12/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

12 qershor 1997

Rinas: 54 ton lekë me avion

Dy avionë IL-72 dhe një “Antonov” zbarkojnë ngarkesën me kartmonedhë që përfundon në Malin e Dajtit. Ministria e Financave nuk ka dijeni Faqe 2 Komisioni Mezini fiton kohë për të dhënë përgjigjet e kandidatëve. Berisha në Fushë Krujë, pak njerëz, shumë gardistë. Foresti emërohet në Bruksel

Nano në Jug, Veriu pret

Fatos Nano përfundoi dje turin e tij të parë elektoral si kryetar partie që prej vitit 1993, kur u arrestua dhe burgos nga autoritetet shqiptare. Ai zgjodhi pikërisht rreth “rebelë” të Jugut, për të nisur fushatën zgjedhore, duke zgjedhur në të njëjtën kohë mënyrën më të sigurtë për të dalë në një podium mitingu. Kështu, lideri socialist mund ta konsiderojë të kaluar me sukses provën e parë në fushën e karizmës, që është mbajtur për pesë vjet me radhë me fanatizëm nga kundërshtari i tij Berisha. Jugu reagoi ashtu siç pritej ndaj vizitës së “banorit” të tij Fatos Nano, që kaloi më shumë se dy vjet në një lokalitet të izoluar mes maleve të Tepelenës. Rikthimi i tij në këtë pjesë të vendit, kësaj radhe pa pranga në duar, ka qenë njëkohësisht rikthimi normal i një njeriu që, mesa duket, që sot e tutje do të ngjitet në piedestalin bosh të liderit politik që vjen nga Jugu i Shqipërisë. Në këtë aspekt, Nano mund të vazhdojë i qetë vizitën në Greqi, sepse vlonjatët, sarandjotët dhe tepelenasit e kanë lexuar siç duhet vizitën dhe mesazhin e tij. Turi i Fatos Nanos në Jug nuk ka qenë vetëm një borxh i vjetër ndaj atyre që lëkundën përfundimisht regjimin e Berishës, duke bërë atë që partia e tij nuk mundi ta bëjë dot për pesë vjet. Gjendja politike aktuale, me Tiranën dhe përgjithësisht Veriun e ndarë gjeografikisht nga Jugu i vendit, impononte para PS dhe liderit të saj, një pozicionim të qartë dhe të prerë. Fillimi i fushatës së Nanos pikërisht nga qyteti i protestave, Vlora, kishte domethënien e solidarizimit të plotë me rolin dhe historinë katërmujor[e] të Vlorës në raport me pjesën tjetër të vendit. Duke u bashkuar me ata që në Tiranë konsiderohen shpesh si “rebelë” dhe “terroristë”, Fatos Nano ka shtrirë përfundimisht dorën ndaj asaj pjese të popullit shqiptar, që e konsiderojnë pushtetin e presidentit Berisha, si një pengesë që duhet rrëzuar. Sa për mënyrat me të cilat kjo do të realizohet, Nano dhe vlonjatët u duk se gjetën gjuhën e përbashkët: vota e 29 qershorit kundër PD dhe presidentit. Në këtë prizëm, vizita e Fatos Nanos mund të thuhet se kontribuari që Vlora dhe përgjithësisht rrethet e Jugut, të fillojnë t’i binden rregullave të një fushate elektorale. Në Jug Nano, në Veri Mejdan[i]. I pari tek “rebelët”, i dyti në atë pjesë që konsiderohet “e Berishës”. Kështu i ka ndarë PS forcat, duke u munduar të përfshijë të gjithë territorin në hartën e saj elektorale, që tani pretendon të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Megjithatë, vizita e liderit të PS në Jug, mund të krijojë disa probleme në veri të Shkumbinit. Konflikti aktual mes PD dhe pjesës tjetër të partive, ka pësuar deformimin e tij, kur zëra të ndryshëm e kanë interpretuar si përplasje krahinore. Zbritja e Nanos në Jug, ndërkohë që në Veri liderët e opozitës, përfshirë kryeministrin, nuk kanë shkuar, mund të lerë një shije të keqe në gojën e pahapur ende të veriorëve. Prezenca e Mejdanit, i indihmuar edhe nga liderët e PSD, mund të mos e kompensojë mungesën e liderit numër një të socialistëve. K.J

Italia: Fajdet i paguan Perëndimi

Nano dhe Gjinushi dje në Tepelenë. Në mes Gjolek Malaj, kryetar i Komitetit të Shpëtimit. Foto GENT SHKULLAKU

Nano: Nga Tepelena në Greqi. Pas tij edhe T. Shehu

Lideri i PS përfundon turin elektoral Faqe 7

Njoftim për gazetashitësit e rretheve

Të gjitha pikat e shitjes së gazetës “Koha Jonë” dhe “Sport Ekspres” nëpër rrethe, të cilat nuk kanë likuiduar lekët e shitjes së gazetave deri me datë 15 Qershor detyrohen që të vijnë në Tiranë deri me datën 17 Qershor 1997 në redaksi për të sjellë lekët e shitjes. Gazetat e pashitura sipas kontratës do t’i marrin shoferët e agjensisë së transportit “KJ”, pas rakordimit tuaj me financën e “KJ” dhe “Sport Ekspres”. Financa e “KJ” paguan shpenzimet e udhëtimit si dhe një dietë prej 3000 lekë të reja për secilin gazetashitës. Në rast të kundërt redaksitë e gazetave do t’ju ndërpresin furnizimin me gazeta, duke hapur pika të reja në qytetet respektive. Financa e gazetave “KJ” dhe “Sport Ekspres”