Prodi shtyn “betejën” e refugjatëve
Shvhet kthimi nga Italia i 10 mijë shqiptarëve të ikur në mars. Letërkëmbim Nano-Prodi, Italia në prag të një rishikimi të datës së riatdhesimit
Skandali i pasaportave, Milo: Gati kundërpërgjigjja. Pollo: Pistoletën do ia dorëzoj Celës në dorë. Partia Komuniste vendoset në hotel Arbana
Faqe 3
Shvhet kthimi nga Italia i 10 mijë shqiptarëve të ikur në mars. Letërkëmbim Nano-Prodi, Italia në prag të një rishikimi të datës së riatdhesimit
Prodi shtyn “betejën” e refugjatëve
Skandali i pasaportave, Milo: Gati kundërpërgjigjja. Pollo: Pistoletën do ia dorëzoj Celës në dorë. Partia Komuniste vendoset në hotel Arbana
Faqe 3
Qeveria, listat e pasosura
Në qoftë se diskutohet për konstruktimin e godinës së shtetërore, e vetmja gjë që bie menjëherë në sy është se për kryeministrin Nano vështirësitë bëhen gjithnjë e më të mëdha. Duke lënë mënjanë zhurmat propagandistike të PD-së lidhur me të ashtuquajturin “revansh komunist”, të cilat ishin diçka që pritej, Nanos dhe njerëzve të tij po i krijohen probleme nga brenda. Ai ndodhet në mes dy zjarresh; nga njëra anë militantët e partisë së tij, që në ndonjë rast nxiten edhe nga drejtues lokalë për t’u shpërblyer me poste për sakrificat që kanë bërë dhe kontributin e dhënë për fitoren e partisë apo në “rrëzimin e diktaturës së Berishës” dhe nga ana tjetër, aleatët e vegjël, të cilët, pasi futën në xhep portofolët e disa ministrive, tani kërkojnë kaq apo aq zëvendësministra, prefektë, drejtorë drejtorish etj.
Nëse për ministrat apo sekretarët e shtetit tratativat dhe marrëveshjet për ndarje portofolesh janë të pranueshme, duke pasur parasysh karakterin politik të këtyre funksioneve të larta, për postet e niveleve më të ulëta apo të mesme, pretendime të tilla duken pa kuptim. Në radhë të parë është e nevojshme që tek shqiptarët të ngulitet mendimi se ai që vjen në krye të një qeverie apo qoftë edhe të një zyre të thjeshtë, ka të drejtë të padiskutueshme që së pari e tij ta ndërtojë në varësi të preferencave të tij, pa qenë i detyruar të kënaqë kërkesat që i vijnë nga drejtime të ndryshme. Në fund të fundit, është ai që do të përgjigjet për sukseset apo dështimet.
Ata që kërkojnë të punësohen në administratën shtetërore, duke paraqitur si dokument të aftësive të tyre vetëm kontributin partiak, tregojnë se vuajnë nga mentaliteti i kohës së “partizanllëkut”, duke i konceptuar funksionet shtetërore si thela për të kënaqur oreksët e njëri apo të tjetrit. Nuk ka si shpjegohet ndryshe që pas emërimeve të para, selitë e PS-së në disa qytete të vendit qëndrojnë të mbyllura për shkak të pakënaqësisë së një pjese të anëtarëve të saj, të cilët nuk morën atë që “meritonin”. Vetë zoti Nano e ka të qartë se në thelb edhe ligji famëkeq 24/1 apo kursët gjashtëmujore që prodhonin juristë, u sajuan vetëm për të shpërblyer deri dhe kuadrotrëkëtit e dalluar të mingjive të PD-së, kështu që nuk ka përsëritje të tjera në një gabim të ngjashëm duke zëvendësuar militantë blu me ata rozë.
Këto vitet të pluralizmit kanë qenë të mjaftueshme që shumica e njerëzve të nxjerrin në pah aftësitë e tyre. Drejtuesit e PS-së dhe aleatëve të saj, nuk kanë pse të bëjnë pazarlleqe për të ndarë poste zëvendësministrash, prefektësh apo drejtorësh. Ata mund të parashtrojnë vetëm lista me kandidatë për poste të tilla dhe i takon Nanos apo ministrave të tij të zgjedhin ata që u duken më të përshtatshëm, pa qenë nevoja të respektojnë koeficientë që ofrojnë partitë. Në qoftë se këta do të udhëhiqeshin nga një mentalitet i tillë në ndërtimin e strukturës së dikasterit që drejtojnë, nuk kishte pse të diskutohej edhe largimi i njerëzve të vendosur dikur nga PD-ja, të cilët pas një testimi mund të rezultonin shumë më të aftë se njerëzit e koalicionit fitues.
GAVROSH LEVONJA
Alarm në spitale. Mungesa e ujit mbyll pavionet
Drejtori i ri i Nanos, Enteliana? [?] që të shprehet
Drejtori i ri i Nanos, Enteliana [?] që të shprehet
Alarm në spitale. Mungesa e ujit mbyll pavionet
Faqe 9
Nëntë gazeta kërcënojnë fillimin e grevës
Taksat: Shtypi kërkon prononcimin e Nanos
Faqe 3