20/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

20 gusht 1997

Italia: Doni SHBA? Ikni në Shqipëri

Faqe 8-9 Ikën Mezini, Arbnori në grevë urie. Nano: Pushteti lokal është legjitim. Meidani urdhëron mbledhjen e armëve të Presidencës

Pajtimi Nanos, pa Berishën

Nano triblon Berishën në fushën e pajtimit kombëtar. Njeriu që i mëshon në teori tezave që ka zbatuar me këmbë në praktikë, duhet të ketë qenë i papërgatitur për lëvizjen më të fundit të kundërshtarëve të tij. Në mbledhjen e djeshme me përfaqësuesit e pushtetit lokal, kryeministri Nano, gjeti rastin për të shprehur me veprime konkrete vullnetin e tij për të angazhuar opozitën në hapësirat e bashkëqeverisjes. Kreu i qeverisë duke vënë në dukje domosdoshmërinë e një shkalle të lartë pavarësie të pushtetit lokal nga ekzekutivi, që shprehet në decentralizimin dhe shmangien e tutelës, hedh hapin vendimtar në ndryshimin e kursit në marrëdhëniet e deritanishme ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal. Në fakt, pavarësia e pushtetit lokal është një nga parametrat më të cilët vlerësohet shkalla e demokracisë në një vend. Po të merren në konsideratë edhe deklaratat e presidentit Meidani, të bëra dy ditë më parë me pushtetarët e Lezhës, të krijohet bindja se një linjë e tillë në këtë aspekt do të jetë një nga shtyllat e politikës së pushtetit të tanishëm. Gjithashtu qëndrimi i kryeministrit Nano ndaj pushtetit lokal, të cilin e konsideroi pa asnjë ekuivok si legjitim, është edhe një përgjigje në momentin e duhur ndaj manovrave të ditëve të fundit të Berishës, me tryezat e tij ku ka në majë të gjuhës pajtimin kombëtar, nevojën e dialogut, predispozicionin për të ndihmuar qeverinë, po ku, në të njëjtën kohë nuk mungojnë edhe akuzat në drejtim të pozitës, e cila sipas tij, është kundër këtij “pajtimi” për të cilin po përpiqet Berisha dhe aleatët e tij. Fryma e bashkëpunimit ndërmjet ekzekutivit dhe pushtetit lokal, gjë të cilës Nano i mëshoi shumë gjatë mbledhjes së djeshme është një lëvizje politike e zgjuar, me të cilën kreu i qeverisë, jo vetëm merr iniciativën për t’i shërbyer arritjes së pajtimit, po ajo që ka më shumë rëndësi është se ai gjen mënyrën për të tërhequr PD-në në bashkëqeverisje, pa trokitur tek dera e Berishës. Sic dihet, pushteti lokal është i dominuar nga PD e cila, pavarësisht nga reklamimet, është fituesja e zgjedhjeve të 20 tetorit. Për këtë nuk duket të jetë pa kuptim shprehja e Nanos se: “Fituesit e 20 tetorit duhet të jenë bashkëqeverisës, nupet me fituesit e 29 qershorit”. Në këtë mënyrë, duke afruar drejtuesit pëlqësd të pushtetit lokal, krijohet terreni që një kontingjent i konsiderueshëm i PD-së, të shkëputet nga tutela e Berishës dhe intranigjenca e tij në drejtim të bashkëpunimit me kundërshtarin. Pas kësaj, Nano e lë topin në fushën e Berishës. Këtu, duhet pasur parasysh ndikimi që mund të ketë edhe dobësimi i autoritetit të kryesisë së PD, në një pjesë të degëve të saj sidomos në Jug të vendit. Është radha e Berishës për të treguar nëse pajtohet me idenë e bashkëpunimit të drejtuesve të pushtetit lokal të partisë së tij, me ekzekutivin e kundërshtarit të tij kryesor. Pas marrëveshjes së arritur pak ditë më parë me Shoqatën e Ish-të Përndjekurve të regjimit komunist, mbledhja e djeshme përbën një hap tjetër të kryeministrit Nano, me të cilin ai konfirmon edhe një herë pavarësinë e pushtetit të sotëm në drejtim të arritjes së pajtimit kombëtar. Përëndimi më tepër se sa deklaratat, mban shënim veprimet praktike. “Të bëhem dhe një herë nuse, pa di unë si nusëroj”, thotë një shprehje shqiptare. Nano po nuset për herë të tretë, Berisha tashmë duhet të ketë filluar ta kuptojë këtë. KJ

Fino: Një pjesë e PS kërkon revansh

ZV kryeministri shqiptar Bashkim Fino duke pritur rezultatin e 29 qershorit Foto G.SHКULLAKU

Prostitucioni, në Tiranë 50 shtëpi publike

Kinezë dhe italianë, klientë të 400 prostitutave Faqe 2

Klintoni: Shqipëria prioriteti ynë

Letër Komitetit Shqiptar, Shtetëror, Nano në Washington Faqe 8