Si u armatos PD
Interpelanca e Ministrit të Mbrojtjes Shaqir Vukaj trondit Parlamentin. Deputetët e PD braktisin sallën
Ministri: “PD donte luftë Veri-Jug si dhe bombardimin e Urës së Mifolit”
Faqe 3
Interpelanca e Ministrit të Mbrojtjes Shaqir Vukaj trondit Parlamentin. Deputetët e PD braktisin sallën
Si u armatos PD
Ministri: “PD donte luftë Veri-Jug si dhe bombardimin e Urës së Mifolit”
Faqe 3
Qetësia e rreme
Propaganda që bëhet nëpërmjet asaj pjese të medias që ndodhet ende nën komandën e Berishës që nga dita e parë e fillimit të revoltës së fajdeve, ka në shënjestrën e saj vetëm jugun.
Në këtë fushatë propagandistike antijug, ku Berishës i vijnë në ndihmë dhe grushti i politikanëve që e ndjekin verbërisht, bëhet shumë për komitetet e qyteteve të jugut, që etiketohen si “krahu i armatosur i PS-së”, për “bandat e ish-sigurimsave” që bëjnë kërdi, për paralizimin qëllimisht të pushtetit lokal dhe përpjekje për të krijuar “komitetet ekzekutive” etj.
Por lajmet që vijnë nga pjesë të tjera të Shqipërisë tregojnë se gjendja nuk është për t’u lakmuar edhe andej. Shkodra, Burreli, por edhe Tropoja e Kukësi gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë në qendër të vemendjes për aktivitetin e bandave të armatosura që kanë terrorizuar qytetarët e atjeshëm. Vështirë se do ta besonte kush që “rebelët” e komitetit të shpëtimit të Gjirokastrës, të kenë plaçkitur e shkatërruar me tanke bankat e qytetit të Shkodrës apo që “banditët” nga Vlora të kenë shkuar në Tropojë apo Kukës për të shkullur dyert dhe dritaret e godinave të objekteve shtetërore të atjeshme. Askush nuk mund të pranojë që një përmetar apo tepelenas të ketë shkuar në Burrel për të masakruar. Pra jo vetëm jugu, po e gjithë Shqipëria është përfshirë nga kjo valë shkatërrimi absurd, e cila dihet si dhe pse filloi. Në të mirë dhe në të keq shqiptarët duken të bashkuar dhe kjo ka ndodhur më shumë se një herë në historinë tonë.
Përse ky tendenciozitet nga Berisha dhe mediat e tij? Ky diferencim nuk do shumë mend të shpjegohet. Se pari Berisha ka si armë të preferuar atë të përçarjes. Për interesat e tij ai është dalluar si përçarës i partive të opozitës, i partisë së tij deri dhe shoqatave të parëndësishme. Së dyti dhe kjo është kryesorja, jugu, në radhë të parë Vlora, si pjesa e vendit më e prekur nga fajdet, u hodh i pari në protesta masive kundër regjimit të Berishës, që më pas, për shkak të rrugës dhe mjeteve të gabuara të këtij, u kthyen në revoltë. Por, Berisha, i trembur se mos revolta shtrihej dhe gjetkë, në përpjekje për ta izoluar dhe shtypur më lehtë këtë, u mundua të krijonte përshtypjen se ky ishte një fenomen i lokalizuar, karakteristik vetëm për disa qytete të jugut dhe i nxitur nga kundërshtarët e tij politikë, pa harruar t’i shtonte argumentin e dashur të tij, “ish-sigurimin”. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh se epidemia e piramidave kishte prekur prekur gjithë popullin, në jug e veri, ai e kishte të qartë se ushtarët apo policët edhe këta të humbur në fajde, nuk do të ushtruar apo policët edhe këta të humbur në fajde, nuk do të ngrinin kurrë dorën kundër atyre që ishin goditur nga e njëjta fatkeqësi. Prandaj ai, i hodhi idenë e marshimit të jugut mbi Tiranë, se mbi veriorë, që gjoja ai përfaqësonte, do të bënte kërdi hakmarrja e ish-komunistëve etj. Gjithashtu përballë pamundësisë së tij për të dalë nga presidenca, për të konkurruar në terren, në zonat e “nezakta” Berisha filloi të kandidojë në një tjetër terren, që nuk donte atë dhe dy të tretat, që ishin kundër rivalëve të tij. Po, në rast se kjo do të ishte e vërtetë, Berisha energjik dhe i papërmbajtur nuk do të hezitonte të shkonte në ndonjë qytet të veriut, qoftë dhe në Tropojën e tij.
Pra konflikti veri-jug është vetëm një pjellë e fantazisë së Berishës, i cili për qëllimet e tij nuk ndalet edhe para përçarjes së vendit apo dhe kombit. Historikisht, në të mirë e në të keqe veriu dhe jugu kanë qenë njëjësi i vetëm. Në qoftë se flitet për konflikt aktualisht, ky ekziston ndërmjet shqiptarëve dhe Berishës. Për këtë ai, ka zhdukur vizitat nga protokolli i tij, ndjehet i pasigurtë dhe vendi i vetëm ku mund të qëndrojë e qetë janë zyrat e shtabit të gjeneralit Forlani.
G.L.
Vlorë: S’duam Lekën, duam Lekët
Forcat austriake përgatiten të vijnë në Shqipëri
Foto Reuters
Forcat austriake përgatiten të vijnë në Shqipëri — Foto Reuters
B. Çela heton B. Çelon
Hetime për fondet e policisë
Faqe 9