21/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

21 qershor 1997

Forcat shumëkombëshe dhe OSBE refuzojnë të shpërndajnë kutitë e votimit. Ushtarët do të shoqërojnë vetëm vëzhguesit

“ALBA” braktis shqiptarët

Rikthehet Vranicki Kasacioni, shuplakë për Komisionin Mezini; 12 kandidatë të pastër. Fino viziton SHIK-un, kritika për PS Faqe 3

Orari, lojë tjetër me Kushtetuesen

Pas modifikimeve të përqindjeve të proporcionalit, orari i mbylljes së qendrave të votimit është objekti kryesor i diskutimeve ndërmjet partive të ndryshme, në tryezat e ditura herë pas here. Në mënyrë të ngjashme, siç u veprua me ndarjen e proporcionalit, PD, e cila kundërshton me çdo mjet afrim e orarit të mbylljes së votimeve, duket se po ia lë stafetën edhe kësaj radhe, Gjykatës Kushtetuese. Pra, ky institucion, ndoshta më i dalluari për marrjen e vendimeve në favor të Berishës, duhet të vendosë nëse duhet ndryshuar orari i përfundimit të votimeve apo jo. Në një farë mënyre edhe vendimi në dukje, në favor të PS-së lidhur me padinë e kësaj për administrimin e përqindjeve të proporcionalit, në një mënyrë ose tjetër, u përshtatet edhe interesave të PD-së. Gjithashtu, të bësh përshytje fakti që edhe Berisha, nuk është i predispozuar për të marrë vendime, duke dekretuar ndonjë ndryshim të kërkuar nga partitë, por edhe duke mos marrë mbi vete përgjegjësinë duke i u kundërvënë partive të tjera. Edhe kur ishte fjala për problemën e përqindjeve të proporcionalit, Berisha, ndonëse përkrahu partitë e vogla që u dëmtuan nga nga vendimi i kushtetueses, ndonëse e shfrytëzoi këtë rast për të atakuar PS-në, në fund të fundit, u shpreh se “nuk do të ndërhyjnë, po për këtë le të vendosin vetë partitë”. Ndërsa, tani që diskutohet për orën e mbylljes së qendrave të votimit, Berisha, nuk preferon t’i a lerë iniciativën partisë së tij, po e delegon problemin në fjalë pranë Gjykatës Kushtetuese. Po nëse për përqindjet e proporcionalit mund të thuhet se ia vlente të merrej kushtetuesja, orari nuk përbën një problem të rëndësishëm. Fare mirë partitë, duke përfshirë edhe PD-në mund të gjejnë gjuhë të përbashkët, duke qenë në një konsensus për të mbyllur votimet disa orë më parë sesa ç’është vendosur deri tani. Kështu, në qoftë se tek PD, ekziston vullneti i mirë në këtë drejtim, atëherë, nuk ka pse përfaqësuesit e kësaj të fusin në punë pleqët e Gjykatës Kushtetuese. Duke lënë mënjanë PD-në, këta mund ta bënte dhe vetë presidenti me anë të një dekreti presidencial. Eksperienca ka treguar si me iniciativën e presidentit, kur ky ka dashur janë prekur dhe ligje shumë më të rëndësishme. Le të kujtojmë me këtë rast, aventurën e mënyrës së votimit të projektkushtetutës së vitit 1994, ku dekret presidencial, iniciuan heqjen e kësaj të drejte parlamentit, duke ia kaluar fillimisht një Asambleje Kushtetuese, e cila do të emërohej nga presidenti, për të përfunduar pastaj në një referendum. Por presidenti më bindës është ai i zgjedhjeve të 26 majit, ku vetë zoti president, ditën e zgjedhjeve, me anë të një dekreti të tij, shtyu për disa orë mbylljen e kutive të votimit, interval kohe ku u bënë manipulimet më të mëdha, gjë që detyroi opozitën të bojkotojë vazhdimin e zgjedhjeve. Duke pasur parasysh këto, nuk mund të mos mendohet se angazhimi i Gjykatës Kushtetuese me orarin e mbylljes së votimeve është një lojë qëllim e së cilës mund të lidhet me mosdaljen e PD-së, edhe një herë kundër të gjithë veprimeve të saj më parë, duke luajtur të gjithë kohën, por edhe për të fituar kohë, duke larguar vëmendjen e të tjerëve nga ndonjë problem më i rëndësishëm. G.L.

Nano: Berisha na fal, kthehu në spital

Komandanti i “ALBA”, gjeneral Forlani. Foto GENT SHKULLAKU

Orari i votimit shkon në Kushtetuese

Rustem Gjata: Vendimi i dytë për 29 qershorin Faqe 2

NESËR DO TË LEXONI

Synimet e mia: Një TV privat, deputet i lezhjanëve dhe rihapja e portit të Shëngjinit Intervistë e Nikollë Lesit, kandidat për deputet i pavarur në zonën nr. 17, Lezhë