15/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

15 qershor 1997

Sa na kushton ky President?!

Nga Frrrok Çupi NGA FRROK ÇUPI Një gjë dihet: Çmimi i tij është lartë, por jo unik. Një çmim paguhet me terrorin ndaj kundërshtarëve të tij politikë, i cili ka kushtuar humbjen e mijëra vendeve të punës, privimin nga çdo e drejtë ligjore e qeverisëse si dhe nga të drejtat politike. Çmimi tjetër i Presidentit aktual matet me miliarda dollarë që humbën nën mashtrimin e tij. Jam i sigurt se pjesa më e madhe e këtyre parave ka hyrë në xhepin e Sali Berishës. Sa kohë që punoja bashkë me të, në PD dhe RD, nuk kam njohur njeri më të pasur me dollarë dhe më të etur për të përvetësuar para. (Këto do t’i dëshmoj në një për një). Ka zëra se ai sot posedon afro 2 miliardë dollarë. Çmimin e kemi paguar të gjithë. Çmimi i tretë i Presidentit është ai që matet me gjakun. Shkaktari i gjakderdhjes në Shqipëri është Sali Berisha. Vetëm Vlora sa është vrarë prej Berishës, nuk do të mjaftojë koha për të vënë lotë tanë tek të gjitha lulet e këputura. Shifrat tregojnë një tragjedi të vërtetë. Edhe në atentatet që bëhen kundër tij, po vriten dhe dëmtohen qytetarë të pafajshëm. Kujt ia shkroi Perëndia që të paguajë për të birin e Ram Berishës?! Çmimin e lartë të përçarjes kombëtare, populli shqiptar nuk ia kishte paguar askujt deri më sot; përkundrazi Toptanët e kushdo që kërkoi të ngatërronte shqiptarët ndër veti, e paguan atë që deshën të bëjnë. Berishë di se të gjithë e urrejnë, e prandaj del në tribunën që të shkaktojë konflikte. Ku është parë që të gjithë të plagosurit për hir të Presidentit në Elbasan të jenë nga Mirdita? Ky njeri keqpërdori varfërinë e krijuar prej tij, dhe po përplas njerëzit. Çmimin që po paguajmë mercenarët për të kryer krime në popull, do ta paguajmë sot e më vonë. Për fat të keq shumë nga këto jetë humbën, por më e keqja është se këta njerëz do të vuajnë në ndërgjegjen e tyre për shumë kohë. 60 veta janë larguar nga Ganda e Presidentit, të tjerët presin. Ndërsa çmimi unik është ai që paguajmë të gjithë ne që jemi shtetas shqiptarë; në mënyrë proporcionale, pa dallime politike, nacionale, fetare apo race. Të gjithë po paguajmë shëmtimin e atdheut, shkatarërimin e shtetit dhe të krenarisë kombëtare, vepër kjo e kryer prej Berishës. Shiko pra se çfarë po ndodh: Ndërsa gjithçka është zhveshur kështu, që nga leku e deri tek Leka, një gjë po na kushton shumë shtrenjtë, dhe, ky është Presidenti. Tani vendi ndodhet në prag të pagesës: Ose të presim haracin, ose të presim shpërblimin se mund të bëhemi ndonjëherë. Të gjithë njerëzit ndodhen para një endërre se kësaj here mund të fillojmë të bëhemi, gjë që nënkupton së pari largimin e Berishës. Le të shpresojmë. Por edhe shpresa si e disave që besojnë atë që thuhet se “Berisha do të arratiset këto ditë dhe nuk do t’ia shohim më bojën”, nuk mund të jetë e besueshme. Pol Pot është fëshirë, por populli nuk është i lirë. Berisha është duke u përpjekur që të mbetet këtu si një pagesë tjetër e ardhshme, madje edhe në politikë. Konflikti mes këtyre dy rrugëve tani është shumë i hapur: Ose të paguajmë edhe më të fundit frymë për Berishën, ose ta mbyllim atë hesap tragjik që e bëri Shqipërinë kokë e këmbë.

Kavaja: PD, koha për divorc

Të djegurit e Meznit i drejtohen Kasacionit. Një ambasador i serviloset Berishës: Luftoni bishtin e kuq. Proporcionalit i ndan sërish partitë Faqe 7

Gazidedde: Jetoj në ambasadë në Turqi

Një nënë me fëmijët e saj në Amsterdam

Fino: Nuk di gjë për miliardat

Skandali i 54 ton lekëve: “E mësova nga TV” Faqe 11

Miting masiv, por i trazuar

Dhjetra civilë, policë dhe sampistë rrethojnë mitingun Dje, në mjedise të ndryshme të qytetit ishte përhapur lajmi se “do të hedhin bomba dhe do të gjua(j)në me kallashnikovë Nikollë Lesit nga tropojanët e dislokuar në Lezhë”. Ankthi kishte pushtuar qytetin. Megjithatë në ora 11.05 fillon mitingu i opozitës, e cila në zonën nr. 17 kishte preferuar të përkrahte kandidaturën e kandidatit të pavarur Nikollë Lesi. Në tribunën e sheshit kryesor të qytetit të Lezhës ngjiten sekretari i përgjithshëm i PS prof. dr. Rexhep Mejdani, kryetari i PSD prof. dr. Skënder Gjinushi, sekretari i PS Pandeli Majko, etj. Që në fillim të hapjes së mitingut nga kryetari i PS-së rrethin Ndre Pema në pjesën e majtë të tribunës, një (Vijon në faqen 2)