Vranicki - rrufe nga Venecia
Andreatta: “Parti apo individ në Shqipëri të mos bëjnë lojra duke çuar para e prapa datën e zgjedhjeve”
Zgjedhjet, politika që nuk nxito[n]
Zgjedhjet, politika që nuk nxiton Misioni i Vranickit në Tiranë ka shënuar të fundit ngjarje në skenën politike. Me përjashtim të një takimi formal Berisha-Leka I, asgjë nuk ka ndodhur në 48 orët e fundit, megjithëse tani politika shqiptare nuk ka shumë kohë për të humbur. Po krijohet përshtypja se partitë nuk arrijnë të dialogojnë me njëra-tjetrën ose të ndërmarrin iniciativa politike, përveçse nën presionin e jashtëm. Kur nga zgjedhjet mbeten vetëm pak javë (po t’i referohesh marrëveshjes së 9 marsit), mbeten të shumta pikëpyetjet që rëndojnë mbi zgjedhjen e krizës në Shqipëri. Nuk është komunikuar data përfundimtare e zgjedhjeve, nuk është vendosur ende forma përfundimtare e ligjit elektoral me të cilin do të votohet, ndërkohë që nuk dihet se cili do të jetë kompromisi rreth çështjes së komiteteve dhe armatosjes së popullsisë. Vetëm disa orë pas ikjes nga Shqipëria, Vranicki ka rikomunikuar se data e zgjedhjeve do të jetë 29 qershori. Ai ka ... deklaruar në Venecia, në prani të ministrit italian të mbrojtjes Andreatta, se të gjitha forcat politike shqiptare kanë rënë dakord me datën e mësipërme. Kjo duket të ketë qenë një replikë e rrufeshme për përgjegjësinë e Tritan Shehut, e pse jo edhe një sinjal që tregon se Perëndimi është i vendosur në kryerjen e zgjedhjeve brenda qershorit. Kjo përshpëritje forcohet, po të merret parasysh toni imponues i Andreatës, që ka deklaruar se vendet evropiane nuk kanë para për të financuar tekat e politikanëve shqiptarë. Kokëfortësia e Berishës dhe e partisë së tij për moskonfirmimin e datës, mesa duket është vetëm shtyrje ditesh për të fituar kohë. Në fakt, ajo që i duhet më shumë PD tani është shtyrja e zgjedhjeve, në mënyrë që të rregullojë sa të mundet imazhin e keq të krijuar jashtë dhe brenda vendit. Në një linjë të njëjtë arsyetimi shkon edhe pengesa e dytë ligjore. E vetme përballë pjesës tjetër të partive, PD ngulmon për ruajtjen e ligjit elektoral ekzistues. Duke logaritur se numri i deputetëve që do të dalin nga zonat e kontrolluara nga komitetet do të dalin jo më shumë se 20 deputetë, PD dhe Berisha kanë llogaritur t’i quajnë të humbura ato, duke mos paraqitur asnjë kandidat. Për luftuar fort në pjesën që mbetet, që fillon në Fier e mbaron në Veri. Kërcënimi që presidenti lëshoi ndaj PS në takimin me Vranickin, se socialistët do të kenë probleme serioze me dy të tretat e elektoratit, konfirmon pikërisht këtë plan, që nuk mund të realizohet veçse me ruajtjen e ligjit ekzistues të zgjedhjeve dhe ushtrimin e dhunës ditën e votimit. Por, ka pak të ngjarë që PD të fitojë përballë tetë partive të tjera. Kjo edhe për arsyen se Perëndimi mund të marrë anën e partive të paqës, nga momenti që votimi proporcional është më i thjeshtë, më pak i kushtueshëm dhe rezultati është më i lehtë për t’u nxjerrë. Këto rrethana mund të jenë përcaktuese në zgjedhjen e variantit përfundimtar. “Ajshbergu” më i rrezikshëm në rrugën drejt zgjedhjeve mbetet megjithatë kompromisi rreth komiteteve. Anullimi i vizitës së Vranickit tregon se në këtë pikë PD dhe Presi- denti po ushtrojnë presion maksimal, çka do të thotë se dëshira për të ushtruar ushtruar presion maksimal është për një vendim i kënaqshëm për të gjithë, por sa kohë që PD t’i konsiderojë komitetet si “të vetmen pengesë drejt normalizimit”, kurse opozita si një fenomen që u stimulua nga mungesa e shtetit dhe si pasojë e dialogut politik. Pas disa kontaktesh të marra me Komitetet e Jugut, opozitës, së cilës i intereson të shkojë sa më shpejt në zgjedhje, i duhet të lëvizë shpejt për të fituar me zgjedhje. Por ajo nuk duket e lehtë, për sa kohë që komitetet dhe përgjithësisht situata në Jug nuk ndodhen nën kontrollin total të partive.