Ciklon antikontrabandë në Shqipëri
Natë ferri për trafikantët në Durrës: Sekuestrohen 20 maune me mall kontrabandë. 15 maune shpërthejnë vratët e doganës së Bllatës. Dhjetëra postblloqe në gjithë vendin. Ciklon antikontrabandë në Shqipëri. Fajdet, skandali të rikthehet në Prokurori. Arbnori nënkryetari i Parlamentit. 60 kioska pronë e pushtetarëve. Faqe 7
Pushtetin apo partinë?
Në kohën që Berisha po merrret me rigrupimin e forcave në partinë e tij, nga të gjitha partitë që janë në pushtet, vetëm socialistët bënë tani së fundi lëvizjet e nevojshme për të mbushur vakuumin e krijuar. Në krye të partisë ata kryen rrokadën e kalimit të liderëve kryesorë në funksione qeveritare e shtetërore. Kështu, PSD e PAD, duke gjykuar nga zhvillimet politike në vend, të krijojnë përshtypjen se e kanë braktisur këtë politike. Që pas fillimit të punës së qeverisë së re, nuk dihet të jenë zhvilluar aktivitete nga ana e dy aleatëve kryesorë të PS-së.
Si pasojë, gjithçka rreth të ardhmes së PSD dhe PAD është mbuluar më tepër se me mister. Kështu, nuk dihet ç’do të ndodhë me postet që mbulonin Gjinushi, Milo dhe Apostoli si dhe ato që i përkasin Cekës, Imamit dhe Tetos; do të ndjekin edhe këto parti shembullin e PS-së, apo emrat e mësipërm do të vazhdojnë të kryejnë në të njëjtën kohë detyrat e rëndësishme shtetërore dhe ato partiake. Gjithsesi, këto dy parti ka shumë mundësi të paguajnë tani haracin e përqendrimit të punëve në duart e një grupi të ngushtë njerëzish. Liderët e këtyre partive me të vërtetë që mund t’i gëzohen pushtetit, po nuk dihet nëse janë të ndërgjegjshëm se mund të humbasin partinë.
Sipas logjikës më të thjeshtë, mendohej se ardhja në pushtet do t’u shërbente liderëve të partive të pozitës edhe si një mjet për të forcuar partitë e tyre, që në betejat e ardhshme elektorale t’i shkëputeshin përfundimisht shifrave modeste që sillën në kufijtë e 2 dhe 3 përqindëshit. Një shembull në këtë drejtim e ka dhënë lideri republikan, Godo, i cili pjesëmarrjen në koalicion qeveritar me PD-në, në vitin 1992, e shfrytëzoi pikërisht për të konsoliduar partinë, të paktën financiarisht. Sigurisht, tani që udhëheqësit e këtyre dy partive aleate me PS-në, janë të zënë e angazhuar me problemet e vështira që i dikton situata qeverisëse, as nuk mund ta çojnë ndër mend se partitë, në krye të të cilave ata vazhdojnë të jenë, po thuhajse prej mëse një viti nuk kanë organet e tyre të shtypit. Gazetat tashmë nuk kanë organet e tyre të shtypit. Gazetat tashmë nuk u mungojnë ndoshta as partive të cilat nuk marrin pjesë as në qeverisje. Duke mos shfrytëzuar qartë qenien në pushtet, këto dy parti rrezikojnë të humbin rastin që në të ardhmen të kapërcejnë 2 përqindëshin pa parate e të tjerëve.
Duke e parë këtë problem në një aspekt edhe më të gjerë, me “shuarjen” e partive të tyre liderët e PSD dhe PAD, mund t’i shkaktojnë një dëm të konsiderueshëm edhe jetës politike shqiptare në përgjithësi. Duke i shtuar apatisë që ka përfshirë partitë e krahut të djathtë, ku vazhdojnë të operojnë ende emisarët e Berishës, edhe perspektivën e zymtë të partive aleate të PS-së, të paktën nga sa po duket deri tani, Shqipëria edhe në të ardhmen do të vazhdojë të jetë e dominuar nga biopartitë. Përfundimisht, shqiptarët do të jenë të shtrënguar që gjithmonë të zgjedhin ndërmjet të kuqes dhe blusë së PD.
PS, “shkarkohen” qeveritarët, vijnë partiakët
. Faqe 7
PS, dje ndërmiri i brezave. Ikën Mejdani ngjitet Majko. Foto A. BABANI
“Kupola” e Flotës në akuzë: Kërkohet ndjekje penale
Procesi mbi korrupsionin për privatizimin
. “Kupola” e Flotës në akuzë: Kërkohet ndjekje penale. Faqe 11
“Mitingu i monarkistëve, një plan ogurzi”
Prokuroria, policisë: Na gjeni Zogun
. “Mitingu i monarkistëve, një plan ogurzi”. Faqe 9
Politikanët mundin gazetarët
. Mbrëmë në “Qemal Stafa” përseri nënndriçimin e projektorëve Tirana është afruar për të ndjekur një ndeshje futbolli midis politikanëve e gazetarëve. Pas një fillimi më të mirë të gazetarëve që kalojnë përpara me dy gola të Sinalmat e Tufës, politikanët arrijnë të zvogëlojnë diferencën me një gol të Kateshit. Në pjesën e dytë, një gol po i futbollistit pequlias dhe një i tipit e zëvendëskryeministrit Fino (në pozicione të dyshimtë jashtë loje) i ka dhënë fitoren politikanëve 5-2. Në mes të takimit këngëtare të njohur dhe një spektakël artistik. Në fund nuk mungoi edhe humor i Met Begës.