27/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

27 korrik 1997

PD: Evropën, peshë qindarkat

Mbetet enigmä data e hyrjes së PD në Parlament. Gjenden 6 raketa tokë-tokë në Gjirokastër, shpresë për 10 të tjerat

PS, rreziku ndodhet brenda

Nga Gavrosh Levonja Menjëherë pas marrjes së vërtetësimit pothuajse gjithësa e kabinetit të qeverisë “Nano 3” do të ndodhet në Romë, ku po pritet me padurim nga pala italiane për të filluar modalitetet lidhur me ndihmën ekonomike dhe atë të rimëkëmbjes së institucioneve. Duke udhëtuar drejt Romës, kryeministri Nano ndoshta do t’i kujtohet ai udhëtim i zymtë drejt Londrës gjashtë vjet më parë, kur ai nuk pritej nga askush ndërsa zbris­te në aeroportin e Londrës si kryeministri i qeverisë së fundit komuniste shqiptare. Por, tani shumë gjëra kanë ndryshuar. Ndryshe nga gjashtë vjet më parë, më shumë se çdo gjë në mbështetje të kryeministrit socialist tashmë ndodhet faktori ndërkombëtar. Nxitimi për të uruar krijimin e qeverisë dhe deklaratat ku shprehet gatishmëria për ta ndihmuar këtë në hedhjen e hapave të para për rimëkëmbjen e vendit flasin shumë qartë për një mbështetje të tillë. Megjithatë, kjo nuk është gjithçka. Qeveria e kryesuar nga Nano do të përballohet me sfida tepër serioze brenda vendit. Përveç vështirësive tashmë të njohura, asaj do t’i duhet të ballafaqohet me opozitën e ashpër të kundërshtarëve të PD-së së Berishës, i cili ndonëse sapo ka kaluar në opozitë, ka filluar numërimin e ditëve duke deklaruar të rikthehet në pushtet sa më shpejt. Berisha është i ndërgjegjshëm se suksesi i qeverisë së formuar nga kundërshtarët e tij varet kryekëput nga ndihmat e jashtme. Por, ai, pështashtu e di se kushti themelor për ardhjen e tyre është krijimi i një situate të qëndrueshme në vend. Duke pasur parasysh këtë, Berisha do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion të tij, duke përfshirë edhe strukturat paralele të SHIK-ut apo grupeve të tjera të armatosura për ta mbajtur vendin të shtrënguar në morsën e destabilizimit. Pavarësisht nga sloganet dhe deklaratat e akuzat të paargumentuara kundër qeverisë, beteja e vërtetë ndërmjet pozitës dhe opozitës është ajo që lidhet me qëndrueshmërinë në vend. Po Berisha nuk është kundërshtari i vetëm i Nanos. Fraksioni “antimonoçionist” në radhët e partisë së tij, tashmë duke se ka fillar të lëvizë, për të qenë ndoshta shumë shpejt një realitet. Mandati i deputetit që është pjesë më e madhe e kundërshtarëve të Nanos kanë në thelb si dhe largimin e qeverisë apo të organit të tjera i politizuar gjithë kryesitë socialiste, në një farë mënyre e ndihmojnë lojën e antimonoçionistëve kundër kryeministrit, njëkohësisht edhe liderit i partisë. Ashtu siç ministri, përgjegjësi i qeverisë së ndërtuar nga Nano nuk kishte si të mos shkaktonte pakënaqësi në radhët e antimonoçionistëve, pasi asnjëri prej tyre nuk i besohet ndonjë portofol ministrial. Nuk ka se si të mos vihet re, fakti që edhe atë që janë emëruar, kanë marrë poste jo shumë të rëndësishme. Një pakënaqësi e tillë nuk është përjashtuar t’i nxisë këta për t’i vënë gurë në rrota qeverisë së dominuar nga njerëzit e tjerë. Sipas burimeve të ndryshme parlamentarëve të saj në një pjesë e tyre kanë kërcënuar që të mos i japin votën derisa këto programi të qeverisë së kryesuar prej tij, Nano dhe programi të qeverisë të mos tërhiqen nëse janë kaq dy të papranueshme për të marrë votëbesimin nesër në parlament. Për kryeministrin socialist, të krijuar qashtë vjet më parë pas grevë, kjo ndodhta do të jetë beteja vendimtare që do të vendosë për të ardhmen e karrierës politike të tij. Në çdo rast, rreziku kryesor për të vjen nga brenda.

Qeveria: Në PS pritet rebelimi

Zv. ministri i Jashtëm Ilir Meta dhe antimonoçionisti tjetër Servet Pellumbi. Foto A. BABANI

Zonja Mejdani: Ja intimitetet presidenciale

Intervistë: Flet për “K” First Lady Nga Rudina Xhunga Faqe 12-13

TV shtetëror mbetet akoma trup kombëtar

Edhe gjatë këtyre ditëve TV shtetëror po vazhdon të mbetet një nga institucionet më të komprometuara të shtetit. Drejtuesit e tij, si duket të vendosur deri në fund për të luajtur kartat e PD-së, po e mbushin opinionin publik me dezinformim. Një pjesë e gazetarëve të tij, pa pikë turpi e profesionalizmi, po bëjnë lojë-lloj manovrash për ta shkaktuar deri në fund këtë institucion tepër të rëndësishëm kombëtar. Shembull i një skandali të vërtetë ishte momenti i zgjedhjes së Presidentit të Republikës, zotit Rexhep Mejdani, ku nga drejtuesit e TV nuk ishte marrë asnjë masë për ta pasqyruar saktësisht dhe plotësisht këtë moment historik, ndërkohë që për Berishën me Vjollca Vokshinin i rrinte para dhe pas ... Ndaj është urgjente që parlamenti të zgjedhë një Këshill të ri drejtues për RTV, ku zgjedhja të bëhet mbi kritere profesionale dhe jo partiake, siç janë tani. Nuk ka përse të quhet “spastrimi politik” ky ndryshim, pasi ai në vetvete është një pastrim nga të paaftët dhe të korruptuarit. Por nuk ka përse TV të pastrohet nga politikistet dhe të mbushet me socialistë. Nëse do të veprohet në këtë mënyrë, atëherë nuk kemi bërë asgjë, veç një rrokade servilësh, ku militantët lëvizin drejt posteve dhe mbyllin profesionalizmin. N.K.