Plumba e gurë makinave të Berishës
Presidenti ”përshëndetet” me krisma rrugës për në Fier. Fino i kërkon ndihmë Perëndimit. Filluan proceset kundër VEFA
Faqe 3
Berisha, laku ngushtohet
Socialist Fino i soset durimi. Njeriu i batutave tepër diplomatike për politikën bizantine të Shqipërisë, duket se dje ka nxjerrë asin anti-Berishë, fshehur në xhaketën e tij të gjatë të kryeministrit.
”Jo më bisedime me partitë, por thirrje për zgjidhjen e krizës, drejtuar komunitetit ndërkombëtar”. Alarm i opozitës me zërin e Finos, ka ardhur vetëm pak orë para përfundimit të ultimatumit të KE drejtuar Shqipërisë, për arritjen e kompromisit ndërmjet Opozitës dhe PD për zgjedhjet e fundqershorit. Në rast se sot, partitë nuk do të kenë në dorë një ligj zgjedhor të pranueshëm për të gjithë palët, KE ka premtuar të ndërpresë ndihmat. Sipas zhvillimeve të këtyre ditëve në kancelaritë e politikës shqiptare, duket se kërcënimi europian nuk është marrë dhe aq seriozisht. Të mësuar tashmë me ultimatumë, aq më shumë kur këto nuk i drejtohen vetëm asaj, PD e Berishës nuk duket se ka ndërmend të luajë nga llogorja e dhuruar për të nga opozita në marrëveshjen e 9 marsit. PD e Berisha, pa pyetur asnjë subjekt, pasi miratuan dhe dekretuan ligjin bashkë me datën e zgjedhje, deklaruan dje me gojën Genc Pollos se për 115 zonat elektorale të fiksuar në ligj, bisedimet kanë përfunduar. Pra PD deklaron qartë e hapur, se nuk ka ndërmend të lëshojë hartën magjike elektorale të 26 majit. Dhe PD ka treguar në praktikë, të paktën një herë, se kur është puna për votat nuk ndalet para asgjëje. Mesazhi që vjen nga pozita është i qartë, jemi gati të lëshojmë çdo gjë, vetëm skemën e votimit të 1996, e cila është dhe çelësi i suksesit të pretenduar nga Berisha. Pas një jave bisedimesh në tryezat e pafund të partive, PD ka bërë “lëshimin” qesharak që një kandidat për deputet të hyjë në zgjedhje jo me 400, por edhe me 200 firma. Ndërkohë Berisha ka filluar turin elektoral, sipas stilit të tij, por tashmë në fshatra e pa kollarë. Opozita ndodënë ka shumëçen në tryezën e partive, falë manovrimeve të Berishës duket se lëvizja pa top dhe nuk mund të bëjë asgjë pa mbështetjen e Perëndimit. Megjithatë Berisha i ka marrë masat edhe në rast të një reagimi kundër tij nga evropianët. Janë të gjitha gjasat që ai mund të luajë me kartën e islamizimit. Deklarata e ministrës së jashtme turke Çiller se ”Turqia nuk do të lejojë asnjë shtet të ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë” do të thotë diçka. Pra, gjithsesi, PD-së i ka mbetur vetëm një rrugë për të zgjedhur, Lindjen. Laku po ngushtohet. Aleati i fundit i Berishës, KE, kërcënoi atëherë kur ai nuk do ta dëshirojë, duke i dhënë kohë edhe sot për t’u tërhequr, për opozitën po afrohet 9 marsi i dytë. Megjithatë ajo nuk ka treguar se ka mësuar gabimet nga e kaluara.
Europa: Vendosni sot, afati i fundit
Berisha në stacionin e djeshëm elektoral, Fier
Foto REUTER
Skadon ultimatumi europian
TIRANE - Europa nuk duron më. Sot skadon ultimatumi që forumet e saj më të larta, i kishin drejtuar politikës shqiptare dhe vetëm 24 orë para përfundimit të tij, politika europiane ka kërcënuar me tërheqjen e trupave të misionit “Alba” dhe ndërprerjen e ndihmave.
Pa harruar që t’i kujtojnë Shqipërisë se orët e sotme janë vendimtare për të. Këmbanat e alarmit dje në orët e mbrëmjes, kanë rënë më fuqishëm se kurrë, kur nga vendet fqinjë si Greqia dhe Italia apo nga zyrtari i lartë i OSBE, Franc Vranicki, Shqipëria për të parën herë është quajtur si një vend që i ka dhënë e veta, për herë të fundit, fjalët e saj. Sot më shumë se kurrë, Europa mesa duket po ndihet e fyer nga koha që ka humbur nëpër labirinthet e politikës së çoroditur shqiptare.
Nga selia e tij në Athinë, Ministri i Mbrojtjes i Greqisë - Axohatzopullos, ka sulmuar ashpër numrin një të shtetit shqiptar Berisha, si shkaktarin kryesor të futjes së procesit të zgjedhjeve në një rrugë pa krye. “Inisiativa e presidentit Berisha me ligjin elektoral, dëmtoi rëndë procesin e zgjedhjeve”, deklaroi ai, duke mos harruar që me politikën kokonfortë të transplantuar në Shqipëri prej vetë numrit një të saj, të merret vesh (Vijon në faqe 3)
OSBE, Italia dhe Greqia lëshojnë ultimatum: Marrëveshje sot, ose tërheqim trupa dhe ndërpresim ndihmat. Sot në Tiranë i dërguari Vranickit