06/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

6 shkurt 1997

Vlora: Berisha në det

Vetëm 4 mijë kreditorë marrin paratë e Popullit dhe Xhaferit 30 mijë vlonjatë protestojnë gjatë gjithë ditës. Policia qëllon me armë. 20 të plagosur Faqe 2, 9 Dje në Vlorë. Foto: Reuter

Millosheviçi dorëzohet, Berisha ende jo

“Never”. Kjo fjalë në anglisht, që do të thotë “kurrë”, e thënë me një mllëf që bënte shumë në sy ishte përgjigja e presidentit Berisha, për pyetjen që i bëri korrespondenti i shërbimit botëror të BBC-së rreth mundësisë së heqjes dorë prej tij nga pushteti. Me këtë “never” Berisha i tregoi me gojën e tij botës se tashmë është një i semurë i pashërueshëm nga ethet e pushtetit. Sunduesi aktual i Shqipërisë, me “never-in” e tij, ua bëri të qartë shtetasve të tij se ai do të përdorë të gjitha mjetet, përfshi edhe ato ilegale, për të mos u lëshuar kundërshtarëve të tij as shtegun më të vogël që t’i rrezikojnë kolltukun presidencial. “Never-i” presidencial bëri gjithashtu të qartë se numri një i shtetit shqiptar është aktualisht politikani shqiptar më pak i gatshëm për të përdorur armën më të zakonshme të një udhëheqësi që ndodhet në krizë: kompromisin. Me një fjalë të vetme, Berisha, ose “Mister Never”, mori mbi shpinën e tij një peshë jo të vogël mëkatësh që i kanë ndodhur këtij vendi gjatë këtyre viteve. Ai mori mbi vete futjen në burg të Fatos Nanos, vjedhjen e votave më 26 maj, dhunën kundër opozitës dhe nxjerrjen e ligjeve kufizuese për aktivitetet e saj, si dhe prit at banditëske kundër atyre që nuk i mbajnë iso. Me këtë “never”, sqarohen përfundimisht misteret e lenies së vendit pa kushtetutë gjatë gjithë këtyre viteve, pa bërë fjalë për vënien nën kontrollin presidencial të të gjitha pushteteve, përfshirë madje edhe edicionin televiziv të lajmeve të orës 20.00. Fjala “never” është në themel të metamorf ozës së qindra mijëra shqiptarëve, të cilët thirrjen “Rroftë Sali Berisha” e kanë zëvendësuar me “Poshtë Sali Berisha”. Duke dëgjuar “never-in”, me të cilin njeriu, i cili sot qëndron mbi kokat e tyre, shprehu këmbënguljen e tij për të luftuar deri në vdekje që të mos lëshojë pushtetin, shqiptarët morën sinjalin më të qartë se Berisha mund t’i kthejë ata në një diktaturë edhe më të egër se ajo e Hoxhës, vetëm e vetëm që të mbetet gjithmonë “numri një”. “Never-i i Berishës deklarohet pothuaj në të njëjtën ditë, kur diktatori i Serbisë, i njohur opozitës fitoret në zgjedhjet lokale, ndërsa socialistët bullgarë, iu nënshtruan dëshirës së popullit të tyre, duke pranuar zgjedhjet e parakohëshme. Këtu duket se ka qëndruar dhe qëndron diferenca mes nesh. G.L.

Bllokohet nga policia gazeta “Koha Jonë”

Dje, që në fillim, u bllokua shtypja e gazetës “Koha Jonë” nga shtypshkronja “Demokracia” (pronë e gazetave prov qeveritare). “Koha Jonë” doli nga shtypshkronja në ora 7.00. Pas kësaj në linjën e Vlorës automjeti i gazetës “Koha Jonë” u bllokua nga policia në dalje të qytetit të Fierit. Ndërkohë që automjeti me gazetat prov qeveritare “Albania” dhe “RD” u la të kalonte nga policia, gazeta “Koha Jonë” nuk u lejua të shkonte drejt Vlorës, duke u kthyer pothuaj të gjithë tirazhin për në Tiranë. Një pjesë e tirazhit është marrë nga forcat e policisë dhe është hedhur në rrugë. Shoferi i linjës tregon se një pjesë e policëve bashkë me ndaj “KJ” i kanë treguar në konfidencë se kemi urdhër për të bllokuar gazetën “Koha Jonë”. Ndaj sot lexuesit vlonjat do të marrë falas gazetën e djeshme (nëse lejohet edhe sot të shkojë gazeta “Koha Jonë” në Vlorë).