01/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

1 maj 1997

Burrel: Shpërthejnë dy tunele me dinamit. Dhjetëra qytetarë sulmojnë armët

Minat marrin 22 jetë

Nuk dihet numri i saktë i të humburve në rrënojat e bazës ushtarake Faqe 2

Radha e garantit

Ashtu siç pritej takimi Shehu-Nano përfundoi pa ndonjë rezultat konkret, ose ashtu siç u përkufizua nga ky i dyti, “pozitiv ishte fakti që u la e hapur rruga për takime të tjera të këtij lloji. Pavarësisht nga informacioni i pamjaftueshëm që u bë publik pas këtij takimi, u duk qartë se të dy palët qëndruan fort në pozicionet e tyre të mëparshme. Kontrasti kryesor sigurisht ishte ai që kishte të bënte me kushtet e zgjedhjeve, në radhë të parë me ligjin zgjedhor sipas të cilit këto duhet të zhvillohen. Nga ajo që u mësua pas këtij takimi, i cili mund të quhet i pashëmbëllt po të kihet parasysh klima tejet e acaruar ndërmjet dy partive tona kryesore, kryetari i PD-së, Tritan Shehu, nguli këmbë për mosndryshimin e këtij ligji, duke e quajtur si ideal atë të vitit 1996, ndonëse, në kushtet e tanishme, PD-ja mund të ndëshkohet ashpër nga një ligj i tillë. Duke lënë mënjanë këtë dhe ndonjë problem teknik, i cili me të vërtetë mund të jetë objekt diskutimi për forcat politike dhe që mund të ndjejë nevojën e konsensusit të tyre, ishte paradoks diskutimi i rivendosjes së rendit në një takim liderësh partiakë, kur dihet që një gjë e tillë, në çdo vend dhe në çdo rrethanë, është detyrë e ekzekutivit. Aq më pak duhet t’i kushtohej kohë këtij problemi, në takimin Nano-Shehu, po të kihet parasysh fakti se vendi tani qeveriset nga një koalicion, ku kryeministri është socialist në kohën që rendi është në dorën e një pjesëdëti. Shehu para se t’i kërkojë Nanos shpërndarjen e komiteteve si kusht për zhvillimin normal të zgjedhjeve, më parë duhej të sigurohej nëse e ka lideri socialist autoritetin e nevojshëm për të bindur anëtarët e komiteteve të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre apo të dorëzojnë armët. Ndoshta Shehu e kërkon këtë në shkëmbim të urdhërit për të mbledhur armët e shpërndara me listë aktivistëve të partisë së tij. Të bësejosh për diçka që nuk ndodhet në dorën tënde është paralajmërimi më i mirë se është e kotë të presësh ndonjë rezultat pozitiv. Duke u nisur nga fryma e takimit Nano-Shehu, të krijohet përshtypja se ai më tepër kishte efekte propagandistike, të paktën për t’u treguar garantëve të huaj se “po përpiqemi për dialogun” ose sikur Nano dhe Shehu po i kërkonin njëri tjetrit të lëvizin në një të tretën apo dy të tretat e vendit, po të merrret si e vërtetë ndarja “Berisha”. Rezultati i këtij takimi, ndërsa ishte si një përpjekje e pakënaqësive të partive të tjera, komponentë të tjerë, të cilat u ndienë inferiorë, përbën një shqetësim të madh për qeverinë e zotit Fino, i cili po numëron ditët që na ndajnë nga 29 qershori. Në këtë situatë emergjente, në të cilën ndodhet vendi, rezultati i takimeve të tilla, nuk mund të justifikohet me shprehjen “pozitiv se u la hapur rruga për takime të tjera”. Kjo për qendrimin e “patundur” të liderëve partiakë, ku thuhet se qartë se PD do të shfrytëzojë edhe kartën e shumicës në parlament për të penguar ndryshimin e ligjit zgjedhor, edhe në rast se qeveria tentojë paraqitjen e një projektligji për këtë. Por nga ana tjetër veçse të thërrasë në garanci e marrëveshjes së 9 marsit, mund të shfrytëzohet për zhvillimin e zgjedhjeve. G.J.

SHBA: Berisha na dha Sazanin

Një ditë përpara fushatave elektorale në Angli. Foto Reuters

Vlora i kërkon italianëve ndërhyrje për rendin

Faqe 8

[Tekst i cunguar dhe pjesërisht i palexueshëm nga faqja pasuese: fragmente të fjalëve dhe rreshtave, përfshirë “ar”, “në”, “lenti”, “etin”, “për”, “Dur-”, “rreth”, “të”, “ka”, “nga”, “eke,-”, “të”, “Ju”, “bi-ba-”, “përi,”, “heri-”, “rast,”, “rake”, “Mar-”, “dhur”, “gjojnë”, “e një”, “pozi-”, “rreth”, “i të”, “tike.”, “r të,”, “sh-”, “ble-”, “me-”, “n në”, “non-”, “teg-”, “e jo”, “edhe”; “EZA”; “PS”; pastaj fragmente të tjera të palexueshme, përfshirë “ën 5”, “dhe”, “itike”, “kohë”, “nen-”, “ulto-”, “na ai”, “ejtim”, “me”, “ikës”, “i një”, “PD”, “vje-”, “rjes”, “ës”, “idh-”, “të”, “ne-”, “në”, “PD”, “nga”, “ve.”, “kim”, “jera”, “për”, “jes e”, “jo”, “era”; dhe në fund “NI”.