Meksi: Shtëpi për të pastrehët. Banka: S'ka shtëpi pa hipotekë
Faqe 9, 12, 13
PD-ja e rrethuar
Askush nuk mund ta mendonte se edhe Shqipëria mund të ishte e aftë në këmbënguljen e saj demokratike.
Tani pas të paktën një muaji krizë, është më se e qartë se Partia Demokratike në pushtet është e rrethuar, madje në një methim të pesëfishtë. Është e rrethuar së pari nga një impas totale ekonomik. I gjithë skandali i fajdeve evoluoi në një degradim tërësor dhe dramatik të shtyllave ekonomike të Shqipërisë, duke treguar se evolucioni ynë drejt ekonomisë së tregut ishte thjesht një iluzion dhe gjatë pesë vjetëve pushtetarët e Partisë Demokratike nuk kishin bërë gjë tjetër, veçse kishin ndërtuar një perandori të korrupsionit dhe kriminalitetit ekonomik. Ishte një konstatim që shqiptarët e kishin thënë nëpërmjet gojës së opozitës dhe intelektualëve të pavarur, por që “interesat gjeostrategjike” nuk e lejonin të dilte në sipërfaqe. PD është e rrethuar sidomos nga një det i gjerë protestash dhe sidomos nga një oqean pakënaqësie. Po të ndjekësh parullat e demonstruesve të indinjuar në Vlorë, Fier, e kudo do të konstatosh edhe motivet. Ato së pari tregojnë diskreditimin dhe falimentimin e qeverisjes së PD. Së dyti tregojnë rënien e imithit të presidentit Berisha dhe shpragjen e të gjitha halleve të këtij populli në kurrizin e tij. Ai ndoshta mund të ndihet i lumtur në breshërinë e duartrokitjeve të disa qindra hallexhinjve buxhetorë në TOB, por kjo nuk ka për ta shpëtuar nga një shkatërrim total të tij si politikan, nëse nuk arrin të bëjë atë kthesë që e bën edhe me mediokri i kësaj shtrese. Rrethimin e tretë Partisë Demokratike ja ka bërë opozita. Ajo doli e dobët nga dy betejat elektorale të vitit të kaluar dhe nga manovrime e pushtetit për t’i dobësuar ato. Kjo ndoshta nuk i dha mundësinë të vihej në fillim në krye të revoltës popullore, por kjo duket se nuk ka rëndësi. Ajo arriti të bashkohet, në interes të kombit shqiptar dhe me Forumin për Demokracinë, po del si alternativa më e saktë për shpëtimin e vendit nga një kataklizmë prapa dhe përsëritjen e një “viti të mbrapshtë”. Por rrethimi i pestë duket se është fatal për Partinë Demokratike dhe regjimin që ajo ngriti në Shqipëri. U duk sikur Shqipëria do të vazhdonte të lihej në vetminë e saj edhe këtë vit të përmbysjeve të mëdha demokratike në Ballkan. Por nuk ishte ashtu. Konsekuenca, vendosmëria dhe sidomos qartësia e diplomacisë amerikane, bind[i] më së fundi edhe Bashkimin Europian se një Shqipëri e varfër, por sidomos me një regjim të degraduar, që po e transformonte vendin në një Kolumbi të Europës, nuk do të kishte veten se klashe. Në Fillim Franca, pastaj Italia dhe së fundi edhe Gjermania, u distancuan qartë ndaj qeverisë dhe presidentit Berisha, duke u kërkuar transparencë, respektim të vullnetit të popullit dhe të parimeve të demokracisë. Duket se Perëndimi e kuptoi se fakti që Shqipëria ndodhet në një pozitë kyçe në Ballkan, nuk do të thotë të tolerohej një regjim i fortë dhe një shtet anar[kik]. Ala konstat[...]-rumë ku nuk sundon ligji, por anarkia. Ala konstatu[...] Nëse një shtet i tillë, një regjim i fortë në Tiranë, mund të sillte një aventurë kosovare, e cila mund të kërcënohej shpërthimtare edhe në Beograd. Pikërisht për këtë duket se dosja e Shqipërisë ka qenë e pranishme në të gjitha takimet e tij. Ollbrajt në Romë, Bon, Paris dhe Londër dhe mund të thuhet me siguri se është teza amerikane, e cila shpëton shqiptarët dhe demokracinë në Shqipëri. VLADIMIR PRELA
Me 20 Shkurt, ora 12.00 miting në Sheshin “Skënderbej”
Me datë 20 shkurt, ditën e Enjte Forumi për Demokraci organizon një miting të madh paqësor me rastin e 6 vjetorit të rrëzimit të diktaturës komuniste.
I bëjmë thirrje të gjithë popullit, studentëve, nxënësve, intelektualëve, të papunëve, sindikalistëve, tregtarëve, etj, që të mblidhemi në Sheshin “Skënderbej” për të protestuar ndaj formë totalitarizmi të qeverisjes, ndaj çdo shkelje të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, ndaj mashtrimit, vjedhjes dhe dhunës.
FORUMI PËR DEMOKRACI
Brojka, para nga “Gjallica”
PARTIA DEMOKRATIKE
DEGA E TIRANËS
PARTIA DEMOKRATIKE DEGA E TIRANËS Z. GANI PADRIA pranë firmës “GJALLICA” pas përfundimit të zgjedhjeve të 26 Majit si dhe zgjedhjeve lokale nuk ka qenë në parametrat e kërkuar prandaj, ju lutemi të na ndihmoni duke na sponsorizuar nga ana juaj. Duke ju falenderuar paraprakisht: Për Partinë Demokratike Dega-Tiranë S.EKRETARI Prof.Dr. Shaban Memia KRYETARI Albert Brojka A e di Berisha, Meksi, Memia dhe Brojka se të kujt janë këto firma dhe vula
Pasnesër “Koha Jonë” në anglisht
Duke filluar nga dita e enjte datë 20 shkurt gazeta “Koha Jonë” do të botohet e përditshme edhe në gjuhën angleze.
Numri i faqeve 8
Çmimi: USD (420 LEKË)