24/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

24 korrik 1997

Dorëheqje! Berisha shpëton Shqipërinë

Faqe 3 PD, vetëm Pollo në Parlament, nuk lexohet deklarata. Festa anti-Berisha, gëzim dhe të plagosur në të gjithë vendin. Nano: Ministrat i zgjedh vetë Sali Berisha firmos dorëheqjen. Pas pesë vjetësh Shqipëria pa liderin autokrat. Ish presidenti: Nga Pallati i Brigadave në Parlament

Berisha, ky fund pa nder!

Nga SKËNDER MINXHOZI Shqipëria ndërroi fletë. Dje Berisha ka zgjedhur fundin e tmerrshëm të braktisjes së mandatit presidencial, në vend të tmerrit pa fund të përplasjes me opozitën shtypëse të majtë në Parlament. Vetëm tre orë para se Kuvendi të kontrollonte mandatin tjetër të tij, atë të deputetit, Sali Berisha ka njoftuar dorëheqjen nga Pallati i Brigadave në periferi të Tiranës, duke pritur të ulet në sallën e parlamentit në po atë poltron nga nisi, në vitin ’91, ngjitjen marramendëse drejt pushtetit. Më në fund 75% e shqiptarëve kanë thënë dje se vota e tyre nuk ka shkuar kot. Tre javë pasi kanë rrëzuar nga pushteti partinë e presidentit, ata kanë pritur edhe rënien e tij. Gjatë njëzet ditëve, balanca e optimizmit të shqiptarëve është zhvendosur frikshëm, përballë shtryrjes pa fund që Berisha i bëri firmosjes së një shkrese të hartuar që në muajin mars. Ky gëzim i përzier me frikë ka qenë reagimi instinktiv i një populli të pamësuar ta shohë liderin e tij absolut të tërhiqet në gjashtë vitet e fundit. Historia e pushtetit të Sali Berishës është ajo e një lideri tipik shqiptar. Pavarësisht nga konteksti kohor dhe mjedisi politik, karriera e doktor Berishës ngjet me ato të pararendësve të tij që dominuan Shqipërinë në këtë shekull. Ky njeri që në 1992 identifikohej me shpresën, brenda pak vitesh u kthye në një ankth kombëtar dhe kjo metamorfozë ndodhi sipas një kurbe që politika moderne e Shqipërisë e ka njohur më shumë se një herë. Ai që është quajtur fatalizmi shqiptar gjen tek pesë vitet e sunduar nga Sali Berisha, provën e tij më klasike, provë që ne shtetasve të ish-presidentit, na kushtoi tepër shtrenjtë. Fundi i sundimit të Sali Berishës duket se do të shënojë finishin e udhëheqësve të fortë në krye të shtetit shqiptar, të cilët dëshirën për të grumbulluar pushtet të pakufishëm, e kthyen në doktrinë bazë të stilit të tyre udhëheqës. Ky njeri që në 29 qershor u bodh poshtë me vota, do të mbahet mend gjatë si i pari lider i pushtetit që ra në tundimin e mbajtjes së pushtetit me dhunë, ashtu siç nuk kishte vepruar Ramiz Alia në 1990 përballë tij. Do të mbahet mend gjithashtu si president që abuzoi më shumë se askush me emrin e demokracisë së shqiptarëve. Viktimë e një lufte që e përgatiti ngadalë dhe me një kokëfortësi të ekzemplarë kundër të gjithëve, ish-presidenti Berisha ka parë me mjerim sesi është testuar lajmi për dorëheqjen e tij. Sali Berisha lën sot bilancin e drejtimit të tij pesëvjeçar. Në deklaratën e dorëheqjes ky bilanc shfaqet rozë, cuditerisht krejt i kundërt nga imazhi që ofron sot vendi i një milion armëve dhe dhjetëra viktimave të një lufte të pashpallur. Ndërkohë që ai duhet të mbrojë këtë kauzë të humbur, ne shqiptarët (bashkë me ta edhe kjo gazetë që me pushtetin e sotit ish-president ka pasur jo pak probleme), shpresojmë që Sali Berisha të ketë mbyllur pas vetes një derë dhe nuk do të hapet më në të ardhmen. Patroni i thjeshtë prej stolë i Parlamentit është mësim më i mirë që historia mund t’i ofrojë momentalisht kryetarit të ri të PD. Për jo vetëm atij.

Parlamenti hapet me zi. PD si PPSH

Lajm i orës së fundit Ikën Berisha, grabitet Presidenca

Vetëm pak minuta pasi Presidenti prej pesë vitesh i Shqipërisë ka firmosur mbi tekstin e dorëheqjes, këtu bastisur godina presidenciale. Burime pranë gardës së tij, kanë konfirmuar lajmin e bujshëm për “Koha Jonë”. Tapete, lavolina, karrige, perde, por edhe orendi i sende të tjera të pallatit në fundin e majtë të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, janë zhdukur si me komandë. Pas Sali Berisha ka qëndruar gjatë gjithë ditës së djeshme, në Pallatin e Brigadave, duket se kanë qenë panjohësi që i kanë shërbyer atij si President, që pasi kanë mësuar për aktin e dorëheqjes, kanë filluar sulmin e fundit në Presidencë. Pak ditë më parë, kanë qenë 6 kamerat e të shtata rrotull godinës së superfuqisë, ato që janë shitur të parat nga lista e inventarit, duke u zhdukur në mënyrë më shumë se misterioze. Ndërsa dje, pjesa e grabitësve ka qenë, kur plaçkitësit nuk i kanë shpëtuar edhe sende të rëndomta. Nuk dihet nëse veprimi ka shërbyer për fshehjen e sendeve më të rëndësishme se ato që janë parë duke u grabitur. Deputetët e parlamentit, 1 minutë heshtje për mijëra viktimat e muajve të fundit. Foto GENT SHKULLAKU

Njoftim i gazetës “INDIPENDENT”

Stafi i gazetës së pavarur “INDIPENDENT”, njofton lexuesit e saj se për arsye tekniko, nuk ka dalë dje dhe sot në treg. Pas disa ndryshimeve dhe strukturimeve, ajo do të jetë përsëri në duart tuaja, pas disa ditësh.