13/04/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

13 prill 1997

PD, ora e thikave të gjata

Ja si do të shtypet revolta e Jugut. Publikohet plani ushtarak i Këshillit të Mbrojtjes Faqe 2

PD që na duhet

Sot demokratët do të mbajnë një mbledhje të vështirë të Këshillit Kombëtar. Bëhet fjalë për të parën mbledhje të këtij forumi qysh se Shqipëria përjetoi shpërbërjen totale të shtetit në të gjitha strukturat e tij. Këshilli Kombëtar mblidhet në kushtet kur disa mijë njerëz kanë ikur përtej detit, disa qindra të tjerë janë vrarë, mijëra të plagosur e gjymtuar dhe kur dhjetra mijë armë të rrëmbyera nga depot ushtarake në të gjithë territorin po vrasin çdo ditë. Kjo mbledhje do të mbahet në kushtet kur administrata që përfaqësoi këtë parti, pësoi një fiasko të plotë, duke e komprometuar rëndë edhe vetë forcën politike që e delegoi. Por jo vetëm kaq. Tashmë brenda partisë ka lindur një disidencë, e cila në pozitat në të cilat ndodhet, duket se nuk ka alternativë tjetër përveçse të ndeshet ashpër me kryesinë dhe të dalë fituese duke marrë në dorë udhëheqjen e forumeve, ose të detyrohet të braktisë gjithsesi. Pas publikimit tre javë më parë të një promemorie të 14 anëtarëve të Këshillit Kombëtar, listës së “problematikëve” “rebelimit” i është shtuar tani një numër deputetësh dhe figurash që rritet progresivisht dhe që duket se do të shfaqet në për- masat e tij reale pikërisht në mbledhjen e sotme. Fitorja e thellë e 22 marsit 1992 i dha PD mundësinë për të vepruar e qetë në zbatimin e programit të saj ekonomik. Për katër vjet rresht, partia e presidentit bëri çfarë deshi me ekonominë kombëtare, platformën e priva- tizimit dhe politikën financiare. Gjatë kësaj periudhe, pushteti i PD, i konsoliduar nga kontrolli i plotë i partisë mbi parlamentin, përcaktoi thuajse i vetëm politikën tonë të jashtme dhe reformën institucionale, lëvizjet në ushtri dhe ndryshimet në sistemin e drejtësisë. Thellimi në 26 maj dhe 20 tetor 1996, në rrugë të pandershme, i fitores së dikurshme, ia la praktikisht në dorë të gjithë pushtetin PD. Por pushteti është përgjegjësi dhe në kushtet kur shteti shkatërrohet nga themelet, edhe përgjegjësia e forcës politike që e udhëheq atë është e rëndë. Aq më e rëndë bëhet kjo përgjegjësi në kushtet kur siç thamë më sipër, PD administroi e vetme tërë pushtetet. Ata që e timonuan keq shtetin shqiptar nuk mund t’i shpëtojnë përgjegjësive. Që nga kryetari i shtetit e deri tek ministrat e qeverisë, këta persona, të cilët gjenden ende në rangjet e larta të PD, janë të implikuar në tragjedinë që po jetojmë prej një muaji. Kërkesat që vijnë nga brenda partisë për për- caktimin e përgjegjësive dhe mënjanimin e shkaktarëve të dramës shqiptare, nuk mund të jenë veçse të mirëpritura. Nëse flitet për ridimensionim të të gjithë klasës poli- tike të tranzicionit, ky ridimensionim duhet të fillojë para së gjithash me largimin e atyre që nuk ditën të ndërtojnë shtetin, por që me dritëshkurtësinë dhe militantizmin e tyre komunist, sollën rrënimin më të keq që ka njohur historia e re dhe e vjetër e shtetit shqiptar. Sot në PD pritet të fillojë debati për njohjen e përgjegjësive ndaj luftës së pashpallur që na ka trokitur në derë. Në të shkuarën, atëherë kur kushtet nuk kanë qenë ato që janë sot, PD nuk ka dëshmuar se di t’i pranojë fajet dhe t’i nxjerrë përgjegjësitë. Le të shpresojmë se disa qindra të vrarë dhe një shtet i kthyer në gërmadhë, do të jenë arsye të mjaftueshme që në këtë parti të trokasë ora e llogjikës mbi atë të revanit. Nëse do të ndodhë kjo, të gjithë ne kemi një shans për të besuar se ata që na kanë udhëhequr, e kanë kuptuar më në fund se ku na kanë çuar. Dhe sigurisht, për të ndërruar kursin e PD drejt demokracisë së vërtetë.

Grupet e PD-së kërcënojnë përsëri “Koha Jonë”

Dje pasdite një grup i armatosur i përbërë prej dy shikasve që morën pjesë në djegjen e redaksisë “Koha Jonë” si dhe tre civilëve të tjerë, të cilët kanë punuar në komisariatin nr.1 dhe nr.2 kërcënuan drejtorin e gazetës Nikollë Lesi. Ato tundën armët dhe kërcënuan se “brenda pak ditësh do të të minosim edhe shtëpinë”. Lesi njoftoi, sipas rregullave, drejtorin e Policisë në Tiranë, komisariatin nr.1 dhe 2 për emrat në fjalë dhe u kërkoi atyre të marrin masa për ruajtjen e gazetarëve të kërcënuar.

Leka Zogu në zyrën e tij të punës në Johanesburg Foto Reuters

Sot mblidhet Këshilli Kombëtar dhe deputetët. Pritet përplasja e madhe, lista e disidentëve rritet

Leka I: E dyta e vërteta