25/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

25 maj 1997

Do shtyp Komitetet para zgjedhjeve

Presidenti Berisha i deklaron shtypit të huaj shtypjen me forcë të Komiteteve të Shpëtimit para 29 qershorit. Ai angazhohet për zgjedhje të dhunshme Avionë ushtarakë fluturojnë mbi Gjirokastër. Plumba në qiell. Kthehen “specialet” nga Jugu

Berisha do të minojë zgjedhjet

Ngjarjet e dy ditëve të fundit të bëjnë të dyshosh se Berisha, pavarësisht nga “gatishmëria”, pavarësisht nga udhëheqjet elektorale, nga premtimet për fitore “të bujshme” e “historike”, nuk dëshiron të zhvillohen zgjedhjet. Dikujt kjo mund t’i duket si pabesueshme, po kthesat e befasishme, 180-gradëshe janë tashmë një gjë e rëndomtë në jetën politike të Berishës. Duke u ndëshur me vendosmërinë e bashkësisë ndërkombëtare për të zhvilluar zgjedhjet brenda një kohe shumë të shkurtër, ky, pasi i kishte zvarritur pa partitë kundërshtare mënyr labirintet e procedurave ligjore të diskutueshme, pasi organizoi kurthin me miratimin e ligjit elektoral, shpalli datën e zgjedhjeve, në një kohë kur të tjerët filluan protestat, duke kërcënuar edhe për bojkotim të zgjedhjeve. Me një ligj elektoral që e favorizonte, me pamundësinë e partive për të zhvilluar fushatë elektorale, me mundësitë e konsiderueshme për të manipuluar përsëri, Berisha dukej se kishte llogaritur në mos një fitore, të paktën një humbje me dinjitet. Por, sinjalet për një prani të konsiderueshme të OSBE-së dhe institucioneve të tjera në procesin zgjedhor, kontributi i këtyre edhe me infrastrukturë të nevojshme për zgjedhje dhe sidomos prania e shumëkombëshes pranë qendrave të votimit, e zvogëlon në mënyrë të ndjeshme efektin e armës së manipulimit të zgjedhjeve. Më shumë se kjo Berisha duhet të jetë ndikuar nga faktori i brendshëm. Këto pak vizita që ai ka bërë në zona të ndryshme, sigurisht i kanë shërbyer për të testuar elektoratin. Rezultati ka qenë tepër deziluzionues për të. Një Kavajë e ftohtë, thirrjet “Poshtë Berisha” apo “Duam paratë tona” etj, në Laç, gurët e të shtënat në Lushnjë e Fier, indiferentizmi dhe ironia e elbasanasve apo fshatarëve kryeqytetas, i kanë mjaftuar Berishës të kuptojë se asgjëkqitura “shumicë e heshtur” nuk ekziston. Në këto kushte Berisha ka ndërruar taktikë. Ndërsa vetë ka filluar të përmendë terma paqëtues, të flasë për socialiste të reformuar apo dhe të përgjegjshëm kundërshtarët e tij, nga ana tjetër eksperimenton, duke “ngacmuar” me mercenarët e PD-së të veshur policë, zona delikate, ku e di që nuk gëzon popullaritet. Ndërkohë shtypi i Berishës ka filluar t’i mëshojë idesë “se në këto kushte nuk mund të bëhen zgjedhje”. Me sa duket Berisha duke provokuar zonat e Jugut, synon të krijojë incidente për të nxitur popullin e revoltuar t’u drejtohet armëve. Ideale për të do të ishte që këto armë t’u drejtoheshin edhe ushtarëve të huaj. Ai e ka të qartë se “shakaja” me popullin e Jugut nuk kalojnë pa pasoja. Cërriku mund të ketë qenë eksperimenti i parë i Berishës në këtë drejtim. Duke pasur parasysh kaq bëhen më të kuptueshme edhe manovrimet e Berishës me SHIK-un, këmbëngulja për të pasur në dorë Ministrinë e Brendshme dhe për të mbajtur Agim Shehun. Një lojë të tillë e bëjnë më të besueshme edhe disa deklarata të tij për eliminimin me dhunë të komiteteve të Jugut para 29 qershorit. Kështu Berisha do ta detyronte perëndimin të besonte tekën e tij se “nuk mund të bëhen zgjedhje me armë në dorë”. K.J

Cërrik: Një ditë pas masakrës

Policia gjatë ruajtjes së qetësisë në mitingjet e fushatës elektorale në Indonezi. Foto Reuters

Tropojani Mulosmani të ndeshet me mua dhe jo me prindërit e mi

Pas një javë pune, si gjithnjë, u drejtuam për tek prindërit e mi në fshatin Spiten të Lezhës. Me të hyrë në fshatin tim të lindjes, bashkëfshatarët dhe djem të rinj, me thonë me gjysëm zëri: “Nuk ishim këtu kur erdhën ata...” I habitur, pasi nuk e dija se çfarë kishte ndodhur në shtëpinë time, iu drejtova: “Cilët ata? Çfarë ka ndodhur?”. Pastaj mora vesh se para katër ditësh shtëpia ku kisha lindur ishte rrethuar nga dy “IFA” plot e përplot me sampistë, shumica tropojanë, si dhe kishin drejtuar automatikët në fytyrat e fëmijëve të vëllait tim. Prindërit e moshuar, të tronditur nga numri i madh i sampistëve të armatosur, vetëm sa i kishin thënë drejtuesit të këtij operacioni: “As gjermani nuk na e ka bërë këtë...” Pas kësaj shtëpia ishte kontrolluar për armë, ndonëse që 50 sampistët e të dy “IFA-ve” ishin vendosur në formacion luftimi, a thua se kishin përballë një batalion me njerëz dhe jo dy pleq e tre fëmijë. Urdhëri për kontrollin e shtëpisë ishte dhënë nga një komandat, i cili kishte një Foristradë të blinduar dhe që tashmë e njohim mirë në Vlorë. Ai quhet Sokol Mulosmani. Është njeri që masakroi Vlorën, është komandanti që vrau 6 veta në Përmet, është inspiruesi i hapjes së shkollës së bashkuar dhe rembëmit të armëve nga veriorët, është ai që do të përgjigjet nesër për shërbimin e paramilitareve ushtarake në Sauk. Është një kolonel që lëviz vetëm me makinë të blinduar dhe mbushur plot me armë. Pushtetit të Berishës ia fal të gjitha! Edhe arrestimet, edhe kontrollet e presionet, edhe rrahjet nga bashibuzukët e tij, edhe djegien e redaksisë. Vetëm nuk i fal vënien e bombës familjes time me 1 nëntor 95 dhe këtë që ka bërë Sokol Mulosmani duke tmerruar prindërit e mi, para katër ditëve. Tropojani Mulosmani le të merret me mua dhe jo me pleqtë e fëmijët.