Romë, Kisha pagëzon Nanon e Shehun
Gjashtë parti politike nënshkruajnë në Itali paktin e paszgjedhjeve. PS, PSD dhe PD firmosin. Partitë e vogla: Kjo është tradhëti
Faqe 3
OSBE kërkojnë për zgjedhjet. Pas orës 18.00, vezhguesit në hotel. KQZ: Vulat me zarf sekret. Kasaconi: Çupi i pastër
Sant’ Egidio, pakt apo skemë?
Ja edhe një marrëveshje më shumë për të hyrë dhe për të dalë të qetë nga kantië e votimit më 29 qershor. Por edhe për të ditur se ku do të ngulen piketat e shtetit të ardhshëm. Kësaj radhe nuk kanë ardhur për të na pajtuar, por kemi vajtur. Me avion ushtarak dhe projekt marrëveshje përpara, shtatë parti politike, janë vënë para faktit thuajse të kryer në Romë. Bëhet fjalë për një pakt që synon pranimin e rezultatit të nesërm të zgjedhjeve, për më shumë luajalitet mes pozitës dhe opozitës pas votës, çka shprehet në rënien dakort për bashkëqeverisje të shumë partive në ekzekutivin e ardhshëm, si dhe lidhjen ide të rreth lenjës së disa prej pikave kyç të qeverisjes, mbi të gjitha komisioneve të kontrollit shtetëror, partive të opozitës.
Politikanët shqiptarë kanë qenë dje në Romë miq të shquar të një fondacioni religjioz, i cili shqetësohet për interesimin e veçantë në çështjet e politikës rajonale dhe ndërkombëtare. Të larguar për disa orë nga mjedisi i helmurar i fushatës elektorale plot tritol e të vrarë, krerët e partive nuk kanë mundur megjithatë të arrijnë konsensusin për nënshkrimin e dokumentit në fjalë, duke u ndarë në esencialisht në pikën e qeverisjes së nesërme të vendit. Ndërkohë që Nano, më i prits(h)mi si fitues i zgjedhjeve në tryezë, e nënshkroi pa debat dokumentin që kishte përpara, pjesa tjetër e partive të djathta, PR, PBK e PDD, refuzuan të firmosin. Nga ana tjetër, firma e Shehut duket lehtësisht e pritshme, për sa kohë që Pakti i “asfaltont” rrugën opozitës së nesërme, që pritet të përfaqësohet më së shumti nga partia e tij.
Për çfarë u ndanë partitë në Romë? Pa asnjë dyshim, për mënyrën sesi do të qeveriset nesër Shqipëria. Në letër, ajo çfarë u propozohej palëve, ishte më normale. Në një demokraci të vjetër, si ajo italiane, opozita merr përsipër përgjegjësitë e saj, nga materializohet në lënien e aparatit kontrollues të shtetit, pakicës parlamentare. Komisionet e RTV, të Kontrollit shtetëror etj, drejtohen nga partitë e opozitës italiane. Kjo është një praktikë që në skenën politike të vendit fqinj nuk ndiqet prej kohësh dhe ka krijuar tashmë traditën e saj. Por, kur një rregull politik loje, kërkohet të transplant(o)het në një realitet krejt të përmbysur, siç është ai shqiptar, kemi të bëjmë me një eksperiment, rezultati i të cilit hedh jo pak hije mbi të ardhmen e qeverisjes.
Duke vënë firmën e tij në paktin e Sant Egidios, Nano ka firmosur në fakt mbetjen në postin aktual të Blerim Çelës, personin që i lindi jo pak për ta futur në burg. Nuk mund të besohet që ky është një rast klemence i kryetarit të PS dhe as duhet parë në këtë prizëm. Duke mbetur Çela në atë post, si dhe duke u zbuluar gjuha me mbetur Çela në atë post, si dhe duke u zbuluar gjuha me ata që janë vendin në këte pikë, nga ana tjetër, lëvizja e liderit socialist mund të shihet nga përgjegjësi si parathënie e një qeverisjeje jo revaniste, Çka shkon mirë për guston perëndimore, por jo pikërisht kështu për ata që kanë vendosur që të ndryshojnë diçka në detin e padrejtësive që mbyt vendin pesë vjetë e fundit.
Këtu duket se qëndron mpleksja e të djathtës, por edhe në faktin se për të dhjetën herë, PS e PD po ndodhen në të njëjtat pozicione politike përballë situatash si kjo e Romës. Në sytë e Godos e Selfos rikthehet një tjetër e Romës. Në sytë e Godos e Selfos rikthehet një tjetër qytet italian, Trieste, ku vite më parë Nano dhe Berisha hënën një darkë që i ktheu vendit pesë vjetë har(a)çi.
K.J.
KQZ, Berishës: Kyçin kutive në ora 19.00
Foto GENT SHKULLAKU
Pas kthimit nga Roma, në aeroportin ushtarak të Rinasit. Nga e majta Selfo, Nano, Godo, Kalakulla, Bufi e Gjinushi
Plumba Berishës në Tropojë
Krismat shoqërojnë vizitën e Berishës edhe në vendlindjen e tij.
Por ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë të shtënat e armëve automatike kanë pasur në shënjestër, posterat elektoralë të PD me kandidatin e saj Azem Hajdari dhe punonjësit e Gardës Presidenciale. Gjithçka ka ndodhur pak para fillimit të mitingut të të dielës në qytetin e Tropojës. Mbasi kanë paralajmëruar paraqitjen e Presidentit, krismat e pushkëve automatike të fisit Allkaj nuk kanë reshtur deri sa kanë bërë shosh të gjithë posterat që ishin vendosur në shesh. Urt(e)ja ndaj Presidentit Berisha, ndaj të cilit nuk janë kursyer sharjet dhe ofendimet, ka bërë këta njerëz të armatosur që të kërcënojnë me vdekje edhe shoferuesit e nr1 të Shtetit Shqiptar. Incidenti i fundit i ndodhur në qytetin e Tropojës, është në vazhdën e ngjarjeve të rënda nga të cilat po karakterizohet fundfushata e zgjedhjeve të 29 qershorit.
A.ÇELI
Ja Qeveria e dalë nga 29 Qershori
PS, PSD, PAD, PBDNJ e të Djathtët
Faqe 5