19/04/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

19 prill 1997

Votimet si në Bosnje e Palestinë

Spartak Ngjela, ministri i Drejtësisë: “Plani kundër Jugut, një çmenduri” Faqe 3,4

Kush po e mban peng Shqipërinë

Vështirë se ish kancelari Vranicki e pati imagjinuar, tek zbriste për herë të tretë në pistën e Rinasit, se misioni i tij do të kishte një fund kaq të papritur. Vizita që duhej të caktonte pikat përfundimtare drejt zgjedhjeve, ra në kurthin e logjikës së konfliktit që historikisht ka dominuar politikanët e gjallë dhe të vdekur të këtij vendi. Me siguri që përfaqësuesi i lartë i OSBE ka filluar ta kuptojë këtë veti të klasës tonë politike, që po i demonstron reflekset e vjetra edhe pse në sfond vazhdon të valëvitet marrëveshja tashmë e zhbrosur e nëntë marsit. Kompromisi politik i arritur mes opozitës dhe presidentit ka rënë peng i lëvizjeve aspak të ndershme të këtij të fundit dhe partisë që drejton me dorë të hekurt. Duke e konsideruar datën e zgjedhjeve si fundin e pushtetit, më shumë sesa fillimin e normalizimit të gjendjes, PD dhe Berisha po ushtrojnë të gjithë pushtetin që u ka ka dhënë vota e vjedhur e majit ’96, për të shtyrë në kalendat greke të vetmen rrugë shpëtimi që ka mbetur në kushtet e shthurjes së shtetit dhe armatosjes masive. Druri i shtrembër është gjendur: komitetet e Jugut. Demokratët thonë se pa eliminimin e tyre (vini re termin), nuk do të ketë zgjedhje, ndërkohë që nuk flasin asnjë fjalë për armët dhe kaosin në Veri. Nuk mbaron me kaq. Për ta komplikuar edhe më tej paktin elektoral me forcat e tjera politike, PD ka nxjerrë tani edhe stërkëmbësha teknikë, siç është ligji elektoral. E vetmja në dëshirën për të shkuar në zgjedhje me ligjin ekzistent, PD nuk influencohet nga fakti se i ka të gjithë kundër. Në këtë mënyrë po duket hapur se ajo po përgatit refuzimin e afatit kohor që vetë e nënshkroi më 9 mars 1997. Partia Demokratike dhe presidenti po e mbajnë peng Shqipërinë. Megjithëse kjo forcë dhe ky lider nuk kanë më asnjë kartë morale dhe politike për ta pretenduar diçka të tillë, shqiptarët po vazhdojnë të vuajnë cinizmin e një partie që i solli jo pak dëm vendit në pesë vjetët që udhëhoqi. Ka ardhur koha që disa të vërteta të thuhet hapur dhe për këtë nuk mund të pengojë një marrëveshje “pajtimi” që është shembur thuajse tërësisht. Në pesë vjet, kjo parti ndërtoi një shtet që u shkri brenda pak ditësh. Deputetë, ministra dhe kryetarë bashkish morën arratinë, ndërkohë që u shpërbë ushtria dhe policia. Mijëra armë u morën nga depot ashtu si nuk kishte ndodhur kurrë më parë, disa qindra vetë humbën jetën, kurse ligjin e zëvendësoi anar kia totale. PD u thye në një parti pa shtet, kurse Berisha në një komandant të përgjithshëm pa ushtri. Do të mjaftonte kjo trashëgimi që demokratët po u lenë pasardhësve, për të kuptuar se drejtë morale për të vënë veto, kanë Berisha, Shehu dhe Abrnoni. Presidenti nuk e ka mundësi të kërkojë me “dy të tretat” e vendit partinë e opozitës, pasi degët e partisë së tij u dogjën jo vetëm në Jug, por edhe në Veri. Ai që nuk ka sesi të tregojë dhëmbët në një shesh në favor të tij, nuk ka sesi presin që tragjedia kombëtare të marrë fund sa më shpejt. Por që të ndodhë kjo, duhet që përgjegjësit kryesorë të saj të bëjnë autokritikën e nevojshme, duke u tërhequr nga pozitat e forcës. Sepse PD e sotme nuk është ajo e vitit ’92, ashtu si, nuk është e tillë edhe vetë Shqipëria e vitit ’97. K.J

Ermenji: Berisha ndërtoi Mafia-n

Abaz Ermenji, kryetari i Ballit Kombëtar. Foto G.Shkullaku

Kryeministri nuk ka fuqi të shkarkojë zv.ministrin e Brendshëm Agim Shehu

Detyra e vështirë e kryeministrit Fino po ballafaqohet me këmbënguljen kryeneçe të presidentit të Republikës Sali Berisha për të mos shkarkuar zv.ministrin e Brendshëm Agim Shehu. Zv.ministri në fjalë, duke patur një të kaluar të keqe si ish-drejtor i kufirit në vitin 1989-1990 (koha e Ramiz Alisë), është vënë totalisht nën thundrën e pushtetit të Berishës për të shkaktuar gjullën. Agim Shehu është një ndër autorët e urdhërave për vrasjen në kufi në vitin 1990, është autor kryesor i dhunës ndaj shtypit të lirë, është njëri që mori kërcëcën në dorë më 28 maj ’96 dhe rrahu popullin e opozitës në sheshin “Skënderbej”, është njeri që kontrolloi dhe futi në burgarët e komisariatit nr.2 Tiranë 33 gazetarë e “Koha Jonë” më 26 shkurt 1996, është njeriu që kërcënoi redaksinë “KJ” se “do t’i zhduk... ” (ekziston kaseta e incizuar), është njeriu që po shkakton policinë, njeriu që drejtoi shtypjen e revoltës në Jug, është zv.ministri i përhershëm i Berishës, paçka se ministrat shkar kohen apo japin dorëheqjen. Edhe përpjekja e fundit e kryeministrit Bashkim Fino për ta shkarkuar dhe vendosur një njeri tjetër (po nga PD) ka dështuar deri tani. Kur fakti janë kërcënimet dhe kur njerëzit flasin se Agim Shehu bashkë me Bashkim Gazidedën shkaktojnë, në Berishën e shtetin, atëherë përse kryeministri nuk guxon ta shkarkojë atë? Te jesh kryeministër i një vendi gjysëm të shkatërruar nuk do të thotë të jesh vetëm i kujdesshëm, por dhe i guximshëm, edhe kurajo me të keqen. Nëse kryeministri i frikësohet një konflikti me Shehun apo me njerëzit e tij, atëherë le të lërë që qeverinë ta drejtojë gjerësisht Agim Shehu. Kryeministri i bën mirë edhe presidentit të Republikës nëse e shkarkon Shehun, pasi i heq një rrodhe të ngatërruar keq nëpër këmbë. Presidenti ka nevojë për të bërë kishillatare dhe jo për Agim Shehun, Bashkim Gazidedën e Blerin Çelen, të cilët e kanë keqinformuar atë dhe keqpërdorur besimin e presidentit. Nëse Fino fiton në këtë “betejë” të pashpallur me një zv.ministër të plotfuqishëm, atëherë punët do të shkojnë për mirë. Në të kundërt në rënien e gjithë, bile edhe kryeministri Fino. Agim Shehu është i paprekshëm. Ai është në gjendje të shkaktojë jo vetëm opozitën, por edhe vetë ministrin e tij Bedri Çelo.