Vranicki: Sot data e zgjedhjeve
Piramidat e parrëzuara, dopio-gjashta e Berishës. Malaj: “Transparenca rrezikon Shqipërinë”
Fage 3
Vranicki, zbritje në mjegull
Nga Skënder Minxhozi Dje Vranicki zbriti për herë të katërt në aeroportin e Rinasit nën stemën e përfaqësuesit të lartë të OSBE. Pasi takoi Finon dhe kaloi darkën me të, ai pritet të fillojë sot në hotel Rogner serinë e takimeve që ndoshta do të vendosin kur dhe si do të votojmë. Në kancelaritë e shtetit shqiptar përgatitjet për këtë vizitë kanë filluar prej ditësh dhe kjo nuk është e vështirë të konstatohet. Ambasadori i ish-kancelarit austriak në Tiranë, Grubmajer, ka qenë tepër i zënë me kontakte dhe takime me të gjitha nivelet dhe palët që kanë diçka në dorë në kaosin e madh shqiptar. Megjithatë, kësaj rradhe raportet e diplomatit për shefin duhet të kenë qenë më pesimiste se radhët e para. Shtatë javë para afatit të fundit për mbajtjen e zgjedhjeve, Shqipëria po i largohet një objektivi, i cili shihet si esencial në kapërcimin e krizës së armëve. Berisha dhe PD duket se e kanë vendosur linjën e tyre politike për sabotimin e bisedimeve dhe gjetjen e një kompromisi të kënaqshëm. Hedhja poshtë e propozimeve të Finos në tryezën me partitë, propozime të cilat i jepnin një rrugëzgjidhje të çështjeve që mbajnë lidhur politikën shqiptare: komiteteve, ligjit elektoral dhe datës së zgjedhjeve, dëshmon se në PD i kanë harruar fjalët pajtim dhe marrëveshje. Duke gjetur kështu një mënyrë për të fituar sadopak kohë dhe për të evituar me të gjitha rrugët e mundshme një bllof elektoral në votime. Situata që po gjen Vranicki nuk është më e lumtura. Fino dhe kabineti i tij, po mbajnë përsipër një presion që nuk e meritojnë. Së pari, debati rreth ligjit elektoral, mbi projektin e të cilit kryeministri ka deklaruar se do të vendosë vetëbesimin e tij, është në fakt debat mes partive të tryezës së rrumbullakët që po dështon për shkak të kokëfortësisë së pamotivuar të PD, e cila duket se përkrah një mënyrë votimi që e dëmton, vetëm për të qenë në kundërrymë me pjesën tjetër të forcave politike. Nga ana tjetër, Finos i duhet të paguajë për fjalët e moderuara që ka lëshuar në drejtim të komiteteve. Por vetëm kaq, pasi, megjithëse u zotua të flasë me të gjitha palët kur mori vetëbesimin, kryeministri ka diskutuar vetëm me një herë me përfaqësues të Komitetit të Vlorës, dhe kjo është shumë pak për ta akuzuar. Së treti dhe së fundi, Qeveria e Pajtimit, mandati i së cilës duhet të përfundonte më 29 qershor, po ndodhet tani përballë deklaratave të liderëve demokratë, të cilët po hedhin hije dyshimi mbi një datë që është gjendur fort në marrëveshjen e 9 marsit. Në këto kushte, Franc Vranicki, i cili ka treguar vullnetin e duhur për të marrë maksimumin nga çdo rrethanë në të cilën e ka vënë fantazia e paprë e presidentit dhe të papriturat e një vendi ku nuk ka as luftë civile, por as shtet, do të duhet të manovrojë shpejt për të gjetur koordinatat e përbashkëta mes qëndrimeve agresive të pozitës dhe opozitës. Së pari, atij do t’i duhet të marrë një premtim për respektimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti Berisha. (Vijon në faqen 4)
Fino dhe Foresti presin refugjatët
Një grup refugjatësh të kthyer nga Italia tre ditë më parë, kanë takuar dje kryeministrin Fino, ministrin Bulul Çelo dhe ambasadorin italian në Tiranë Paolo Foresti.
Refugjatët meshkuj, të cilët shkuan në Itali nga Shëngjini me anijen “Irini”, u kthyen nga autoritetet italiane, duke u ndarë nga gratë dhe fëmijët të cilët ndodhen ende në Bari.
Bashkim Fino u deklaroi refugjatëve se qeveria e Pajtimit do të bëjë gjiths- hka mundet që problemi në fjalë të zgjidhet në favor të shqiptarëve. Ai shprehu angazhimin e kabinetit të tij për të gjetur një formulë të pranueshme me palën italiane. Kurse ambasadori Foresti deklaroi se “nuk mund të legalizohet një fenomen ilegal”. Megjithatë, ai u angazhua që të bëjë përpjekjet e tij për rastin në fjalë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për gratë dhe fëmijët e mbetur në Itali.
Parlamenti dënon dhunën ndaj deputetëve
Sereqi: “Jo bashkëjetesë të bëhemi vëllezër”
Faqe 4
Vranicki zbret në Rogner me datën e zgjedhjeve në valixhe
Foto G.Shkullaku
Vranicki zbret në Rogner me datën e zgjedhjeve në valixhe. Foto G.Shkullaku