Koha Jonë
3 maj 1997
Fino: Të shiten armët vrasëse
Telefonatë e Prodit për kryeministrin: “Të Hënën fillon nxjerrja e viktimave të Otrantos”
Faqe 3,5
Dora e shtrirë
Vizita e një politikani shqiptar në SHBA është një rit që ka tunduar të gjithë brezin e atyre që janë marrë me këtë profesion në Shqipëri që nga viti ’91 e këtej. Të gjithë ata që e drejtuan për pesë vjet rresht këtë vend, u ftuan në Uashington në një mënyrë ose një tjetër. “Testimi” i klasës politike të vendeve të Lindjes ish-komuniste është një procedurë e rregullt në kancelaritë e administratës amerikane dhe nga kjo nuk bëri përjashtim as kryeministri i qeverisë së dytë të koalicionit Bashkim Fino. Me një ftesë të sekretarës së Shtetit Olbrajt në SHBA, ai përgatitet të shtrëngojë dorën e shtri amerikanë dhe të kërkojë ndihmën e administratës së Klintonit për ta nxjerrë vendin nga impasi ku e ka futur gjendja e tensionuar parelekt orale.
Ftesa ndaj kryeministrit Fino u bë publike dje, por deklarimi i SHBA në favor të kabinetit të tij është bërë qysh në ditën që dhjetë partitë politike vendosën të ndajnë postet e një qeverie pajtimi. Një vit pasi amerikanët i kishin kërkuar Berishës organizimin e zgjedhjeve të reja në vend, atyre iu duhet të përballen me një situatë krejt tjetër, që nuk mund të konsiderohet si më e mira. Megjithatë, nga ana tjetër, kanë qenë SHBA shteti kryesor që kanë shtyrë partitë në marrëveshjen e 9 marsit dhe e kanë përshëndetur atë.
Por tani problemi është një tjetër. Ftesa amerikane për Finon vjen në një moment kur ky i fundit sapo ka lajmëruar se ka ndërmend t’i bashkëngjisë projektligjit elektoral që do të shkojë në parlament, edhe votëbesimin e kabinetit të tij. Kjo do të thotë se Fino do të qëndrojë në postin e tij vetëm nëse parlamenti kalon projektin Ngjela. Reagimet e forta të PD ndaj këtij deklarimi treguan se kryeministri kishte bërë presion në pikën e duhur. Marrja përsipër e barrës së prishjes së qeverisë është tepër e rëndë për një parti që edhe kështu po akuzohet si përgjegjëse kryesore e shkatërrimit të Shqipërisë. Nëse Kuvendi i kontrolluar nga Arbnori dhe Berisha do të rrëzonte këtë qeveri koalicioni, faj’i do të ishte edhe më i madh, kurse mundësia për t’u justifikuar më e vogël. Qeveria e Pajtimit do të ishte eksperienca e dytë e prishur në mes të rrugës nga Berisha, pas asaj të Stabilitetit në dhjetor ’91. Një vizitë e Finos në Uashington në këto momente, është një gjest i mjaftueshëm mbështetjeje të hapur por edhe paralajmërimi për të mos iu futur aventurës së rrëzimit të kabinetit që do ta çojë Shqipërinë në zgjedhjet e parakohshme. Ndërkaq, vizita në Uashington, mund të jetë një rast i mirë për të kontaktuar jo vetëm me qarqet politike, por edhe me ato financiare. FMN dhe Banka Botërore janë dy institucione me të cilat Shqipëria do të ketë shumë punë në të ardhmen e afërt. Pas një periudhe të gjatë krizë të shkaktuar nga kriza e fajdeve, ky vend të ishte momenti për të ringritur në stadin e mëparshëm marrëdhëniet dypalëshe.
Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme ka qenë objektivi kryesor i SHBA në politikën ndaj Shqipërisë. Megjithëse formula e propozuar rrënet një vit më parë u shty për t’u zbatuar në kushte të paparashikueshme më parë, thelb i saj nuk ka ndryshuar. Në Uashington mendojnë se Fino dhe qeveria e tij, janë e vetmja shpresë për ta çuar vendin në zgjedhje. Dhe zgjedhje për situatën që kalon vendi ynë, do të thotë zgjidhje. E vetmja zgjidhje e mundshme për t’i dalë nga ferri i anarkisë dhe luftës civile.
A.P.
Si zhduken njerëzit në SHIK
Një i burgosuri algjerian në shkretëtirë
Foto Reuters
Një piramidë e re me emrin “Staf”
Ka disa ditë që në qendër të Tiranës ka filluar veprimtarinë një piramidë e re me emrin “STAF”, ku njerëzit po futin lekë çdo ditë nga ora 10.00-12.00. Pranohen vetëm para në valutë. Kjo është piramida e fundit, pas atyre të “Popullit” dhe “Gjallica”. Shumat në valutë pranohen mbi 1000 dollarë.
Dhuna mbi futbollistët e Vlorës
Nga furgoni pranë presidencës, tre në spital
Faqe 15
Alarm bombash në Tiranë dhe Gjirokastër
Objektivi: Ura e Lanës dhe Radio lokale
Faqe 5, 13