Kryeministri shqiptar Bashkim Fino takon presidentin amerikan në Holandë. OSBE: Duam të marrim pjesë në Komisionin Qendror Elektoral
Koha Jonë
30 maj 1997
Fino tek Klinton, Berisha në Ndroq
PAD: “Do të prisnim 9 Marsin”. E djathta e bashkuar, luftë të mëdhenjve. KQZ fillon punën
“Marshall” shqiptar pas qoshës
Evropianët kërkojnë sërish Planin Marshall. 50 vjet pasi një sekretar shteti i SHBA propozon një plan ekonomik global prej 13 miliard dollarësh (80 miliard USD të sotme), për ta nxjerrë kontinentin e vjetër nga shkatërrimi i luftës II botërore, në Hagë të Holandës lind idea e një Plani Marshall II. Pasardhësi i Xhorxh Marshall, presidenti amerikan Klinton, tha se ka ardhur koha që evropianët të ndihmohen sërish, por kësaj radhe nga vetë evropianët. Evropa e pasur, ajo perëndimore, duhet të ndihmojë sipas Bill Klinton, pjesën e saj të varfër lindore, të dalë nga 50 vjet komunizëm totalitar. Një plan pra, që emrin dhe frymëzimin do ta kishte amerikan, kurse paratë kryesisht europiane.
Përvjetori i Planit Marshall u duk se po shënon ndërgjegjësimin e vonuar të Perëndimit rreth krizave të vendeve lindore, të irrituara para së gjithash nën ndikimin e faktorit ekonomik. Tetë vjet pas krizës së komunizmit lindor, ky është rasti i parë kur në Perëndim flitet seriozisht për një ndërhyrje të përmasave të planit historik që e nxorri Evropën nga varfëria. Historia e shkurtër e postkomunizmit në Lindje, njohu disa luftra civile, konflikte etnike dhe një krizë të pafund ekonomike. Ndërrimi i sistemit i nxorri jashtë loje ekonomitë socialiste, duke e theksuar varfërinë e trashëguar.
Ndër vendet europiane kandidate për një Plan Marshall nr.2, Shqipëria është pa dyshim në krye të listës. Vendi që nuk plotëson kriteret e anëtarësimit në NATO apo BE, nuk ka konkurrent kur është fjala për të përfituar nga ndihma perëndimore. Në fakt, shqiptarët mund të mburren se kanë pasur të parët idenë e një Plani Marshall “BË”, kur i doli përpara sekretarit të Shtetit Bejker në korrik ’91 me parulla ku shkruhej në anglisht “Plan Marshall për Shqipërinë”. Nga ana tjetër, burime nga BE flasin për një impenjim shumë serioz ekonomik nga ana e vendeve perëndimore, në drejtim të nxjerrjes së Shqipërisë nga humnera e kolapsit ekonomik-politik të muajve të fundit. Me rënien e piramidave financiare, vendi ynë duket se do të dalë nga tuneli i errët i anarshisë vetëm me anë të biletave jeshile që do të hedhë Perëndimi. Shenjat tregojnë se paratë do të jepen, por për këtë duhet që shqiptarët të plotësojnë, për për këtë duhet që shqiptarët të plotësojnë së paku disa kushte, që do të evitonin keqpërdorimin e financimeve, ashtu siç ka ndodhur në një pjesë të mirë të historisë sonë të vonë.
Shtyrja e vendimeve të konferencës së vendeve donatore të Romës pas zgjedhjeve të qershorit, tregon se disponimi i të Perëndimit, duhet t’i korrespondon së disponimit të ri në Shqipëri. Nëse partitë shqiptare serioziteti i palëve në Shqipëri. Nëse partitë shqiptare nuk arrijnë të merren vesh, angazhimi europian nuk do të vi nëpërmjet diplomacisë. Që ky plan nuk do t’i kalojë kufijtë diplomatikë. Që ky plan nuk do të kthehet në projekte serioze për të rindërtuar vendin, do të thuhej që para se gjithash në politikanët e qeverisë shqiptare, të vënë njëherë me mandat të dalë nga një votë e rregullt. Nëse këtë Perëndimi nuk do ta gjejë partner të rregullt, fare lehtë paratë e disnarsuar për Shqipërinë mund të përfundojnë në Rumani ose Bullgari, ashtu siç ka ndodhur në të shkuarën.
“Marshall” shqiptar ndodhet pas qoshës. Mjafton që të T’i hapim rrugën për ta afruar.
Atentat bosëve të “Silva” në “Europa”
Faqe 3
KJ Presidenti i “VEFA” Alimuca ndan për klientët 5 milion lekë e poshtë