Berisha mbrohet me Ushtri
Presidenti i Republikës shpall de facto gjendjen e jashtëzakonshme. Ushtarët: Nuk qëllojmë mbi popullin
Mitingje dhe protesta në Tiranë, Vlorë, Korçë, Shkodër, Fier. Dy të vdekur në Kavajë PD anullon antimitingun para selisë së socialistëve. SHBA: Apel për qetësi
Freno kalin, zoti President!
Rruga mbyllet këtu, më tej fillon gremina ku Shqipëria nuk mund t’i gjendet me as kokat. PD, me në krye Sali Berishën e sollën këtu, por mund të ndalen vetëm këtu. Dy herë u dogj Shqipëria nën PD; herën e parë kur erdhi, ndërsa herën e dytë tani kur po ikën. Është mjaft, edhe për me te pangopurin me tmerrin. Ndalni!
E shikoni, zotërinj sundues! Askush nuk ju do më. Populli dogji simbolet dhe ndërtesat fatkeqe që mbanin siglën e PD. Në rrugë populli akuzoi Presidentin si hajdut dhe qeverinë grabitqare. Nënkryeministri vendosi t’u përgjigjet nga populli. Shqiptarët po hakmerren pse iu vodhën votat, e mandej edhe xhepat. Tani nuk ka mbetur më asgjë.
Të dyja palët: Sunduesit dhe të sunduarit, ndodhen ballëpërballë, duarbosh. Populli është boshatisur nga gjithçka. I vodhën shpresën, aspiratën për demokraci, votat e 26 Majit. Më parë i kishin vjedhur gjithë djersën e derdhur për 50 vjet radhazi, duke e futur në xhepat e pak njerëzve të skemës nepotiste qeveritare. Qeveria la të lirë krimin që e shkaktoi mijëra kufoma njerëzore. Qindra mijëra shqiptarë mallkuan tokën e tyre, pse ishit ju present, dhe u shpërndanë nëpër botë ose në ujëra detesh. Tani janë kthyer përsëri me fytyrë nga e ashtu-quajtura qeveri e tyre, egërsisht, e duarbosh.
Ndërsa po kaq e boshatisur ndodhet edhe vetë qeveria. Ajo ka humbur 260 milionë dollarë nga bilanci buxhetor; ka vjedhur rreth 1 miliard e gjysëm dollarë të popullit nëpër firmat mashtruese, në pagësat për manipulimin e zgjedhjeve politike dhe për eliminimin e opozitës. Bota perëndimore ka stopuar çdo hap ndaj Shqipërisë. Qeveria shqiptare nuk gëzon legjitimitetin e popullit, ashtu sikurse Parlamenti, është produkt vetëm i Sudes apo i VEFA-s. Në mes të muajit prill, edhe Presidenti mbyll kapitullin legjitim.
E vetmja gjë që ka në dorë qeveria dhe Presidenti, është arma. Edhe armën e vunë në përdorim, duke instaluar gjendjen e jashtëzakonshme. E ku duron më gjendja shëndetësore e jashtëzakonshme këto Shqipërië, një gjendje të jashtëzakonshme kaq kapriçioze qeveritare?!
Ku po shkoni më tej? Do t’i shkoni të gjithë në ferr! Shqipëria e pamasuar me sjelljen demokratike, e kuptuan ferrin, dhe tani janë vënë përballë forcës së qeverisë. Edhe qeveria e Berishës, me sa shihet, është betuar të rezistojë me forcë. Sot, nën thirrje frenetike të disa militantëve të PD, është thirrur të organizojë një miting kundër selisë së PS, akt që mund të shënonte luftën civile në Shqipëri. Tensioni ka fije të holla të Berishës, ashtu si të gjithë njerëzit me koka të ftohta dhe arsye të shëndoshë, liderët e opozitës, institucionet jashtë qeveritare dhe intelektualët, po kërkojnë dialogun dhe marrëveshjen. Institucionet Perëndimore dhe qeveria amerikane po kërkojnë t’i jepet fund tensionit dhe të fillojë tryeza e bisedës në Shqipëri. Është jo vetëm nder, por edhe detyrë e qeverisë që të zbatojë para vullnetit të popullit.
Dorëheqja shënon paqe dhe shans për paqen e të dyja palëve. Edhe kjo është në dorën e Presidentit të Republikës, i cili është bërë i njohur si nator me fjalën e shtetit”. Këtu freno kalin, zot Berisha; kjo është veçse e mirë që ka mbetur.
FRROK ÇUPI
Ndre Legisit i thyhet kafka
Të dielën gjatë protestave në sheshin “Skënderbej” në Tiranë Foto: Reuter
Majko: Legisin e qëlluan pas thirrjeve të PD “vdekje socialistëve”
Leva mbi kokën e njeri prej krerëve të PS. Ndre Legisi, ish deputeti i opozitës, duke u kthyer për në banesën e tij në afërsi të qendrës së kryeqytetit, është qëlluar mbrëmë për vdekje. “Frakture e kafkës, katër plagë të thella në kokë” - kanë bilancin tragjik dalë nga goja e njeri prej mjekëve të repartit të Urgjencës, në spitalin Ushtarak. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në orën 21.00, kur duke shkuar për në banesën e tij, në afërsi të selisë së PSD, pak metra larg Hotel “Arbëria”. Legisi është qëlluar nga disa persona të panjohur me leva në kokë. Ish studenti i Dhjetorit ’90, pasi ka dorëzuar një shkrim në Redaksinë e “ZP”, ka menduar të udhëtojë i vetëm, kur para tij ka rënë në mes të rrugës, prej e goditjeve barbare. Një pedagog i Universitetit Bujqësor të Kamzës, ka qenë duke kaluar në atë moment me makinën e tij, kur ka parë të shtrirë në anë të rrugës një njeri të larë në gjak. Ka ndaluar dhe është munduar t’i japë ndihmën e parë, kur në agoni i plagosuri ka mundur të thotë vetëm këto fjalë: “Jam Ndre Legisi, disa civilë më qëlluan me leva”. Menjëherë pedagogu e ka marrë trupin gjysëm të pajetë te ish deputeti, për ta dërguar (Vijon në faq 14)
ALFRED PEZA
Thirrje për mbylljen dhe djegien e gazetës “Koha Jonë”
Fill pas aktivit të PD së Tiranës, ku u kërkua nga Ylli Vejsiu e të tjerë mbyllja e menjëhershme e gazetës “Koha Jonë”, mbrëmë vonë persona me makina pa targa kanë ardhur në zyrat e redaksisë së gazetës ku kanë kërcënuar se “do t’ju vrasim, do t’ju hedhim në erë redaksinë”. Fill pas kësaj persona të paidentifikuar kanë marrë në telefon dhe kanë folur me të njëjtën gjuhë presioni. Pas kësaj u vunë në gadishmëri tre skuadra policie të komisariatit nr.1 të policisë, të cilët morën në ruajtje redaksinë e gazetës “Koha Jonë”, duke u treguar korrekt dhe dashamirës ndaj gazetarëve të “Koha Jonë”.
Të dielën gjatë protestave në sheshin “Skënderbej” në Tiranë Foto: Reuter