Qershor, në zgjedhje me kontratë
Statistika e protestave antifajde; 1200 të vrarë, 6000 të plagosur. E premte bombash në Shqipëri
Partitë dhe Vranicki nëshkruajnë kontratën politike për zgjedhjet. Në kutitë e votimit brenda qershorit. Ligji miratohet të hënën
Faqe 3
Kontrata Vranicki
Me kontratë në zgjedhje. Kështu do të shkojmë në kutitë e votimit brenda muajit qershor.
U vendos dje në prani të Vranickit, kur dhjetë partitë nënshkruan një kontratë, në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Pikërisht dy muaj pas marrëveshjes së 9 marsit, partitë politike shqiptare, pjesëmarrëse në tryezë, nënshkruan një marrëveshje tjetër, e quajtur kjo Kontratë Politike. Në këtë mënyrë, mund të thuhet se ardhja e të dërguarit të OSBE-së për Shqipërinë, zotit Vranicki, u kurorëzua me një sukses të përmbajtur në minutën e fundit. Partitë politike pjesëmarrëse në tryezë, shënuan një hap tjetër në rrugën e vështirë të normalizimit të situatës në vend. Për më tepër, rëndësi ka që kjo marrëveshje u arrit në momentin kur ky proces u trondit nga manovrat e ndonjë force politike, e cila kishte si qëllim të fitonte kohë për të forcuar pozitat e saj. Ajo që mund të konsiderohet si pozitive në kontratën politike të nënshkruar dje, është se të gjitha palët ranë dakord që zgjedhjet të zhvillohen para fundit të qershorit dhe që komitetet e shpëtimit publik të shkrihen në prag të caktimit të datës së zgjedhjeve.
Megjithatë, një pjesë e mirë e pikave të marrëveshjes së arritur dje, në prani të zotit Vranicki janë formuluar në vija të trasha, duke lënë shteg për ekuivoke dhe interpretime të ndryshme. Fakt është se disa gjëra anësore, të cilave nuk i u kushtua vëmendja e duhur në marrëveshjen e 9 marsit i hapën rrugën fërkimeve edhe ndërmjet vetë firmëtarëve të asaj marrëveshjeje, duke rrezikuar deri dhe hedhjen në erë të saj. Me të vërtetë është rënë dakord për datën e zgjedhjeve, por nuk dihet nëse janë të ndërgjegjshëm liderët e partive për vështirësitë që ekzistojnë përsa i përket përgatitjes së terrenit për zgjedhje. Konkretisht nuk dihet nëse do të shkohet në zgjedhje me ndarjen ekzistuese të zonave apo do të kërkohet një modifikim i tyre, si do të veprohet me listat e zgjedhësve, duke pasur parasysh jo vetëm manipulimet në zgjedhjet e vitit të kaluar por edhe dhjegjet e shkatërrimet e këtyre muajve të fundit e kështu me radhë. Duke pasur parasysh se ligji antigjenocid ndonëse është zbutur, qëndron përsëri më këmbë, nuk është aspak çudi që të fillojnë menjëherë debatet për të ashtuquajturin “komision të virgjerisë”, pasi vështirë që partitë të pajtohen me karakterin monist të përbërjes së tij. Dhe kjo mund të kërkojë një vizitë tjetër të zotit Vranicki. Është me vend të thuhet se “rendësi tjetër është vetë ligji”, po në kontratë nuk bëhet fjalë sesi mund të garantohet një gjë e tillë. Vërtet që në kontratë politike është rënë dakord për një ligj elektoral të tipit qarkor, por mbetet tepër evazive mënyra e zbatimit të tij.
Në marrëveshje të tërheq vëmendjen fakti që nuk përmendet fare Qeveria e Pajtimit Kombëtar, rol që duhet të luajë ajo në periudhën e mbetur nga dita e zgjedhjeve, luaje ajo në periudhën e mbetur nga dita e zgjedhjeve dhe qëndrimi i partive politike ndaj saj. Mbi të gjitha eksperienca e deritanishme e luftës politike që bëhet në Shqipëri është një tjetër faktor që të krijon pesimizëm. Ka shumë mundësi që me të kthyer Shqipërinë zoti Vranicki të kërkojë sërish entuziazmin për marrëveshjen e arritur dje, liderët e partive të rifillojnë debatet bosh dhe mund të ndodhë përsëri me praktikulat obstruksion- [?] të mos jetë ndëshkimi i procesit zgjedhor –
Revolta: Drejtori i CIA-s 3 herë në Vlorë
Ish kancelari Vranicki dje gjatë konferencës së shtypit. Foto G.Shkullaku
“KJ” përsëri pa telefon
Që prej datës 10 Mars 1997 redaksia e gazetës “Koha Jonë” punon pa telefonat e saj 287 96, 287 81 dhe 355 91. Disa herë redaksia i është drejtuar drejtorit të Filiali të Telekomit të Tiranës zotit Thoma Kalami, por deri tani asgjë nuk është rregulluar, jemi të detyruar që të punojmë në një telefon familjar ndaj kërkojmë nga filiali i Tiranës që të transferojë numrat tanë telefonikë, pasi kemi qenë të detyruar për tu larguar në një adresë tjetër,si pasojë e djegies së redaksisë me datë 2 mars.
REDAKSIA
RADIO KOHA
Në FM 98.10 MHz
Fillon në ora 7.00 dhe mbaron transmetimin në ora 23.00.
Programi fillestar i radio “KOHA”
Në ora 8.00 të çdo dite mund të ndiqni programin: “Pasqyra e shtypit të ditës”
Në ora 9.00: “Leximi i kryeartikujve të gazetave kryesore shqiptare”