20/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

20 maj 1997

KE: Kompromis politik ose uri

Faqe 3 Driza: Paratë e “Popullit”-t i vodhi Meksi, kam dokumenta. Zani i Vlorës: A. Shehu dhe B. Çela më dhanë 1.5 milion USD KE kërkon marrëveshje brenda të mërkurës ose do të ndërpresë ndihmat. Vranicki paralajmëron përsëri. Mbrëmë tryeza e Finos sërish pa konsensus

Fushata fantazëm

Sali Berisha gjeti qytetin e vogël të Laçit për të lajmëruar zyrtarisht fillimin e fushatës për llogari të partisë së tij. Pa i bërë shumë makiazh, si gjithmonë, daljes së tij në një tribunë publike nën stemën blu të PD-së, Berisha tregoi se kishte bërë një orë rrugë nga Tirana, me një qëllim të vetëm: t’i tregonte kundërshtarëve të tij politikë, plot tetë parti të të gjithë spektrit, se loja me përgatitjen e zgjedhjeve kishte marrë fund dhe se tashmë kishte rënë sinjali i fushatës. Fushata që po nis parashikohet të jetë pa dyshim me enigmatikën e pluralizmit shqiptar. Pasi kanë kaluar pesë ditë nga fillimi i saj, sipas afatit ligjor, dy të tretat e forcave politike vazhdojnë të deklarojnë bojkotimin e zgjedhjeve. Duke vënë kushtin e korrigjimit të ligjit elektoral të imatuar nga PD, tetë parti politike po i bëjnë blokadën më masive partisë së presidentit. Pozicionimi i opozitës, në përbërjen e të cilës përfaqësohet i gjithë spektri politik nga e majta në të djathtë, ka krijuar një situatë paradoksale në skenën politike. Ndërsa Berisha dhe Shehu deklarojnë se nuk e përfillin qëndrimin e opozitës, harrojnë të shohin se në fushatë do të ndodhen përballë atyre që sot janë aleatët direktë politikë. Nëse tetë partitë nuk do ta ndryshonin pozicionin ndaj zgjedhjeve, do t’i binte që në fushatë, kandidatët e PD të konkurronin me demokratianët, legalistët dhe partinë e Lacos. Pikërisht me këto forca politike, Berisha ka nënshkruar më 16 maj një aleancë politike, që tashmë ka edhe një emër: Bashkimi për Demokracinë. Ky gabim taktik i presidentit, i cili krijoi një forum partish vetëm për të përligjur rikthimin e ligjit elektoral në parlament, e nxjerr atë dhe partinë e tij, zbuluar përballë opozitës kompakte. Aleatët dhe kundërshtarët janë vetëm njëri aspekt i pozitës së vështirë në të cilën gjendet tani PD. Përballë saj dhe presidentit, qëndron tani një mur i lartë pengesash, secila prej të cilave mund ta komplikojë keq situatën. Duke hyrë në zgjedhje vetëm, PD e di fare mirë se në Jug do ta kishte të vështirë të penetronte. Fushata e presidentit, e cila po zhvillohet kryesisht në Shqipërinë e Mesme dhe atë Veriore, po tregon se ai ka thuajse të pamundur të kalojë brigjet e Shkumbinit. Në një situatë kur PD dhe partitë aleate do të planifikonin të hynin të vetme në zgjedhje, mund të supozohet se situata në zonat e jugut nuk do të qetësohej, përkundrazi. Nga ana tjetër, presioni ndërkombëtar ndaj presidentit shqiptar, i cili ka nisur masiv dhe i ashpër, është një faktor përcaktues në ecurinë e një fushate të sakatuar nga braktisja e opozitës. Burime nga kampi i pakicës, njoftojnë për një imazh shumë realist që Vranicki kishte mundur të krijonte rreth “dajave”, pavarësisht se nuk e vuri gishtin mbi ta. Nëse deri tani qëndrimi i tij dhe i Perëndimit është kufizuar në ftesën për dialog dhe kompromis, shumë shpejt mund të kalohej nga fjalët te veprat. 12 milion dollarë që SHBA akorduan për fushatën, mund të bllokoheshin, ashtu siç u bllokuan ndihmat amerikane në gjashtë muajt e fundit. Dhe kjo për një vend pa ekonomi si Shqipëria është jetike. Por Berisha di edhe dhimbjen. Këto zgjedhje nuk mund të jenë ato të majit, kur opozita u përjashtua me dhunë nga rezultati përfundimtar. Perëndimi, pra ata që japin para, ushtrojnë dhe dërgojnë mediatorët për të na pajtuar, nuk mund të pajtohen me një fushatë të dominuar nga ngjyra blu. Pas kësaj që bëri Shqipëria, askush nuk ka më nevojë për një karikaturë fushate, por për një fushatë sa më të ndershme që të jetë e mundur. Përndryshe, do të ofrojmë një shembull më të keq sesa Kongoja e sotme. Demokracie Zairi e dëshmoi.

VEFA në gjykatë. Ndërpret likuidimet

Shtypshkronja “Demokracia” rrit 20% çmimin e shtypjes

Dy shtypshkronja “Demokracia” u janë bashkëpronare shtatë gazetat pro presidenciale njoftoi të gjitha gazetat që shtypen në këtë shtypshkronjë se çmimet e shtypjes do të rriten që sot 20%. Kjo rritje e menjëhershme e çmimit të shtypjes, sipas drejtuesve të shtypshkronjës, bëhet si pasojë e rritjes së vlerës së dollarit në tregun shqiptar. Rritja e menjëhershme prej 20% rrezikon të gjitha gazetat, sidomos ato të pavarura, veçanërisht gazetat e vogla rrezikojnë falimentimin. Ndërkohë që çmimet e botimit të gazetave vazhdojnë rritjen galopante, presidenti i Republikës Sali Berisha dhe kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Bashkim Fino vazhdojnë të heshtin përballë falimentimit të gazetave të pavarura dhe nuk po mbajnë premtimet që u kanë bërë drejtuesve të gazetave për uljen e disa taksave dhe tarifave doganore.

Ndeshje demash në Francë Foto REUTER Ndeshje demash në Francë — Foto REUTER