01/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

1 gusht 1997

Roma: S’ka para deri në tetor

Xhelozi verëndimore në Romë për SHBA. Ceka kthehet me autoblinada në Tiranë. Ikën ALBA, vijnë ushtarakë të tjerë Përfundon Konferenca përgatitore e donatorëve për Shqipërinë. Prezantim pozitiv i qeverisë Nano, por për shifra do flitet vetëm në vjeshtë Faqe 3

Shqipëria në bankoprovë

NGA GAVROSH LEVONJA Nano u kthye me xhepa bosh nga Roma. Ashtu siç pritej, ajo që mund të quhet pozitive për Shqipërinë dhe qeverinë e kryesuar nga zoti Nano, ishte angazhimi i perëndimorëve për të mbështetur procesin e rimëkëmbjes së forcave policore shqiptare dhe ristrukturimit të ushtrisë si dhe premtimi që për ndihmë financiare do të flitej vetëm në tetor, kur do të zhvillohet një tjetër konferencë e vendeve donatore për Shqipërinë. Kështu, deri në tetor Shqipëria do të ndodhet në një lloj bankoprovë, në njëmijëvjeçare të kujdesshme të bashkësisë ndërkombëtare. Madje, para takimit të tetorit, është parashikuar një takim i ministrave të jashtëm të vendeve donatore, në të cilin do të temë në analizë evoluimi i gjendjes në Shqipëri dhe hapat e bëra lidhur me plotësimin e kushteve të vëna në takimin e djeshëm. Krahas rivendosjes së rendit në të gjithë vendin, palës shqiptare i’u kërkua edhe plotësimi i kushteve të tjera që kishin të bënin me respektimin e të drejtave të njeriut dhe përsosjen e demokracisë në vend, ku një vend i veçantë i lihej edhe bashkëpunimit me opozitën. Por më e rëndësishmja përsa i përket këtyre kushteve ishin ato që kanë të bëjnë me zbatimin e politikave financiare. Lidhur me këtë pritet që FMN dhe Banka Botërore të dërgojnë në Shqipëri ekspertë me programe ekonomike ku përfshihen ndërtimi i sistemeve bankare për t’i mbyllur rrugën skemave piramidale. Përveç situatës së tanishme, përsa i përket vendosjes së kushteve për dhënien e ndihmave, nuk kishte të bënte me ndihmën edhe e kaluara e afërt, ku Shqipëria është shquar jo vetëm për abuzime me ndihmat, por edhe për paaftësi lidhur me disbursimin e tyre. Fakti që shteti shqiptar pas 1992-shit e kishte nuk qe një gjendje të thithte më shumë se 1 miliard dollarë prej ndihmave nga jashtë, është një tregues shumë sinjifikativ. Në rast se zoti Nano e ka parasysh një gjë të tillë, gjatë kësaj periudhe prove ai duhet të përpiqet që institucionet e posaçme përthithjen, kontrollin, administrimin dhe menaxhimin me efektivitet të këtyre ndihmave, duke dalë para partnerëve të huaj me projekte të studiuara. Po, kur flitet për ndihma na aspektin shumëpalësh, një rol të dorës së parë luan edhe zbatimi i një politike të jashtme për ... [pjesa e palexueshme/mbuluar nga palosja] dhe sfumuar çdo lloj preference vetëm në një drejtim të caktuar. Në Romë, qeveritarët italianë nuk mundën të fshihnin xhelozinë italiane ndaj ankesat për një “filoamerikanizëm” të hapur të qeverisë së re të Tiranës. Jo më kot Prodi dhe Dini nuk i kursyen elozhet në drejtim të kryeministrit Fino dhe qeverisë së tij të pajtimit Kombëtar, të cilës i dedikuan arritjet e deritanishme në Shqipëri, duke u nisur nga fakti që Italia do të jetë vendi që do të ketë rolin kryesor në procesin e rimëkëmbjes së gjithanshme të Shqipërisë, ka vend ... [pjesa e palexueshme/mbuluar nga palosja] politikës së jashtme, po gjithmonë duke mbajtur një ekuilibër konstant në lidhje me atë që kanë interesat e Shqipërisë dhe rajonit.

Sejdiu blen gropën për 4 milion USD

Tiranë, në një nga kolanat e reklamave në sheshin Skënderbej. Foto REUTERS

Mejdani: Unë “antik-lani” i socialistëve

Intervistë-Presidenti ekskluzive për “KJ” Faqe 4

Arsidi: Zhduket në Bankë kambiali 1.6 milion USD

Rihapet skandali. Guvernatori: Nuk e di Faqe 7

RTVSH i duhen ndërruar edhe pllakat

Parlamenti miraton ndryshimet në status Faqe 2

sh/20348 BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË 1997

...rotor ...milla një ...Lamberto ...the Franc ...e shtypit ...italian ...herë ai ...Fino ...organiz- ...madje ...atë parë ...kryemi- ...kjo fazë ...është dhe ...Dini ...referencë ...gjithë ...Këshillit të ...SBE dhe e ...ndihmuar ...realizimin e ...saj. ...vendet e ...për faktin ...e vjetra ...për faktin ...të funde ...vetëm një ...tha Nano. ...për inter- ...nuk do të ...votave ...në këtë ...votave të ...Shqipëri ...kemi ...xhunga ...mi një ...parapara ...OSBE