milionë dollarëve që duhet të ndodhen në listat e klientëve të kompanisë. Presidenti i “VEFA”, zoti Alimuca duhet që njoftimin e tij për shtyp ta shoqëronte edhe me shifra plotësuese, pasi numri i kreditorëve të tij është më i madh ose i barabartë me afro 500 mijë shqiptarë. Ekspozivi “VEFA” është nga më të rrezikshmit dhe pasojat e tij zor se mund të harrohen brenda një muaji. Rrezimi i “VEFA” është rrezim edhe për Berishën. Stop-i disamujor i Vefa-s ngre pikëpyetje të shumta në opinionin publik shqiptar. Bllokimi që i ka bërë banka superbosit, me sa duket i ka tronditur financat e tij. Megjithatë njerëzit duket se u intereson të shohin qartë, por më shumë u intereson të marrin paratë e tyre. Tani kur fajdexhijtë po u dridhen këmbët në të gjithë vendin dhe kur disa prej bosëve kanë shkuar në burg, kompanitë e mëdha po tentojnë të rezistojnë në një klimë të përgjithshme mosbesimi që ka kapur klientët. Presioni për të tërhequr paratë ka qenë i madh dhe kjo ka shtuar fluksin e daljes së parave nga arkat. Megjithëse Alimucaj e ka mohuar kategorikisht që “kompania e tij” kishte probleme të ngjashme me firmat e tjera, përseri bllokimi që i ka bërë banka atij tregon se problemet i kanë trokitur në derë edhe “VEFA”. Duke filluar që sot, ne do të shohim sesi do ta presin klientët e kompanisë vendimin e marrë në selinë e shefit “Avi Rustemi”. Reagim i fortë apo pritje dhe durim? Saktësojmë se rënia e Alimucajt është edhe rënie e Berishës. Ndaj që sot, doflota bankat do të vihen në urdhërin e rreptë të pushtetit për të ciruar paratë e panumërta të “VEFA”.
Vehbi Alimuca[j?] Berisha Avi Rustemi

Të dielën miting i opozitës

Policia jep lejen përkatëse Opozita e ka marrë lejen për të organizuar një miting proteste të dielën ora 11.00 në stadiumin “Dinamo”. Mitingu do të ketë si temë mbrojtjen e të drejtave ekonomike të shtetasve. Partitë e opozitës kanë ftuar në protestë të gjithë opinionin publik të interesuar për ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë ekonomike dhe politike ku e ka futur qeveria e Partisë Demokratike. Ky do të jetë mitingu i dytë i opozitës, pas atij te sheshi “Skënderbej”, ku mijëra vetë manifestuan kundër shtetit.
Dinamo Skënderbej

NË TREG BILETAT E LLOTARISË “KAMBO MARSHALL”

Të apasionuarit pas lotarive të fatit do të kenë sot në duart e tyre biletat që mund t’u buzëqeshë fati për tu bërë milionerë. Ato mund t’i gjeni në të gjitha pikat e shitjes së gazetave.