Klinton: Zgjedhjet vetëm në 29 qershor
Presidenti amerikan Bill Klinton në takimin me Vranickin: Të respektohet pakti i partive. PD: Orari i mbylljes së votimit nuk lëviz
Faqe 3
Me bomba kundër Nanos në Mamurras, miting i liderit të PS në Mirditë. Trojka e OSBE: Zgjedhjet sipas parashikimit
Kanuni mposhti Berishën
Dje, socialistët dhe Nano fituan edhe provën e forcës kundër njerëzve të pushtetit, pas dështimit të pritës së ngritur në Mamurras. Liderët socialistë, për të shmangur më të keqen, ishin kthyer në Tiranë, duke lënë mbështetës e shumtë të prisnin më kot tek Ura e Zogut. Por ky kthim, ndërsa mund të ishte i pranueshëm për liderët socialistë, nuk mund të tolerohej nga mirditorët, të cilët nuk janë mësuar “t’u kthehet nusja nga rugga”. Ishte shumë e rëndë për djemtë e Mirditës, që dukën se nuk e kanë harruar kanunin, sipas të cilit “miku nuk mund t’ia ngasësh kujt”. Duke mos duruar këtë kori, mirditorët nisen në drejtim të Tiranës, marrin Nanon dhe liderët e tjerë socialistë, pa përfshirë pritat e njerëzve të PD-së, zhvillojnë mitingun e paralajmëruar në Mirditë dhe, në fund i shoqërojnë miqtë shëndoshë e mirë deri në Tiranë.
Krahas kanunit, për të cilin i pëlqente të fliste aq shumë Berishës, por që me pritat dhe pabesi të tjera, po e shkel me këmbë çdo ditë, akti i djeshëm i mirditorëve është edhe një mënyrë për të shprehur protestën kundër Berishës dhe regjimit të tij, që është bërë i padrejtëshëm jo vetëm në jug, i cili e ka shpallur atë “persona non grata”, po edhe në veri, pjesë e të cilit është Mirdita. Veprimi i djeshëm i mirditorëve, është për Berishën një sfidë në përmasa shumë më të mëdha se ajo që i ka deklaruar jugu duke mos e pranuar të shkelë atje. Mirditorët dje, së pari rrëzuan mitin propagandistik të Berishës, se “veriu është çështje e imja” apo “veriu nuk i do socialistët”. Por, “thyerja” e Mamurrasit, më shumë se pasoje e mbështetjes për socialistët është shprehje e kundërshtimit ndaj Berishës. Në një aspekt tjetër, djemtë e Mirditës i dhanë dje edhe një goditje të rëndë veprimeve që për interesa të ngushta të ndonjë individi, i shërbejnë ndarjes së vendit në kantone e zona influence. Pas kësaj Berisha duhet ta ketë marrë vesh se strategjia e pritave të organizuara ndaj kundërshtarëve të tij, tashmë është e falimentuar. Në qoftë se Berisha ka arritur ta kuptojë këtë, pas ngjarjes së djeshme, viktimat e tragjedisë së Beratit do të jenë të fundit.
Atë që bënë mirditorët, nën shembullin e këtyre fare mirë mund ta bëjnë edhe veriorë të tjerë që nuk durojnë të jenë të nënshtruar nga një grusht njerëzish të mësuar të qëllojnë pas shpine. Kjo ndoshta edhe pse historikisht, që nga Lidhja e Prizrenit, Mirdita thuhet se ka udhëhequr Veriun. Pas bojkotimit të Shehut nga kavajasit pak ditë më parë, me atë që bënë mirditorët dje, u pa qartë se për Berishën, çdo ditë e më shumë, Shqipëria po bëhet një “tokë që djeg”. Tashmë, i vetmi shërbim pozitiv që mund t’i bëjë vendit dhe gjithë shqiptarëve, ai që dukur mbahen si “simbol i demokracisë”, është “të dorëzohet”, duke hequr dorë nga metodat e tij të luftës që e sollën vendin në këtë gjendje.
GAVROSH LEVONJA
Fino: Parti, ndërprisni fushatën
“Janinës ç’i panë sytë”. Foto GENT SHKULLAKU
“Nënë Tereza” në gjoksin e Forestit
Presidenti Berisha dekoron diplomatin e përfolur
Faqe 4
Mbërrijnë në Tiranë 5 mijë kuti e votimit
Ngarkesa e OSBE-së shkarkohet në Rinas
Faqe 3