Berisha me krisma, Nano me lule
“ALBA”: Trupat italiane mbërrijnë në 20 qershor. Komisioni i “pastërtisë” saboton zgjedhjet. Lir Çeta nga spitali, në burgun e Durrësit
Faqe 4, 5
Përsëri krisma në mitingun e Berishës në Laç. Nano dhe Gjinushi vazhdojnë turin në Jug. Sarandë-Delvinë: Do merrni paratë
Nano dhe Berisha gjatë mitingjeve elektorale në Vlorë dhe Tiranë
Fotot GENT SHKULLAKU
“Mezini”, karta e fundit?...
Skenari i periudhës parazgjedhore të këtij viti nuk po i le asnjë mangut atij të zhvilluar vitin e kaluar, produkt i të cilit ishte 26 maji.
Skenari i periudhës parazgjedhore të këtij viti nuk po i le asgjë mangut atij të zhvilluar vitin e kaluar, produkt i të cilit ishte 26 maji. Megjithëse nga 29 qershori, kur është parashikuar të zhvillohen zgjedhjet, nuk kanë mbetur pak më shumë se dy javë, partitë politike që do të konkurrojnë në to, ndodhen gjithmonë përballë problemesh dhe pengesash artificiale të cilat kanë autoresinë e Berishës apo njerëzve të tij. Pas peripecive të lidhura me miratimin e ligjit elektoral që përbënte bazën e politikës obstruksioniste të Berishës, pas kushteve të lidhura me komitetet e jugut apo kundërshtimit për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, tashmë, duket se është radha e kartës “Mezini” me të cilën Berisha ka planifikuar t’u verë gurë nën rrota kundërshtarëve të tij, apo për të arritur një objektiv më të lakmueshëm siç do të ishte ai i moszhvillimi i zgjedhjeve. Është fakt i njohur që partitë prej gati dy javësh i kanë dërguar komisionit “Mezini” listat e gjata të kandidatëve, të cilëve do t’u verifikohet biografia. Por, deri ditën e djeshme kur ishte dhe afati i fundit për të marrë përgjigjet nga komisioni i “pastërtisë”, partive u kanë ardhur përgjigje vetëm për ata kandidatë që e kanë marrë një herë provimin e “virgjërisë”, më 26 maj apo më 20 tetor të vitit të kaluar, duke mos u ndjerë për ata që paraqiten për herë të parë në zgjedhje. Mirëpo, kjo vonesë nuk ka si të mos shkaktojë alarm në shtabet e partive, kur dihet që afati i dorëzimit të kandidaturave për deputetë ka skaduar, ndonëse edhe duke e shtyrë këtë, partitë nuk përfitojnë kush e di se çfarë, pasi 29 qershori është në prag të derës. Por, më e keqja lidhet me ata të cilëve komisioni “Mezini” mund t’u nxjerrë probleme për të kaluarën e tyre. Sipas ligjit në fuqi, këta, për të “mbrojtur nderin” duhet t’i drejtohen Gjykatës së Kasacionit. Po, nga ana tjetër, kësaj gjykate i duhen edhe disa ditë të tjera për të dhënë verdiktin përfundimtar, në mbrojtje të kandidatëve “të djegur” apo Mërrinj, gjë që do t’u impononte partive ndryshime “in extremis”. Tani është bërë e qartë për këdo se “gatishmëria” e Berishës për të zhvilluar zgjedhjet në datën e caktuar apo për të plotësuar të gjitha kërkesat e faktorit ndërkombëtar është vetëm një maskë në kuadrin e përpjekjeve të këtij për të rifituar pozitat e humbura tani së fundi. Duke qëndruar vetë në hije, Berisha ka vënë në lëvizje gjithë mekanizmat e kontrolluara prej tij për të sabotuar procesin zgjedhor ose të paktën aktivitetin e kundërshtarëve të tij. Kështu, opozita po vuan edhe një herë pasojat e marrëveshjes së 9 marsit, ku askush nuk u kujtua për komisionin “Mezini”. Nuk dihet nëse “Mezini” do të jetë karta e fundit në dorën e Berishës për të shtyrë zgjedhjet, apo nuk është çudi që edhe ditën e zhvillimit të tyre, partitë të ndodhen para ndonjë të papriture tjetër, të projektuar në trurin e tij. G. L.
Nano dhe Berisha gjatë mitingjeve elektorale në Vlorë dhe Tiranë. Fotot GENT SHKULLAKU
Jep dorëheqjen zyrtari i OSBE në Tiranë
Dyshohen kontradikta për zgjedhjet
Faqe 3
Gazidele e A. Shehu: “Djali i Nanos, anëtar i Hakmarrjes...”
Rrëfen për “KJ” Leart Shyti
Faqe 9