18/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

18 korrik 1997

Berisha: Nano si Enver Hoxha

Vranicki, presion mbi NATO: Dërgoni ushtarë në Shqipëri! PS: Berisha zgjidh Presidencën ose Parlamentin. Meksi do të flasë të dielën Faqe 3

Berisha, ose morali mbi ligjin

NGA ALFRED PEZA “Tani morali është gjëja më e rëndësishme”. Këto fjalë të deklaruara dje në konferencë shtypi nga Berisha President, duhet të kenë shokuar të gjithë shqiptarët, përveçse autorin e tyre. Kreu i shtetit, dje i ka mëshuar disa herë tezës, sipas së cilës morali është mbi ligjin. Por kjo tezë kishte fuqi vetëm për çështjet që lidheshin me pozicionin e tij. Ndërsa për atë që lidhej me socialistët, ishte e kundërta, për ta nuk duhej parë morali, por ligji. Njeriu që ka udhëhequr këtë vend me gjithçka, përveçse jo moral, tashmë në vend të Presidentit po mundohet të bëjë Papën. Në vakuumin konstitucional ku po vërtitet prej tre ditësh vendi që ai “de jure” drejton, Berisha i cili kërkon të “përmbushë disa detyrime të rëndësishme kushtetuese”, në vend të ligjit ka nxjerrë nga mënga kartën e fundit. Sipas tij, KQZ nuk duhet t’i vërë kushte atij që të pranojë me shkrim se do të dekretëjë datën e mbledhjes së Parlamentit të ri e do të japë dorëheqjen, sapo të firmosë njohjen e rezultatit të zgjedhjeve. Ky kompromis duket të jetë në fakt shkelja ligjore që kërkon me këmbëngulje të kryejë pjesa socialiste e Koalicionit Qëndror të Zgjedhjeve, siç ka bërë tashmë pjesa tjetër e tij, që ka firmosur procesverbalin përfundimtar të zgjedhjeve. Këtë e deklaroi për TVSH, anëtari i PD në KQZ Pellumb Cela, që si kompensim për këtë vrapoi dje në mesditë, të marrë në Ministrinë e Jashtme pasaportën diplomatike. Në momentin që KQZ do të shpallë rezultatin përfundimtar të 29 Qershorit, Sali Ramë Berisha do të jetë edhe President i Republikës së Shqipërisë, por edhe deputet i Parlamentit të ri. Këto dy funksione, sipas ligjit, janë të papajtueshme me njëra-tjetrën. Por pikërisht këtu, Berisha kërkon të futë moralin. Në këtë rast ai nuk pranon as kompromisin e ofruar nga komisionerët socialistë. Shprehja e Berishës, se tani morali është mbi gjithçka, të kujtonmarrëveshjen e 9 marsit. Edhe atëherë, njeriu i cili kërkoi që 9 pikat e saj të firmoseshin në bazë të moralit, nuk la gur pa lëvizur për të mos i zbatuar ato. Ashtu si atëherë edhe tani kur ai ndodhet në fundin e grumbullës politike, fituesit e zgjedhjeve po kërkojnë t’i japin atij dorën, për ta ringritur përsëri. Morali i Berishës nuk ka dashur shumë kohë për t’u provuar. Vetëm pak sekonda pasi ai dje deklaroi se “morali mbi të gjitha”, pyetjes së gazetarëve për zgjedhjen e Nanos nga PS për postin e Kryeministrit, i është përgjigjur: “Kryetari i PS nuk ka pengesa ligjore për të qenë Kryetar Qeverie, por moralist nuk duhet të jetë”. Pra ky është morali i predikuar nga Papa Berisha. Dje u përfundimshëm e qartë se Berisha do të largohet nga ai post, pasi i caktoje fituesve të 29 qershorit një kryeministër që do të drejtojë vendin, por që i përgjigjet atij. Vetëm pas kësaj, ai do t’i japë dorëheqjen morale vetë që të bëjë opozitën si deputet në Parlament, në krye të PD. Por që të arrijë deri këtu, duhet do të duhet që ky njeri të detyrohet të respektojë ligjet. Siç duket, diçka pritur edhe një herë që vjen nga opozita, Sheshin e Flamurit, kësaj rradhe për ta nxjerrë fizikisht nga Presidenca njeriun që futi Shqipërinë në një luftë të pashpallur.

Trafik ndërkombëtar me organet e fëmijëve shqiptarë

Faqe 3 Berisha në konferencën e djeshme për shtyp

Safet Zhulali, 120 mijë USD në Karolinën e Jugut

1994- Filloi ndërtimin e vilës në Florida Faqe 7

Monarkia dhe Republika, përqalim në Parlament

Partitë, fillon “gjahu” ndaj të pavarurve Faqe 2

NJOFTIM për gazetashitësit e rretheve

NJOFTIM për gazetashitësit e rretheve Çdo ditë të hënë do të bëni derdhjen e parave pranë agjensive të Bankës së Kursimeve. Kopjen e faturës bankare do t’ia jepni shoferit çdo ditë të martë, së bashku me faturat e furnizimit dhe tirazhin për ditën pasardhëse. Në të kundërt do t’ju ndërpresim furnizimin. DEGA E FINANCËS SË “KJ”