14/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

14 shkurt 1997

Meksi: Gati për luftë civile

Ditari i Kadrisë. Gjallica, edhe 100 mijë USD të tjera për PD

Aleksandri i “Vogël” kërkon luftë

Parmbremë Aleksandri “Vogël”, Meksi i ka lëshuar fjalë gjithë botës sikur taboret e tij janë gati ta marrin me ushta “Dyqinjën” e dashur Demokrataci hajdute. Me siguri, në mendjen e kryeministrit tonë, janë ngatërruar personazhet heroikë me personazhet komikë të luftave më të mëdha botërore. Përderisa në njërin nga ekranet me prestigjozë të botës EURONEWS, ai tha-çale-çale, pak a shumë kështu: “the socialists ask a civil war; we and albanian people are ready”. (Socialistët kërkojnë luftë civile, ne dhe populli shqiptar jemi gati). Dje Partia Socialiste reagoi me indinjatë kundër kësaj thirrjeje të kryeministrit. Megjithatë ky nuk mund të mohojë, por rotulloi nëpër gojë shumë fjalë po rreth luftës civile. Sipas radios BBC, disa ditë më parë në gazetën Le Monde, i madhi i të Parit tonë, vetë Presidenti Berisha paska përmendur togfjalëshin tragjik “luftë civile”. Më të Parët e shtetit, na e kërkojnë luftën civile me guximin se janë të lidhur së bashku, në të njëjtin front. Mbledhja e fundit e PD tregoi se qeveria është në front të përbashkët kundër vullnetit popullor. Na e kërkojnë luftën, njësoj si copën e bukës. Ose këta nuk dinë më çfarë është buka, sepse rrojnë me dietë speciale pasanikësh; ose nuk dinë çfarë është lufta civile. Ose këta i dinë që të dyja, dhe ndërkohë projektojnë fatkeqësinë njësoj si “kosharin e misrit”. Na e kërkojnë luftën si copën e votës. Edhe votën e shpallën, si para edhe pas 26 Majit, pronë të PD. Kështu e morën, dhe e privatizuan pushtetin. Tani me sa duket mendojnë se mbas votës së vjedhur, mund të na ndezin edhe luftën. Na e kërkojnë luftën, njësoj si paratë për fajde. Kur e panë se “me këngë e valle në gojë” iu dhamë paratë e pakta të fukarait, ata menduan se iu dhamë edhe shpir-tin që ta venë në grykën e topit. Prandaj as Aleksandri i “Madh” dhe as “i Madhi” mbi të “Madhin” (kam frikë mos vallë shkronja “dh” bëhet “rr”), nuk kanë faj. I mësuam vetë. Një qeveri që ka hipur në kalin e aventurës së dhunimit të të qeverisurve, deri në grabitjen shtëpi për shtëpi të pasurisë, kjo natyrshëm të nxjerr “shpatën” nga milli, edhe pse populli është një këmbësor. Kur populli e mëson keq dhe nuk u shtrëngon qeverinë e vet, natyrshëm duhen të presë këtë që po shikon. Kur politika e të Mëdhenjve mbyll sytë para fatit të popullit shqiptar, për shkak se një delegatë ka blerë qymyr apo baltë, një tjetër është bashkëhajdut në fajdet shqiptare, një ambasador ka ngritur në Tiranë dyqane trobash apo mielli, atëherë nuk mund të pritet më shumë. Një qeveri e më- atërë nuk mund të pritet më shumë. Një qeveri e më-? (leximi i paqartë) Shqipërisë, kur i mbushet mendja për suar keq, edhe në Shqipëri, kur i mbushet mendja për aventurë, mund të gjakosë popullin e vet dhe të rrezikojë rajonin. Pra ka edhe më keq se sa deklarata e kryeministrit. Më e keqja është sikur ky të lejohet të zbatojë deklaratat. Por ka edhe më mirë. Më e mira është që populli shqiptar të ndalojë dorën e luftënxitësve, të ndërtojë qeverinë që i duhet, dhe të qeveriset si të gjithë popujt e përparuar. Larg qeverisë së keqe edhe lufta është larg. Ndryshe, jo. FRROK ÇUPI

PD, luftë në Fier, 5 viktima

Dje, pamje e zakonshme në Tiranë. Foto: Reuter

Sot forumi bojkoton tryezën e PD

— faqe 3 —

Italia bllokon ndihmat për Shqipërinë

— faqe 6 —

Sot 20⁰⁰-20⁰⁵ protestë pa dhunë Gazeta “Koha Jonë” në shenjë proteste dhe lije i bën thirrje gjithë shqiptarëve që sot të fik[in] televizorët dhe dritat nga ora 20.00-20.05, pikërisht në momentin që fillon stgla e lajmeve të TVSH.

Dhjetëra deputetë kundër Berishës

— faqe 7 —

Deklaratë e papërgjegjshme e kryeministrit. Opozita i shkruan ambasadave